SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjesi në darkë i shohim në televizion. Duke marrë pjesë në analiza të trupave arsimore, në operacionet e zorrës së trashë, në ekspozita, në vendosje kapakësh të pusetave në lagje, në përmbytje – duke tundur kokën mendueshëm para hartave të emergjencës – në lyerjen e kazanëve të plehrave, në modelin e ri të lidhjes së kravatës, në analizat e Kombëtares së futbollit…
Aq po na sjellin miza në kokë, sa së fundi një prind plot sarkazëm, i tha shokut të vet: “Djali im dashuron vajzën e Nasit, por duhet të pyes ambasadorin nëse u jep leje të fejohen! Do zoti nuk u hap probleme!” Ja, kështu jemi bërë; me qeveri mbi qeveri.
Vijnë këta zyrtarë nga pçks e sapo mbërrijnë në Rinas, ia nisin këshillave; p.sh., shiu duhet të bjerë më anash, jo kështu kaq drejt. Fletët e gjetheve duhet të jenë më jeshile, asfalti patjetër më gri. E pas tyre vrapon media, ministrat, ofiqarët dhe vendi ngërthehet nga paranoja se progresi po na ndjek, suksesin e kemi në xhep, ja pyesni ambasadorët! Ngaqë pjesën më të madhe të vitit e kaloj në USA, nuk më ka ndodhur asnjë ditë të shoh në TV, jo ambasadorin e Shqipërisë, hahaha, por as atë të Kinës a të Rusisë.
Se ai popull i ka dalë zot vendit e çfarë dërdëllisin ambasadorët nuk do t’ia dijë fare. Ka bërë një sinor ligjor e thotë; “këtu hyn veç populli amerikan”. Bëhen dhe atje përmbytje, ka zjarre plot, uragane, tornado, fatkeqësi sa të duash, por askund nuk sheh një cep ambasadori, qoftë dhe si figurant. Ndërsa tek ne del dielli, hop na fanepset dhe ambasadori. Ikën dielli, nuk ikën ambasadori, rri atje tek kutia, sikur e ka pjellë e ëma mu brenda në televizor.
Ky inferioritet i shpifur vjen nga që klasa politike e jona është e korruptuar dhe e pazonja. Klasë e pjellë nga vota e vjedhur, ndaj gjen mbrojtje nga qëndrimi as ashtu, as kështu i ambasadorëve. Shto dhe korruptimin e tyre dhe kemi arritur në pikën që qeveria e ambasadorëve merr vendime, qeveria e popullit zbaton direktivat. Sovranitet i shitur. Ja, fjala vjen zgjidhet një prokuror me 31 vota se ashtu ka thënë OPDAT e EURALIUS na thonë!!! Sikur ka folur Zeusi. Nuk do të jetë çudi kur shqiptarët do të pyesin se çfarë do të gatuajnë nesër.
Na thuaj o zoti ambasador, mos hezito! E sa të marrim përgjigje, p.sh bëni fasule, do ripyesim menjëherë: fasule të bardha a të zeza? Si për ironi të shkrimit, nga fillimi e deri tani më doli në televizion tre herë ambasadori gjerman nga që flitet për protestat e opozitës, pesë herë ai i BE, tetë herë amerikanka. E vetëm tre sekonda ca pamje nga aksidentet dhe vrasjet mes të ditës në vendin tim.
Eh, qenkemi bërë shteti vasal i ambasadorëve. E urrej këtë lloj vendi, paçka se e kam vendlindje. Po lëviz edhe Ismail Qemali, nuk po gjen rehat as aty ku prehet. Rehat kanë gjetur në Shqipëri veç ambasadorët që i kaptë ndonjë përmbytje ashtu papritur, nga Vjosa a nga Drini. Njësoj është, do të jetë lehtësim për vendin dhe për njerëzit më të varfër të Evropës…
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të ...
Çdo shqiptari: “MOS bëni rivlerësim as me 5% tatim për sht...
Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi mo...
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit tonë nga korrupsioni. Por...
Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Mad...
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Nga Luan Rama - Një shtet që e konsideron infrastrukturën...
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...