Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izraelit dhe SHBA-së sulmuese nga një anë dhe Iranit të sulmuar dhe që po kundërvepron me sulme nga ana tjetër, po shohim se ka edhe disa fetarë nga dy kampet që e konsiderojnë këtë luftë respektivisht për vendet e tyre si të bekuar nga Zoti. Madje ata luten dhe bekojnë liderët e tyre që Zoti i Gjithëpushtetshëm t’i ndriçojë që ata të bëhen instrumenta hyjnorë për fitmin e luftës dhe përmbushjen e qëllimit të tyre teokratik.
Konkretisht izraelitët sionist besojnë se erdhi koha që Jahve t’u kthejë tokat e tyre që i pushtuan dhe i morën kombet pas viteve 70 ps.K, koha kur Jeruzalemi u pushtua nga romakët, ku u shkatërrua Tempulli i dytë (516 p.e.s. – 70 e.s.) dhe nuk mbeti gurë mbi gurë dhe Izraeli u shpërbë si vend dhe si emër, duke u quajtur pas vitit 135 ps.K si Syria, Palaestina, kurse kryeqyteti i Jeruzalemit u quajt me emrin romak Aelia Capitolina dhe pas pushtimi arab dhe islam Iliya, Al-Quds që përkthehet i shenjti.
I gjithë ky pushtim dhe shpërbërje e Izraelit ishte profetizuar nga vetë Krishti: ''Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se shkretimi i saj është afër. Atëherë ata që janë në Jude, të ikin në male; dhe ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në të. Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që janë shkruar. Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull. Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve''.( Luka 21 20-24)
Pas pushtimit territori i Izraelit u sundua nga Perandoria Romake që e quajti “Syria Palaestina”, pastaj Perandoria Bizantine e Lindjes (rreth 330 – 638), Kalifatet Islame (638 – rreth 1099) Kryqtarët (1099 – 1187), sundimi mysliman përsëri (1187 – 1517), Perandoria Osmane (1517 – 1917)7 dhe në fund Mandati Britanik (1917 – 1948).
Pra pas romakëve, territori u sundua nga Bizantinët, Kalifatet islame, Kryqtarët, Sundimtarët myslimanë, Osmanët, Britanikët derisa u plotësua koha e tyre dhe kur britanikët u larguan nga British Mandate for Palestine, udhëheqësi hebre David Ben-Gurion shpalli shtetin e Izraelit më 14 maj 1948.
Shteti i Izraelit u pranua zyrtarisht në OKB më 11 maj 1949.
Po ashtu izraelitët sionistë besojnë se tashmë erdhi koha e favorshme që ata të rindërtojnë “Tempullin e tretë”, mbi kodrën Sion, vend ku sot është Xhamia Al-Aksa e ndërtuar rreth vitit (705 p.s.K) gjatë kalifatit Umajad.
Ky për izarelitët sionist është një kusht i panegociueshëm, sepse shteti teokratik i Izraelit kërkon patjetër rindërtimin e Tempullit të tretë që të vijë “Mesia” i Izraelit dhe të bëjë Izraelin një superfuqi botërore, që të sundojë kombet për 1000 vjet. Prandaj qëllimi justifikon mjetin, dmth edhe luftën e Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme që po e shohim sot.
Kurse myslimanët syni edhe shit të Lindjes së Mesme edhe pse e dinë se vendi i Izarelit nuk është tokë arabe dhe nuk mund të pretendojnë tokën, ata kanë një problem që nuk gjen zgjidhje diplomatike, sepse ata besojnë se tek Xhamia Al-Aksa që si thamë u ndërtuar mbi kodrën Sion në shekullin (VII p.s .K ) ku ishin rrënojat e Tempullit të Solomonit që nga vitet (70 p.s.K )
Sipas dëshmive kuranore dhe në traditën islame, profeti Muhammad është ngritur në qiell nga ky vend me një qenie hyjnore në parajsë tek Allahu, gjatë ngjarjes Isra and Mi'raj.
Prandaj për ndërgjegjen islame Jeruzalemi si qyetet dhe Xhamija e Omarit janë të rëndësisë së veçantë dhe shumë të shenjtë.
Për myslimanët është vendi i tretë më i shenjtë në Islam, pas Masjid al-Haram në Mecca dhe Al-Masjid an-Nabaëi në Medina.
Kështu myslimanët e pranojnë në ndërgjegjen e tyre fetare se kjo luftë është e shenjtë dhe e bekuar nga Allahu dhe ata luten për xhaminë që të mos prishet dhe janë gati për çdo sakrificë madje edhe kundër të gjithëve, sa nuk kursejnë asgjë, as edhe jetën e tyre.
Kjo është arsyeja që tek Izraelit dhe Iranianët kjo luftë nuk është thjeshtë gjeo-politikë, por një luftë e fetare e sipas tyre e bekuar nga Zoti i tyre.
Por jo vetëm izraelitet sionist dhe iranianet myslimanë, por ka edhe disa grupime të krishterë që e shohin këtë luftë si fetare, madje të bekuar nga Zoti.
Këto janë grupime të krishtera heterodoks që e shohin formimin e shtetit të Izraelit si përmbushja e profetësive biblike dhe krijimin e kushteve gjeo-politike dhe fetare për ardhjen e dytë të Krishtit ose Mesias në botë, që të mundi armiqtë e Izraelit dhe të shpalli Jeruzalemin kryeqytetin e botës të për të mbretëruar për 1000 vjet në tokë.
Kjo përqasje e tyre ju vjen nga keqinterpretimi i profetësië së Zbulesës: “Dhe pashë frone, dhe ata u ulën mbi to dhe atyre iu dha pushteti që të gjykojnë edhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë e Jisuit dhe për fjalën e Perëndisë, dhe të cilët nuk e kishin adhuruar bishën, dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin e tyre dhe në duart e tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për një mijë vjet. Por të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin një mijë vjet. Kjo është ringjallja e parë. I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ringjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet. (Zbulesa 20;4-6)
Në disa kisha protestante kemi një interpretim teologjik të kësaj pjese që quhet “Premilenializmi”, ky interpretim është shumë i zakonshëm te protestantët evangjelikë dhe baptist.
Ata besojnë se Jisu Krishti do të kthehet para se të vijë mijëvjeçari dhe pas kthimit të tij do të ketë një mbretëri reale në tokë për 1000 vjet.
Pra për ta 1000 vjet janë një periudhë reale historike dhe satani do të lidhet gjatë kësaj kohe ku martirët dhe besimtarët do të ringjallen fizikisht dhe do të mbretërojnë me Krishtin 1000 vjet me qendër Jeruzalemin.
Kjo është arsyeja që i shohim këta pastorë të luten edhe të bekojnë presidentin e SHBA-së si një aleat dhe bashkëpuntor të fortë për Izraelin në këtë konflikt të ri me Iranin.
Por duhet të sqarojmë se ky interpretim i kishave evangjeliste dhe baptiste, se Krishti do vijë edhe do sundojë botën nga Jeruzalemi për 1000 vjet, nuk është korrekt teologjikisht , madje konsiderohet herezi e dënuar që në shekujt e parë nga Kisha Katholike Apostolike.
Kisha Apostolike Orthodhokse vargjet nga Libri i Zbulesës (20:4-6) i interpreton kryesisht në mënyrë simbolike dhe shpirtërore, pra jo literalisht si një mbretëri tokësore prej 1000 vjetësh.
Shumica e etërve të Kishës, si Augustini i Hipos, Andreu i Cezareas shpjegojnë se “1000 vjet” është një numër simbolik nuk merret fjalë për fjalë dhe tregon një periudhë të gjatë dhe e plotë kohore, jo domosdoshmërisht 1000 vite kalendarike.
Ajo kohë e gjatë i referohet periudhës midis ardhjes së parë të Krishtit dhe ardhjes së dytë dhe interpretohet si koha e Kishës Apostolike në histori nga ardhja e parë deri në ardhjen e dytë të Krishtit.
Kurse për martirët që “u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin” interpretimi i krishter orthodhoks zakonisht kuptohet në dy mënyra, që shpirtrat e martirëve jetojnë dhe mbretërojnë me Krishtin në qiell edhe mbas vdekjes trupore dhe nuk ka kuptimin e një mbretërie politike në tokë për 1000 vjet siç e interpretojnë protestantët evangjelist dhe baptist.
Kurse vargu “kjo është Ringjallja e parë” interpretohet si Misteri i Pagëzimt dmth kalimi nga vdekja shpirtërore në jetën me Krishtin, ashtu siç na shkruan apostull Pavli për pagëzimin: “A nuk e dini, se të gjithë sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam? U varrosëm pra bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re. Sepse në u bashkëmbollëm me të sipas shëmbëllimit të vdekjes së tij, do të jemi edhe sipas shëmbëllimit të ngjalljes së tij.” ( Romakëve 6;3-5)
Pra „Ringjallja e parë „ është jeta shpirtërore në Krishtin dhe kjo ide lidhet edhe me fjalët e Ungjillit, ku thuhet: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.“(Joani 5:24 )
Në këtë kuptim të krishterë orthodhoks të pagëzuarit në emër të Krishtit ( Veprat 2-38) tashmë marrin pjesë në “ringjalljen e parë” dhe Krishti mbretëron në zemrat e tyre, sepse Zoti na tha: “Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme; dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush”.( Luka 17 ;20-21)
Kurse “Vdekja e dytë”në teologjinë orthodhokse do të thotë se edhe pse vdekja fizike e para që i ndan shpirtrat e besimtarëve nga trupat, ata nuk do provojnë “vdekjen e dytë”, që është ndarja e përjetshme nga Perëndia ose dënimi në ferr, sepse ata që janë pagëzuar në Krishtin janë të ngjallur shpirtërisht, nuk do vdesin shpirtërishit kur të vdesin fizikisht, sepse shpirtrat e tyre janë me Krishtin nuk do të jenë nën pushtetin e kësaj vdekjeje shpirtërore që e pësojnë të pabesët kur vdesin fizikisht dhe shkojnë në botën e vdekjes ose had.
Konkretisht Shën Andreu i Cezareas (shek. VII)
thotë: “Ringjallja e parë është kalimi nga vdekja e mëkatit në jetën e virtytit. Ata që marrin pjesë në të, edhe pse vdesin trupërisht, jetojnë dhe mbretërojnë me Krishtin.”
Augustini i Hipos në veprën “Qyteti i Perëndisë” (Libri XX) shkruan: “Ringjallja e parë është ringjallja e shpirtrave, që ndodh tani në këtë jetë, kur njeriu kalon nga vdekja e mëkatit në jetën e drejtësisë.” Ai shton gjithashtu: “Mijë vjetët simbolizojnë të gjithë kohën e Kishës, nga ardhja e parë e Krishtit deri në fundin e botës.”
Ky është interpretimi i Kishës Orthodhokse.
Orthodhoksët edhe pse në Jeruzalem kanë në juridiksion prej shekuj “Varrin e Krishtit”, vendi historik ku Krishti u varros edhe u ngjall në ditën e tretë, vendin ku çdo vit për Pashkën orthodhokse zbret “Drita e shenjtë” nga qielli si shenjë hyjnore se Zoti Jisu Krisht është i gjallë dhe nuk vdes më ( Zbulesa 1-18), orthodhoksët nuk presin një shfaqje dhe një mbretërim të Krishtit 1000 vjeçar në Jeruzalem , por presin ardhjen e dytë të Krishtit me lavdi (Marku 13 -26) në Jeruzalem, në fundin e kohërave për të gjykuar gjithë njerëzimin dhe për të vendosur përfundimisht Mbretërinë e Zotit në tokë ashtu siç është në qiell, sipas lutjes zotërore që e lusin çdo ditë: “…ardhtë mbretëria jote”( Matheu 6-10).
Pas kësaj ardhje eskatologjike nuk do ketë më ardhje të dytë, sepse apostulli Joani na profetizon: “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më. Dhe unë, Joani, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet. Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. (Zbulesa 21 ;1-3)
Por le të kthehemi tek tema e bekimt po apo jo nga Zoti i kësaj lufte.
Në qoftë këta fetarë luten për liderat e tyre politik që ta fitojnë luftën për ithtarët e tyre atëhere i bie të kemi tre zota, ai jude, mysliman dhe i krishter.
Jo, sepse kjo bie poshtë nga logjika e thjeshtë teologjike, sepse po të kishim tre zota në qiell, lufta do ishte në fillim në yje, në univers dhe pastaj në tokë, por qiejt janë të pandryshueshëm edhe paqësor ashtu si thuhet tek psalmi: “Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.” (Psalmet 19:1-14)
Por në tokë gjërat po duket janë krejt ndryshe, sepse edhe pse në qiejt ka një Zot që qeveris paqësisht , po duket se janë njerëzit në tokë që kanë probleme dhe komflikte politiko fetare ,sepse: “Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.” (Psalmi 115-16).
Pra, janë njerëzit mbi tokë që duan ta bëjnë Zotin aleatin e luftrave të tyre për të vrarë dhe shkatëruar qytetrimin e të tjerëve .
Por luftërat nuk vijnë nga Zoti i dashurisë, por vijnë nga njeriu, prej egos, arrogancës, lakmisë dhe fetarizmit fanatik dhe të gënjyer, ashtu siç na thuhet në Bibël: “Nga vijnë luftrat e grindjet mes jush? A nuk vijnë nga epshet që luftojnë në gjymtyrët tuaja? Ju lakmoni, por nuk keni. Pastaj vrisni e keni smirë, por gjë nuk fitoni. Grindeni e luftoni, por nuk keni, se nuk kërkoni nga Perëndia. Kërkoni e nuk merrni, sepse kërkoni me qëllim të keq, që t'i përdorni për epshet tuaja. (Jakobi 4:1-3).
Problemi është se fetë monoteiste si ajo Judaike dhe islame e kanë konceptuar Zotin e tyre si rajonal, dmth është i përcaktuar në një vend edhe për një popull dhe në shtete teokratike.
Kjo krijon një ngërç jo vetëm teologjik, por edhe social, sepse bën dallime dhe ndan njerëzit në raca, gjuhë, kultura dhe vende .
Fetë monoteiste juadaike edhe islame janë shumë të fiksuara me vendet e shenjta rajonale, si cituam më sipër ,ku nuk mund të negociohet për to që të ndryshojnë vendndodhje dhe fuksion, sepse kjo do të thotë tradhëti dhe prishje besëlidhjeje me Zotin.
Kjo është arsyeja se për këto vende janë bërë dhe do bëhen luftra pa pushim për t’i mbrojtur apo për t’i rimarr nga pushtuesit e një feje tjetër.
Kurse për besimin e krishtërimin orthodhoks, beslidhja me Zotin në Krishtin nuk lidhet me një vend rajonal dhe Zoti nuk është për një popull, por për të gjithë njerëzimin.
Sipas këndëvështrimit të krishter tradicional, nqs sipas Biblës përpara Krishtit izraelitët në emër të Zotit duhet të luftonin dhe të përzënë kombet pagane që besonin tek idhujt dhe ju faleshin demonëve (“..sepse perenditë e kombeve janë demonë” Psalmi 96-5) kjo luftë ishte e tolerueshme, sepse Izraeli ishte një komb që besonte Zotin dhe kërkonte një vend dhe një mbretëri teokratike në tokë, të cilën e mori me luftë dhe vrasje në emrin e Zotit. (1 Samuelit 15:3).
Kjo luftë kishte një justifikim edhe në konteksin fetar që Izraeli të ishte një qëndër e Zotit në botën dhe prej andej të përhapej besimi në Zotin në të gjithë botën pagane, ashtu siç na thuhet në Bibël : “Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.” (1 i Kronikave 16:28)
Por me ardhjen Birit dhe Fjalës të Zotit në mish, në botë (Joani 1; 1-14) kjo mbretëri tokësore fetare teokratike nuk ekzistonte më për Judejntë, sepse ata e mohuan Zotin dhe e vranë në kryq Mesian (Krishtin) e tyre, sepse nuk donin ta njhnin si Mbretin e tyre: “sepse po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.” (2Korinthasve 2 -8).
Arsyeja e judenjve fanatikë që e kryqëzuan Krishtin ishte, sepse Ai nuk pranoi të bëhej Mbreti i tyre tokësor, që të bekonte edhe drejtonte luftën fetare kundër romakëve paganë që ta bënte Izraelin superfuqi poltiko fetare (Joani 6:15) prandaj ata të zhgënjyer për kauzën e tyre teotokratike thanë për të tek Pilati: “Kryqëzoje , kryqëzoje”( Luka 23 -21).
Për këtë mëkat historik ata u dënuan në mënyrë shembullore nga drejtësia hyjnore me shpërbërje shëmbullore ashtu siç edhe Krishti iu profetizoi përpara : “Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t'i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit” (Luka 13,34-35).
Tashmë Mbretëria e Zotit që themeloi Krishti nuk është më teokratike në ndonjë vend të dukshëm tokësor, por në zemrat e besimtarëve.
Ai tha: “Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme, as nuk mund të thuhet këtu ose aty, por ja mbretëria e Perëndisë është në mesin tuaj”. (Luka 17:21)
Tashmë ata që i besojnë Perëndisë nëpërmjet Krishtit, Ai i çliron nga një ndjesi nacionaliste fetare dhe rajonale, sepse edhe pse shpëtimi erdhi nga Judeja nga Krishti nga fisi i Judës përsëri nuk do jetë më Izraeli vend i privilegjuar teokratik në botë, sepse Mbretëria e Zotit pas Krishtit do ishte universale në zemrat e besimtarëve që do ishin të ftuar nga e gjithë bota, prandaj: “Jisui i tha gruas samaritane që përfaqëson kombet: “O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin. Ju adhuroni atë që s'e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë. Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.” ( Joani 2 ;21-23).
Prandaj si Krishti dhe Kisha e Apostolike nuk kërkojnë një komb dhe një mbretëri tokësore, kështu ata nuk mund të përdorin mjetet e dhunshme të kësaj bote për mbrojtje dhe ekspansion teologjik , fetar ndimuar nga politika dhe armët dhe ushtarët , ashtu siç Krishti i përgjigjet Pilatit guvernatorit romak: “Mbretëria ime nuk është e kësaj jete, po të ishte prej kësaj bote mbretëria ime, shërbëtorët e mi do të përpiqeshin që të mos jepem në duart e judenjve” (Luka 18: 36-37) dhe po në këtë kënvështrim qorton Petron që donte të mbronte Jisuin nga Juda tradhëtari dhe ushtarët e Tempullit ,me thikë duke gjakosur njërin prej tyre: “Atëherë Jisui i tha: Petro :“Ktheje shpatën tënde në vendin e saj, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.’” (Matheu 26:52).
Kjo është arsyja që Kisha Apostoike Katholike Orthodhkse kurrë nuk e ka hapur ose mbrojtur doktrinën e krishterë me forcën e armës, edhe nqs kjo është bërë, është nga një krishtërim i revizionuar ose i cilësuar heretik nga orthodhoksia .
Të krishterët orthodhoksë nuk presin më një Izrael superfuqi dhe popull të veçantë elitë që duhet të nënshtrojë dhe sundojë popujt si të dorës së dytë, sepse të krishterët janë populli i ri ose Izareli i Ri, as nuk presin një Jeruzalem tokësor dhe Tempull tokësor ku të vijë “Mesia”, se çdo Kishë Orthodhokse është një Jeruzalem në çdo vend të tokës, por orthodhoksët presin Jeruzalemin qellor, që nuk vjen prej dheut po prej qiellit ashtu siç na e citon zbulesa: “Dhe unë, Joani , pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, (Zbulesa 21-2).
Prandaj edhe pse Izraelitët sionistë apo Iranianët shit (myslimanë) pavarësisht që dy grupimet quhen fe abrahamike monoteiste, kërkojnë me lutje që Zoti t’jua bekojë luftën e tyre, dmth t’i hedhi kundër njëri-tjetrit. Ky është një paradoks teologjik nqs themi se ka një Zot, prandaj ne të Krishterët orthodhoks nuk e lusim as bekojmë këtë luftë, sepse kjo nuk është nga Zoti, por nga robi (njerëzit).
Kjo nuk është luftë rajonale, por po rrezikon në një luftë e re botërore që të gjithë do dalin të humbur edhe ata që e nisën, është një axhendë e antikrishtit, që pritet të shfaqet para ardhjes së Krishtit, ashtu siç apostull i kombeve Pavli profetizon:
“Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht dhe me tubimin tonë me të, të mos lejoni që menjëherë t'ju prishet mendja ose të trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjë letre gjoja të shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit. Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes, kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi. A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thosha këto gjëra? Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet. Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti. Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekulli të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t'u dërgojë atyre një gënjim që do t'i bëjë të gabojnë, që t'i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t'ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën; tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jisu Krisht. Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë. Dhe vetë Zoti jonë Jisu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë,ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë. (2 Thesalonikasve 2 1-17).
Prandaj t’i lutemi Perëndisë në emër të Krishtit, të Cilit i është ;"dhënë çdo pushtet në qiell edhe në tokë” (Matheu 28-18) që kjo luftë të ndalojë sa më shpejtë jo në favor të njërit apo tjetrit grupim fetar, por në interes njerëzimit, sepse për ne të krishterët orthodhoksë, Zoti nuk e bekon luftën, ferrin mbitokë, por nxit paqen dhe paqebërësit duke thënë nëpërmjet Zotit Jisu Krishtit, Birit të Zotit dhe Mbretit të Izraelit ( Joani 1-51) “Princit të paqes” (Isaia 9:6) këtë lumërim hyjnor: “Lum paqebërësit se ata do të quhen bij të e Perëndisë”. (Matheu 5-9)
Amin!
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të ...
Çdo shqiptari: “MOS bëni rivlerësim as me 5% tatim për sht...
Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi mo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...