Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as për besimin, as për sinqeritetin e Presidentit.
Është një analizë për rolin e tij.
Në një republikë kushtetuese, fjala e Presidentit të Republikës nuk është kurrë thjesht fjalë. Ajo është akt institucional. Është simbol. Është kufi.
Pikërisht për këtë arsye, kur Presidenti i Republikës flet në një veprimtari publike apo institucionale dhe e zhvendos diskursin nga neutraliteti laik në ligjërim fetar, problemi nuk është estetik, është themelor.
Fjalimi në iftarin me gazetarë dhe punonjës të medias e shfaq këtë devijim në mënyrë të qartë. Presidenti nuk flet si garant i pluralizmit, por si predikues i një morali të mbështetur në një traditë të caktuar fetare.
Presidenti i Republikës pretendon të flasë për “vlera universale”, por mënyra si i artikulon ato i rrëzon në partikularitet fetar. Referencat direkte ndaj Kuranit, citimi i sures El-Ahzab dhe hadithet e Profetit Muhamed nuk janë më metafora kulturore.
Në gojën e Kryetarit të Shtetit ato janë burime normative.
Këtu qëndron problemi filozofik. Një etikë publike në një shtet laik nuk mund të mbështetet mbi autoritetin e shpalljes, por mbi arsyen publike. Kjo është një vijë e qartë që e gjejmë që nga Emanuel Kant, sipas të cilit, norma që pretendojnë vlefshmëri universale duhet të justifikohen në mënyrë të pranueshme për të gjithë, jo vetëm për besimtarët e një feje.
Kur Presidenti thotë se gazetaria duhet të udhëhiqet nga një urdhër kuranor (“thoni fjalë të drejta”), ai nuk po ofron një argument, por, po apelon në autoritet.
Një President mund të marrë pjesë në veprimtari fetare. Por ai nuk mund të shndërrojë funksionin e tij në një zgjatim të diskursit fetar.
Laiciteti nuk do të thotë armiqësi ndaj fesë. Do të thotë neutralitet i shtetit. Dhe neutraliteti nuk është thjesht mungesë preferencash, por një detyrim aktiv për të mos privilegjuar asnjë burim të së vërtetës mbi të tjerët.
Kur në një veprimtari të organizuar nga Presidenti i Republikës përdoret një tekst i shenjtë si standard etik për një profesion publik, krijohet një hierarki e heshtur: sikur e vërteta morale buron nga feja, jo nga ligji, jo nga etika profesionale, jo nga arsyetimi kritik.
Kjo është problematike në një shoqëri pluraliste ku bashkëjetojnë besimtarë, agnostikë dhe ateistë.
Një nga çështjet më problematike të fjalimit është krahasimi i gazetarisë me “agjërimin e fjalës”. Në pamje të parë duket një metaforë elegante. Në thelb, është një zhvendosje e rrezikshme.
Gazetaria nuk është vetëpërmbajtje asketike; është kërkim i së vërtetës përmes verifikimit, transparencës dhe publikimit. Kufizimi i fjalës nuk është virtyt në vetvete, në shumë raste është dështim profesional.
Nëse kjo metaforë merret seriozisht, ajo rrezikon të legjitimojë autocensurën: “mos thuaj gjithçka”, “filtroni”, “përmbahuni”.
Por kush i vendos kufijtë? Presidenti? Morali fetar?
Apo standardet profesionale?
Këtu rrëshqasim nga etika në disiplinim.
Presidenti thotë se media nuk duhet të jetë vetëm pasqyrë, por “busull” që orienton publikun drejt së vërtetës. Kjo tingëllon fisnike, por fsheh një “ligësi” epistemologjike dhe politike.
Kush e zotëron të vërtetën që media duhet të “orientojë”? Në një demokraci liberale, media nuk është autoritet moral që udhëzon qytetarët, por hapësirë ku të vërtetat konkurrojnë, verifikohen dhe sfidohen.
Ky vizion i medias si “busull” ka një aromë paternalizmi: një ide se publiku duhet orientuar dhe jo fuqizuar. Dhe kur kjo kombinohet me referenca fetare, rreziku është dyfish: orientim moral dhe autoritet sakral.
Problemi nuk është që Presidenti është besimtar. Problemi është që ai flet në një rol ku besimi duhet të mbetet privat ose të paktën i përkthyer në gjuhë neutrale.
Në këtë fjalim, kufiri zhduket: Presidenti nuk përkthen vlerat fetare në etikë civile, por i paraqet ato si të tilla. Këtu kemi të bëjmë me dështim të “përkthimit” të arsyes fetare në arsyen publike.
Rezultati është një diskurs hibrid: institucional në formë, fetar në përmbajtje.
Të jesh President i një shteti laik nuk do të thotë të jesh pa besim; do të thotë të mos e ushtrosh besimin si autoritet publik. Do të thotë të flasësh në një gjuhë që u përket të gjithëve, jo vetëm atyre që ndajnë të njëjtën fe. Në këtë kuptim, Presidenti nuk është përfaqësues i një morali të reveluar, por garant i një rendi ku moralet bashkëjetojnë pa u imponuar.
Presidenti nuk është bari shpirtëror i kombit; ai është kujdestar i barazisë së qytetarëve përpara shtetit. Dhe kjo barazi fillon pikërisht aty ku përfundon privilegjimi i një gjuhe fetare në hapësirën institucionale.
Po aq problematik sa diskursi është edhe praktika që e shoqëron atë: përzgjedhja e të ftuarve mbi bazë të një praktike fetare. Në një shtet që, sipas Kushtetutës së Republikës është laik, kjo çështje nuk është më çështje protokolli, por çështje parimi. Ndarja e shtetit nga feja dhe barazia përpara ligjit nuk janë formula abstrakte, por kufij konkretë për ushtrimin e pushtetit.
Në këtë kuadër, një aktivitet i Presidentit të Republikës që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë privilegjon gazetarët që agjërojnë, krijon një diferencim që bie ndesh me këto parime. Nuk ka rëndësi nëse përjashtimi është i qëllimshëm apo rezulton nga praktika: efekti është i njëjtë, një ndarje simbolike mes “të përfshirëve” dhe “të tjerëve”, e bazuar në një kriter që i përket sferës private të individit.
Kjo është veçanërisht problematike në raport me median, e cila duhet të ketë akses të barabartë dhe të pakushtëzuar ndaj institucioneve.
Çdo filtër që nuk lidhet me profesionalizmin apo funksionin publik, por me bindje apo praktika personale, cenon jo vetëm parimin e barazisë, por edhe vetë besimin në paanshmërinë e institucionit.
Një President nuk mund të krijojë, qoftë edhe në mënyrë simbolike, një hierarki qytetare mbi bazë feje.
Sepse në momentin që institucioni fillon të diferencojë aty ku Kushtetuta kërkon barazi, ai nuk është më garant i rendit kushtetues, por devijim prej tij.
Fjalimet kalojnë. Precedentët mbeten. Sot kemi një President që citon Kuranin për të udhëzuar median. Nesër, një tjetër mund të citojë një tekst tjetër fetar për të justifikuar politika publike. Në mungesë të një kufiri të qartë, çdo burim “i shenjtë” mund të kërkojë legjitimitet publik.
Dhe këtu rreziku nuk është feja, është instrumentalizimi i saj nga pushteti.
Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as për besimin, as për sinqeritetin e Presidentit.
Është një analizë për rolin e tij.
Në një republikë laik?, Presidenti duhet të flasë si President, jo si hoxhë, as si prift, as si predikues moral. Sepse në momentin që ai e zhvendos autoritetin e fjalës nga institucioni te feja, ai nuk e forcon etikën publike, e dobëson atë.
Dhe në një shoqëri që ende ndërton kufijtë mes shtetit dhe besimit, kjo nuk është një çështje stilistike. Është një çështje themeli. Është çështje parimore.
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...