Politika persekuton mjekë/et dhe falimenton spitalet
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...

Aeroporti i Vlorës është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, mes paqartësive, informacioneve të pjesshme dhe raportimeve që i referohen një “raporti zyrtar në SHBA”.
Sipas këtyre burimeve, struktura financiare ku u tentua të transferoheshin aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA sh.p.k.) rezulton e lidhur me një fond investues që përfshin edhe ekspozim ndaj borxhit sovran rus (Russian Foreign Bond).
Këto mund të jenë interpretime. Mund të jenë edhe ekzagjerime.
Por problemi nuk është thjesht çfarë thuhet. Problemi është çfarë nuk thuhet.
Sepse kur informacioni mungon, spekulimi bëhet normë. Kur shteti hesht, ai vetë e ushqen spekulimin.
Publiku shqiptar sot nuk ka informacionin bazë për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht me një nga asetet më strategjike të vendit.
Nuk dihen qartë kushtet e marrëveshjeve, nuk është transparente struktura e pronësisë dhe nuk ka një përgjigje të plotë për rreziqet e mundshme që lidhen me kontrollin e këtij investimi.
Dhe kjo nuk është një çështje komunikimi. Kjo është një çështje besimi.
Në një realitet ku projektet publike janë shoqëruar shpesh me afera dhe dyshime për korrupsion, mungesa e transparencës nuk është më thjesht gabim, por përgjegjësi.
Qytetarët nuk e kanë për detyrë të deshifrojnë struktura fondesh ndërkombëtare. Ata kanë të drejtë të informohen qartë, saktë dhe me dokumente.
Detyrimin e ka shteti.
Heshtja nuk është neutralitet. Heshtja është humbje besimi.
Përndryshe, çdo projekt, sado i dobishëm të jetë, do të jetojë nën hijen e dyshimit.
Aeroporti i Vlorës nuk është një investim i zakonshëm.
Ai përfaqëson një nyje të rëndësishme ekonomike dhe strategjike për vendin. Pikërisht për këtë arsye, çdo lëvizje që lidhet me financimin, pronësinë apo kontrollin e tij duhet të jetë nën dritën e plotë të transparencës publike.
Sepse, në fund, pyetja nuk është nëse një fond ka investuar apo jo në tregje të caktuara. Pyetja është shumë më e thjeshtë dhe shumë më e rëndë:
A ka shteti shqiptar kontroll të plotë dhe të garantuar mbi asetet e tij strategjike?
Derisa kjo pyetje të marrë një përgjigje të qartë, të dokumentuar dhe të besueshme, debati do të vazhdojë të ushqehet nga dyshimi dhe çdo heshtje do të perceptohet si një pranim i heshtur i informacionit të mangët apo të deformuar.
Por le të kthehemi te pyetja që provokoi këtë shkrim dhe që parashtrohet që në titull:
A janë rusët të përfshirë në aeroportin e Vlorës?…
Sa mirë do të ishte sikur deputetët e Vlorës ta merrnin këtë pyetje dhe, mbi bazën e saj, të nisnin një proces seancash debati në Kuvend dhe një radhë takimesh me qytetarët.
Në këtë mënyrë, jo vetëm do të hidhnin dritë mbi çështjet që lidhen me aeroportin e Vlorës, por do t’u dëshmonin votuesve të tyre se dinë ta kryejnë detyrën e deputetit. /CNA
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...
Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është ...
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi R...
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...