Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përpiqet të shitet si një vizion i ri strategjik për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, në realitet, ai është një “dokument” i mbushur me kontradikta, shmangie të çështjeve thelbësore dhe, mbi të gjitha, është një riformulim i rrezikshëm i vetë idesë së integrimit.
Në pamje të parë, ata, bashkautorët ndërtojnë një narrativë të njohur: zgjerimi i BE-së ka sjellë paqe, stabilitet dhe prosperitet, dhe vonesat aktuale rrezikojnë të minojnë besueshmërinë e projektit europian.
Por, pas kësaj hyrjeje të kujdesshme, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç kalojnë në një propozim që e përmbys këtë logjikë nga brenda: një “integrim i përshpejtuar” në tregun e brendshëm dhe zonën Schengen, por pa të drejtë vetoje dhe pa përfaqësim të plotë.
Këtu fillon problemi i vërtetë.
INTEGRIM APO NËNRENDITJE?
Kur Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Serbisë bashkëshkruajnë për “integrim të përshpejtuar… pa të drejta vetoje”, ata në fakt propozojnë një model ku vendet e rajonit marrin detyrimet, por jo të drejtat. Pra, një Europë ku disa janë anëtarë të plotë dhe të tjerët pjesëmarrës të kufizuar.
Pyetja është e thjeshtë: a është ky integrimi për të cilin është punuar për dekada?
A janë bërë reforma të thella, shpesh të dhimbshme, për të arritur në një status të dorës së dytë?
Bashkimi Europian nuk është thjesht një treg. Ai është një bashkësi politike. E drejta e vetos dhe përfaqësimi institucional nuk janë luks, por thelb i barazisë mes shteteve.
Heqja dorë nga këto parime nuk është pragmatizëm; është pranim i një inferioriteti të institucionalizuar.
BASHKAUTORËSIA QË FLET MË SHUMË SE VETË TEKSTI!…
Bashkëshkruesit deklarojnë se “perspektiva e anëtarësimit mbetet motori më i fortë për… pajtim”. Ky formulim shmang me kujdes realitetin më të ndjeshëm të rajonit: raportin mes Serbisë dhe Kosovës.
Pajtimi nuk ndodh në vakum dhe as me fjali diplomatike. Ai kërkon njohje, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete. Duke e anashkaluar këtë çështje, artikulli e redukton pajtimin në një klishe politike, duke i dhënë një imazh artificial harmonisë rajonale që në fakt nuk ekziston.
Por ndoshta elementi më domethënës i gjithë artikullit të tyre nuk është përmbajtja, por vetë bashkautorësia.
Zgjedhja e Edi Ramës për të qenë bashkëshkrues me Aleksandër Vuçiçin dhe jo me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është një akt politik në vetvete. Dhe ky akt ngre një pyetje thelbësore: pse mungon Kosova në një vizion që pretendon të përfaqësojë të ardhmen e rajonit?
Kosova është një nga vendet më pro-europiane në Ballkan dhe një nga më të interesuarat për një proces të besueshëm integrimi.
Për Shqipërinë, Kosova nuk është thjesht një vend fqinj, është një partner strategjik, historik dhe kombëtar. Çdo përpjekje për të artikuluar një vizion rajonal pa e vendosur Kosovën në qendër është, në rastin më të mirë, e paplotë; në rastin më të keq, e gabuar.
Ndërkohë, bashkautorësia me një lider që ende nuk e njeh Kosovën krijon një simetri të rreme politike. Ajo e paraqet Serbinë si bashkëformuluese të së ardhmes europiane të rajonit, pa u përballur me përgjegjësitë e saj aktuale.
Besueshmëria e procesit të integrimit nuk ndërtohet duke thjeshtuar dallimet, por duke i adresuar ato.
Prandaj mendoj se i gjithë bashkëshkrimi i dy bashkautorëve, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, është më shumë një përrallë politike sesa një plan real. Një përrallë ku integrimi mund të përshpejtohet duke ulur standardet, ku pajtimi mund të arrihet duke shmangur konfliktet reale dhe ku përfaqësimi mund të zëvendësohet me retorikë.
Por realiteti është më i ndërlikuar. Integrimi europian nuk është një marrëveshje teknike që mund të riformulohet sipas nevojës politike të momentit. Ai është një proces që bazohet në parime: barazi, përfaqësim dhe standarde të përbashkëta. Ikja nga këto parime nuk e përshpejton integrimin, e deformon atë.
Dhe mbi të gjitha, për Shqipërinë, çdo vizion për të ardhmen e rajonit që nuk ecën në harmoni me Kosovën, nuk është vizion strategjik, është një gabim politik me pasoja afatgjata dhe në dëm të interesit kombëtar./CNA
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...