Ngushtica e Hormuzit; dëshmi e dështimit strategjik apo model i bashkëpunimit ndërkombëtar?
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka qenë për vite të tëra kryefjala e modernizimit digjital të Shqipërisë. Porta kryesore e shërbimeve elektronike, e-Albania, ka synuar të sjellë shërbime më efikase dhe transparente për qytetarët dhe bizneset.
Por kohëve të fundit, AKSHI është shndërruar nga simbol i digjitalizimit në makth i pushtetit.
Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të veprimeve të drejtuesve të AKSHI-t, por edhe për shkak të implikimeve të mundshme për ata që i kanë emëruar këta drejtues.
Në fund të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetime mbi drejtuesit e AKSHI-t dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i akuzuar për:
-grup të strukturuar kriminal,
-shkelje e barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre; -pastrim parash dhe favore për kompani të caktuara.
Hetimi ka çuar në masa të arrestit në shtëpi për drejtuesit e lartë dhe procedime për bashkëpunëtorë të tjerë.
Por ky hetim ka një dimension më të gjerë se thjesht përgjegjësia personale: ai vendos në provë politikat e emërimeve të qeverisë, duke ngritur probleme për kontrollin dhe vlerësimin e drejtuesve që emërohen në postet drejtuese. Pasi çdo vendim që ka çuar në zgjedhjen dhe emërimin e këtyre drejtuesve mund (dhe në fakt duhet!) të vihet nën një vlerësim kritik ligjor dhe publik.
Në këtë kuptim, AKSHI nuk është vetëm një problem ligjor; ai është një “makth i madh për pushtetin”.
Arsyeja është e thjeshtë: cilido drejtues politik që ka firmosur ose mbështetur emërimet e drejtuesve të AKSHI-t, sot përballet me implikime morale dhe ligjore, duke qenë se drejtuesit aktualë janë nën hetim; se të dhënat dhe shërbimet e menaxhuara nga AKSHI janë kritike për funksionimin e shtetit dhe se çdo përpjekje për të mbrojtur drejtuesit e akuzuar nga SPAK-u mund të interpretohet si mbrojtje ndaj korrupsionit.
Qeveria, në fakt më drejtpërdrejt vetë Kryeministri ka theksuar vazhdimësinë e projekteve të digitalizimit, duke u përpjekur të minimizojë rëndësinë e hetimeve që po zhvillohen. Në vend të një reflektimi të qartë për procedurat e emërimeve dhe mekanizmat e kontrollit, ai në një farë mënyre u përpoq t’i mbrojë drejtuesit e akuzuar.
Në mënyrë krejt absurde madje u bë edhe “garant” i ndershmërisë së drejtoreshës së pandehur, ndërsa gjeti rast në një veprimtari publike të sigurojë opinionin se “ajo nuk ka as shtëpi e banon diku me qire, se nuk ka as makinë” e mirë që nuk na tha edhe se nuk ushqehet tri here ne ditë!
Por, ndërsa SPAK-u heton dhe politika debaton, qytetarët vuajnë pasojat. Sistemi e-Albania ka pasur ndërprerje të shërbimeve, duke penguar qasje në dokumente dhe shërbime të domosdoshme. Nga ana tjetër, problemet me prokurimet dhe menaxhimin e infrastrukturës digjitale kanë rritur mosbesimin në funksionimin e sistemit dhe transparencën e administratës.
Çështja e AKSHI-t është një provë për sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Nëse SPAK arrin të zbardhë përgjegjësitë dhe të zbatojë ligjin i pa ndikuar nga presioni politik, do të na dëshmojë se askush, as vetë Kryeministri nuk është mbi ligjin.
Hetimi mbi AKSHI-n shfaq një problematikë shumëdimensionale. Drejtuesit janë nën akuzë dhe do të përgjigjen ligjërisht. Por, pyetja që lind është: a do të mbajnë përgjegjësi edhe ata që i kanë përzgjedhur, emëruar dhe mbështetur ata që të paktën deri tani, sipas akuzës, janë pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.
Sepse AKSHI tani nuk është më thjesht një agjenci e qeverisë. Ai është makthi i pushtetit, por, edhe një provë e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por...
Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në ...
Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti i fundit në gj...
Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera ...
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...