Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qeveria duhet të bjerë, por askush në Shqipëri nuk di kë të sjellë në vend të saj.
Dhe, pikërisht këtu fillon, tragjikomedia jonë. Kur një vend nuk prodhon dot alternativë, ai riciklon dështimin.
Aktualisht nuk kemi një krizë të thjeshtë pushteti. Pushteti ka vite që është në krizë: në krizë kredibiliteti, në krizë besimi, në krizë meritokracie, frymëzimi, në krizë drejtësie!
Por faktikisht në Shqipëri kemi një krizë alternative ndaj qeverisë. Një vakuum, që nuk mbushet me britma proteste, me parulla të konsumuara, me fjalime patetike, me bomba molotov apo me liderë që riciklojnë vetveten, pavarësisht se në raftin e tranzicionit kanë dekada që kanë skaduar, por me kokëfortësi e këmbëngulje u zënë vendin produkteve të reja.
Protesta e djeshme? Po, ishte protestë, edhe pse ishte protesta kombëtare më e tkurrur e me pjesëmarrjen më të ulët. Po, ishte edhe e zhurmshme. Po, i dha edhe një tjetër goditje psikologjike pushtetit. Po, pati jehonë në mediat ndërkombëtare, por pati përsëri jehonë dhuna dhe jo alternativat e shpalosura. Pati edhe nga ata që nxituan ta shpallin si dëshmi të një “besueshmërie të re” të opozitës.
Por ky është një keqlexim i rrezikshëm. Sepse pjesëmarrja në një protestë nuk është automatikisht votëbesim. Është shpesh vetëm shpërthim pakënaqësie. Një dalje në rrugë nuk është kontratë për nesër.
Në fund të protestës, mbeti ajo ndjesia e hidhur e suksesit: “ai operacioni që doli me sukses, por që pacienti vdiq.
Problemi është se nuk po kuptohet thelbi. Nuk është se qytetarët nuk dalin më nga shtëpia; është se nuk shkojnë më te kutia e votimit. Nuk është se nuk e kuptojnë atë që tha Berisha dje për Hungarinë. Dhe kjo nuk është rastësi. Braktisja e votimeve në Shqipëri është një akt mosbesimi i pastër. Dhe ky mosbesim ka emër.
Emri është opozita e sotme, drejtuesi i saj dhe enturazhi rreth tij. Është e kotë që Sali Berisha të sillet si viktimë e një sistemi që, në fakt, e njeh më mirë se kushdo, sepse ka qenë arkitekt i tij. Çdo kritikë është “sulm i orkestruar nga pushteti”, çdo dështim është “komplot”, çdo humbje është “vjedhje”.
Kjo është alibia më e vjetër në librin e dështimeve politike: kur nuk bind dot qytetarët, shpall armiq mediat. Kur nuk fiton dot zgjedhjet, shpall të vjedhur realitetin. Kur je i dobët dhe nuk ke alternativa bindëse gjen armiq brenda partisë dhe moho garën. Teatër i konsumuar, që nuk bind më askënd përveç atyre që kanë vendosur të mos shikojnë më realitetin.
E vërteta është shumë më e thjeshtë: faji për pjesëmarrjen e ulët në protesta dhe për humbjet elektorale të opozitës nuk është vetëm te propaganda, as vetëm te kundërshtari.
Faji është te vetë drejtimi i opozitës. Kur një lider gënjen për shumë gjatë, vjen një moment kur nuk është më çështje bindjeje, por është çështje kredibiliteti të humbur. Dhe kredibiliteti, ndryshe nga pushteti, nuk rikthehet me britma dhe me molotovë.
Po, sot “regjimi” u tremb, por nuk u tmerrua. U pa frika e “regjimit” në nervozizmin e tij, në reagimin e menjëhershëm e joproporcional të policisë. Por një regjim nuk rrëzohet nga frika e një dite. Rrëzohet kur përballë tij ngrihet një alternativë që nuk të lë më zgjedhje tjetër.
Dhe sot kjo alternativë mungon. Fatkeqësisht opozita dhe partia e Berishës nuk janë alternativë.
Pavarësisht falënderimeve patetike në shkallët e PD-së edhe dje qeveria nuk u rrëzua. Dhe jo sepse nuk kishte apo ka zemërim. Zemërimi është kudo: në çmimet, në emigracionin, në padrejtësitë, në lodhjen kolektive të një shoqërie që po boshatiset, në mungesën e drejtësisë e meritokracisë. Por zemërimi pa drejtim është thjesht energji që shpenzohet kot dhe lodh edhe më të zemëruarit.
Premtimi i radhës nga shkallët e PD-së? “Do të rrëzohet në protestën e muajit tjetër", refren i njohur, iluzione që shtyhen pa fund, ndërsa realiteti mbetet po ai.
E vërteta e hidhur është: Derisa opozita të çlirohet nga modeli që e ka sjellë në këtë pikë, nuk ka protestë që e shpëton. Nuk ka retorikë që e ringjall. Nuk ka fajtor tjetër përveç vetes.
Shqipëria sot nuk është peng i një qeverie të fortë. Është peng i një opozite që nuk arrin të bëhet alternativë.
E thënë troç: “Kjo opozitë është investimi më i mirë i regjimit, sepse kjo opozitë, me këtë lloj mendësie e mban në këmbë regjimin!”
Ky është problemi. Dhe pikërisht për këtë arsye, vazhdon të mbetet i pazgjidhur./ CNA
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...