Ndërhyni në industrinë e ndërtimit, do të piqemi si minjtë në zjarr!
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...

Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet pasaporta sipas kombësisë së vet.
A e dini që një gjerman, italian, grek, serb, kroat, turk, anglez, kudo që jeton, nëse ka prindërit gjermanë, italianë, grekë, serbë, kroatë, turq, anglezë, gëzon të drejtën e shtetësisë me ligj sipas parimit ndërkombëtar “jus sanguinis” (e drejta e gjakut) → e merr nga prindërit.
A e dini që shumë shtete fjalën kombësi dhe shtetësi e kanë të njësuar:
Frëngjisht: nationalité
Italisht: nazionalità
Spanjisht: nacionalidad
Anglisht: nationality
Prej shekujsh e drejta e shtetësisë lind prej kombësisë, sepse kishim shtete-kombe.
Sot njeriu mund të ketë disa pasaporta, por një kombësi dhe shtetësia bazë duhet jetë sipas kombësisë.
Diaspora shqiptare është më e çuditshmja në planet. Ata kanë disa pasaporta, por jo shqiptaren.
Po si mund të quhesh diasporë shqiptare kur Shqipëria të refuzon emrin shqiptar?
A e dini që Bullgaria në Shqipëri ka dhënë mijëra pasaporta bullgare dibranëve në Gollobordë sepse i quajnë që 'stërgjyshërit' e tyre para 1000 vjetësh ishin bullgarë?
Pse diaspora shqiptare nuk i kërkon Shqipërisë shtetësinë dhe pasaportën për shkak të lidhjes së gjakut dhe etnisë?
Në vitin 2011 i kërkova personalisht Ramës dhe Berishës të votonin në parlament projektligjin: 'Pasaportë për çdo shqiptar'.
Të dy kanë qenë dhe janë kundër dhënies së pasaportës shqiptare për shqiptarët në diasporë. Madje Berisha, në vitin 2012, nxori një VKM për dhënien e shtetësive dhe nuk e zbatoi kurrë.
Rama dhe Berisha kanë pasur arsye elektorale, sepse nëse ata marrin pasaporta, u lind e drejta e votës, por ata mund të rreshtoheshin duke u dalë jashtë kontrollit 20 milionë votues.
Ndërkohë që Rama dhe Berisha nga një anë kanë hallin e partisë, nga ana tjetër po dëmtohen interesat e Shqipërisë.
Një Shqipëri e vogël me 3 milionë banorë nuk ka asnjë rëndësi gjeopolitike, diplomatike, ushtarake apo asnjë peshë ekonomike me një treg kaq të vogël.
Një Shqipëri e madhe me 20 milionë shtetas shqiptarë do ndryshonte çdo balancë rajonale dhe do të bëheshim kombi superior në Ballkan.
Pavarësisht të gjitha përfitimeve, Shqipëria duhet të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të çdo shqiptari që ka prindër shqiptarë dhe duhet t’i njihet e drejta e shtetësisë.
Pasaporta shqiptare nuk është produkt i preferencave qeveritare apo presidenciale të momentit.
Dje pasaporta iu dha kryetarit të Bashkisë së New York-ut në shenjë mirënjohjeje si mik i diasporës shqiptare në SHBA.
I shkreti Eric Adams, po ta dinte që atyre 100.000 shqiptarëve të bashkisë së New York-ut nuk u njihet e drejta e pasaportës, do t'i vinte turp ta merrte shtetësinë para tyre.
Diaspora shqiptare ende është fatkeqe që nuk ka një shtet amë serioz që mbron kombin e vet si Gjermania, Polonia, Austria, Greqia, Italia, Turqia, Kroacia apo çdo shtet tjetër në botë.
Ende ne kemi një diasporë që Shqipëria i mohon emrin shqiptar./ CNA
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda ...
Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...