Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri nuk është thjesht një zhvillim diplomatik.
Ajo është një goditje politike direkte ndaj modelit të keqqeverisjes që ka instaluar Sekti i Rilindjes këto 14 vite.
Le ta themi pa dorashka: Pse “Rilindja” duhet të ketë frikë reale nga ky emërim:
Në një vend ku korrupsioni është bërë sistem, ku zgjedhjet manipulohen dhe ku krimi i organizuar bashkëqeveris me politikën, ardhja e një gjenerali amerikan me integritet të provuar është një kërcënim real për status quo-në.
Për shkak se korrupsioni i nivelit të lartë do të fillojë të trajtohet si çështje e sigurisë kombëtare dhe jo më si “problem i brendshëm”, një gjeneral amerikan si gjenerali Eric P. Wendt mendoj se do ta konsiderojë korrupsionin e Rilindjes si një faktor destabilizues jo si kompromis politik.
Sepse lidhjet e politikës me krimin nuk do të mbulohen më me propagandë njëlloj si samiti i turpshëm i diasporës që ishte një shfaqje cirku, e cila dështoi plotësisht me pjesëmarrjen vetëm të shërbëtorëve të Ramës jashtë vendit, pa asnjë përfaqësues të saj të rëndësishëm dhe që nuk adresoi asnjë shqetësim të diasporës.
Sepse manipulimi i zgjedhjeve prej 14 vitesh do të jetë në fokus direkt të një ambasadori me këtë profil, i cili nuk do të pranojë fasada demokratike. Ai do të kërkojë standarde reale, jo rezultate të fabrikuara rilindase.
Sepse kapja e plotë e drejtësisë me punësimin e patronazhistëve do të sfidohet hapur, për shkak se deri tani kemi parë se sistemi i drejtësisë të kontrolluar politikisht, vazhdon të jetë themeli i mbijetesës së paligjshme të pushtetit aktual dhe pikërisht këtu pritet përplasja më e fortë.
Sepse Washingtoni zyrtar e ka humbur durimin dhe pikërisht ky nominim është sinjal i qartë se SHBA-të nuk do të tolerojnë më një elitë politike që ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor.
Sepse propaganda e gënjeshtër e Rilindjes nuk funksionon më me Washington-in, pasi nuk mjaftojnë më konferencat, raportet e zbukuruara me gënjeshtra dhe lobimi i shtrenjtë por faktet në terren janë vendimtare.
Sepse do të kërkohet me fakte goditja e interesave financiare të pushtetit të Rilindjes, ministrave të saj të korruptuar, ku paratë e korrupsionit, lidhjet me trafikun e drogës dhe pastrimi i tyre përmes ndërtimeve, ekonomisë dhe informalitetit do të jenë nën vëzhgim të drejtpërdrejtë.
Sepse ka mbaruar epoka e ambasadorëve “komodë”, të cilët në shkëmbim të çantave firmato, mbrëmjeve erotike nën tingujt e tymit, muzikës por jo vetëm deklarojne sukseset imagjinare të Rilindjes. Tashmë nuk do të ketë më tolerancë diplomatike për një realitet që bie ndesh me interesat strategjike të SHBA-ve në rajon.
Në thelb, ky emërim është një mesazh i prerë nga Washingtoni duke vërtetuar se Shqipëria nuk mund të mbetet më një shtet i kapur, një bazë operative e krimit të organizuar dhe një demokraci fasadë.
Një ambasador si gjenerali Wendt nuk do të fokusohet në retorikë diplomatike, por në rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, në funksionimin e institucioneve dhe në respektimin real të standardeve demokratike.
Ky emërim është gjithashtu një kundërpërgjigje e fortë ndaj ndikimeve të huaja në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur ndikimi i Rusisë dhe i Kinës në rajon është në rritje, duke sinjalizuar një angazhim më të fortë amerikan në Ballkan dhe një impakt të fortë në fushën e reformave të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Për polikanët e korruptuar shqiptarë të cilët e kanë ndërtuar pushtetin mbi frikën, korrupsionin dhe manipulimin e zgjedhjeve, ardhja e një figure si gjenerali Wendt nuk është thjesht problem, por është fillimi i fundit të tyre politik.
Së fundi por jo nga rëndësia personalisht ruaj respektin dhe vlerësimet më të larta për lidershipin e tij gjatë planizimit dhe drejtimit të misioneve shumë të vështira të operacioneve speciale gjatë dislokimit të Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt-it në Afganistan në vitet 2011-2012.
Diaspora shqiptaro-amerikane ne çdo rast qe do te kerkohet nga ambasadori Wendy do te jete e gatshme qe te kontriboje me ekspertizen e saj ne te gjitha fushat e nevojshme: siguria kombetare, lufta kunder krimit te organizuar dhe kudo qe te jete me interes per USA.
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë n...
Paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria po arrijnë në nivele q...
Lëvizjet në tregjet globale duket se janë të varura kryesi...
Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën bete...
Ka vende ku të vdekurit nderohen.Ka kombe ku viktimat bëhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...