Dinjiteti në gjunjë
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...

Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato pak mekanizma që i mbeten qytetarit kur institucionet shurdhohen dhe politika distancohet nga qytetarët. Një shoqëri që proteston nuk është problem, është shenjë jete dhe shëndeti. Është shenjë se ende ekziston një nerv i gjallë qytetar që refuzon të pajtohet me padrejtësinë, korrupsionin, arrogancën apo dështimin. Është oksigjeni i një shoqërie që nuk pranon të mbytet në heshtje. Një shoqëri që proteston tregon se nuk e ka dorëzuar ende dinjitetin.
Problemi nuk qëndron te protesta. Problem është kur protesta mbetet vetëm e partisë dhe nuk bëhet dot e shoqërisë. Se jo çdo protestë është shenjë force. Ka edhe protesta që janë thjesht prova të dobësisë së atij që i thërret.
Kur një parti thërret në protestë, por shoqëria zgjedh të mos e ndjekë. Kur qytetari e sheh thirrjen, e dëgjon zhurmën, por nuk sheh veten aty. Kjo nuk është më çështje mobilizimi. Është çështje besimi.
Ky është problemi. Jo pse njerëzit nuk protestojnë, por pse nuk protestojnë për ty.
Një parti që proteston pa shoqërinë pas, nuk është duke udhëhequr, as duke frymëzuar dhe, pavarësisht se arrin të nxjerrë një herë në muaj disa qindra apo mijëra njerët, është duke folur me veten. Dhe në politikë, monologu është gjithmonë shenjë izolimi.
Qytetari shqiptar nuk është aq apatik sa duan ta shesin. Ai di shumë mirë të dalë në rrugë kur ndjen se ka një kauzë që i përket. Por nuk del për një parti që ka humbur çdo kredibilitet dhe tani kërkon të marrë frymë artificialisht me protesta.
Kjo është arsyeja pse protestat duhen parë më thellë se sa numri i pjesëmarrësve apo retorika e liderëve. Ato janë edhe një test i heshtur: a ka ende lidhje mes partive dhe njerëzve? A është protesta një zë i vërtetë i pakënaqësisë qytetare, apo një shfaqja e radhës për konsum politik?
Është e lehtë të thërrasësh popullin. Është e vështirë ta bindësh.
Dhe kur nuk e bind dot, fillon viktimizimi: “na penguan”, “na sabotuan”, “njerëzit janë të frikësuar”. Jo! Njerëzit janë të lodhur nga e njëjta fytyrë që kërkon besim pa dhënë asnjë arsye për ta merituar.
Megjithatë, një gjë duhet thënë pa ekuivok: protestuesit meritojnë respekt. Gjithmonë.
Qofshin militantë të bindur që ndjekin partinë e tyre me besnikëri.
Qofshin të gënjyer nga premtime të pambajtura.
Qofshin naivë që shpresojnë më shumë se sa duhet.
Ata janë aty. Ata dalin. Ata nuk zgjedhin rehatinë e shtëpisë apo kafenesë, por zgjedhin protestën. Dhe ky, është një akt që kërkon kurajo.
Ironia më e madhe është se shpesh ata që protestojnë përfundojnë më të përdorurit nga të gjithë. Politika i thërret, i përdor si turmë, si numra, si presion dhe shumë shpejt i harron.
Ndërsa ata që nuk dalin, qëndrojnë spektatorë, kritikë, të distancuar, shpesh dalin më racionalë, por edhe më të pafuqishëm.
Kështu krijohet paradoksi: Një shoqëri që proteston, por nuk beson dhe një politikë që thërret, por nuk bind.
Dhe ky është thelbi: mungesa e besueshmërisë, jo mungesa e protestës.
Kur një shoqëri nuk i bashkohet protestës së një partie, ajo nuk është bërë apolitike. Ajo thjesht ka zgjedhur të mos i besojë më atij që e thërret.
Dhe kjo është shumë më e rëndë se çdo shesh bosh. Tregon se kur njerëzit nuk të ndjekin, nuk është se nuk duan të protestojnë.
Thjesht nuk duan të protestojnë për ty.
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelit i kanë kërkuar ed...
Nga av. Florian Bonjaku Ka tekste që, pa pasur nevojë për...
Një iniciativë e re ndërkombëtare për të kufizuar përdorim...
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U fr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...