Një pyetje dhe një problem: A E GËNJYEN APO NA GËNJEU KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË?!
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...

Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e inxhinierisë dhe shkencës së kohës, përballoi me sukses pjesën më të madhe të udhëtimit të saj, duke lundruar ashtu si ndërtuesit e saj kishin parashikuar se do të lundronte.
Anija oqeanike "e pafundosshme" u fundos për shkak të pakujdesisë njerëzore, indiferencës ndaj rrezikut për të cilin ishte informuar në mënyrë të mjaftueshme dhe në kohë, besimit se "kam të drejtë" edhe kur shoh se nuk kam, sigurisë, edhe në momentet e fundit, se problemi nuk do të na prekte "ne", por do të ndalej në humbjen e "të tjerëve".
Ka një arsye pse metafora e Titanikut nuk vjetërohet kurrë: është historia e një arrogance që besonte se ishte e pathyeshme, e orkestrës që vazhdonte të luante muzikë ndërsa uji përmbyste anijen.
Dhe në këtë kontekst, institucionet në Shqipëri nuk janë thjesht në krizë. Ato i ngjajnë një orkestrrës që vazhdon koncertin në një anije që po mbytet.
Problemi nuk është se “ka probleme”. Problemi është se institucioneve në Shqipëri u ka humbur funksioni. Ato nuk janë më mekanizma që mbrojnë qytetarin, por struktura që mbrojnë veten dhe ata që i kontrollojnë. Janë bërë fasada ligjore për vendime të marra diku tjetër dhe dekor i një demokracie që më shumë është demo(n)kraci.
Si në anijen Titanik, edhe këtu ka klasa. Ka një “kuvertë të klasit të parë”, ku vendimet merren, ku përgjegjësia shpërndahet në mënyrë selektive dhe ku ligji interpretohet sipas interesit. Dhe, ka edhe një “kuvertë të poshtme (klasi i dytë)”, ku qytetari i zakonshëm përballet me burokracinë, vonesat, padrejtësinë dhe ndjesinë e vazhdueshme se është i vetëm përballë një sistemi që nuk e dëgjon.
Ndërkohë, “orkestra” vazhdon avazin. Herë me vals e shumë herë me tallava: konferenca për shtyp, deklarata optimiste, reforma në letër, raporte që flasin për progres. Një realitet paralel ku gjithçka duket në rregull, ndërkohë që uji është në nivelin e gjoksit. Ironia është se askush nuk e mohon më krizën, thjesht është bërë normale.
Dhe si çdo Titanik, edhe institucionet në Shqipëri kanë kapitenët e vet. Ata që japin urdhra, që bëjnë sikur kontrollojnë situatën, që nuk pranojnë të thonë fjalën më të thjeshtë dhe më të vështirë: “kemi gabuar”. Pranimi i gabimit do të kërkonte përgjegjësi, dhe përgjegjësia është pikërisht ajo që institucionet shqiptare kanë mësuar ta shmangin me mjeshtëri.
Por historia e Titanikut na mëson diçka tjetër: nuk mbytet vetëm anija, mbytet edhe miti. Dhe miti në Shqipëri është ky: që institucionet funksionojnë, që shteti është aty për qytetarin, që drejtësia është e barabartë. Çdo ditë që kalon, ky mit çahet pak më shumë, derisa një ditë nuk mbetet më asgjë për të mbajtur në këmbë iluzionin.
Po pyetët nëse ka ndodhur përplasja me ajsbergun, të jeni të sigurtë. Ajo ka ndodhur prej kohësh. Problemi është: “Kush do të vazhdojë të luajë muzikë dhe kush do të ketë guximin të pranojë se anija po fundoset?”/ CNA
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...