Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë këmbëngulja (le ta quajmë naive në sensin më pozitiv të fjalës) e Kryeministrit të Shqipërisë për t’u bërë garant apo dorëzan i pasurive të asaj zonje që ka qenë drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Them “asaj zonje që ka qenë”, sepse ajo zonja nuk është më drejtoreshë. Tani ajo është e akuzuar nga SPAK-u. Tani ajo është marrë e pandehur si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal. Tani ajo është edhe në arrest shtëpie.
Megjithatë, edhe pse e akuzuar zyrtarisht nga SPAK-u, edhe pse e marrë e pandehur si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal, edhe pse në arrest shtëpie, Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi t’i dalë në krah dhe të na thotë se gjithçka që ka bërë SPAK-u ndaj saj është kaq e padrejtë, sa ajo jo vetëm që është akuzuar kot, por e shkreta nuk paska as shtëpi të vetën dhe banuaka në një shtëpi me qira.
Vërtet për t’ia qarë hallin!
Dhe kur këtë e thotë, as më shumë e as më pak, vetë Kryeministri i Shqipërisë, madje në mbledhjen e një trupe të zgjedhur deputetësh e ministrash që e dëgjonin gojëhapur dhe tërësisht të mahnitur, nuk ka si të mos e besosh.
Mirëpo historia nuk mbaron këtu.
Nga informacioni zyrtar i SPAK-ut lidhur me konfiskimin e pasurive të grupit të strukturuar kriminal të AKSHI-t, mësojmë se ish-drejtoresha, për të cilën Kryeministri i Shqipërisë vuri duart në zjarr dhe tha se nuk kishte as shtëpi ku të fuste kokën dhe se banon me qira, rezulton të ketë disa pasuri (apartamente në Tiranë e në bregdet, sipërfaqe me ullishta, disa llogari bankare etj).
Këtu lind një pyetje:
A duhej Kryeministri i Shqipërisë të fliste dhe të merrte përsipër t’i thoshte opinionit publik nëse ajo zonja kishte apo jo një shtëpi të veten?
Sepse çështja nuk është më thjesht nëse ai është informuar gabim apo nëse ka zgjedhur të thotë diçka të pavërtetë. Çështja është tjetërkund.
Një Kryeministër nuk është komentues i lirë dhe as një qytetar i zakonshëm që ndan një mendim personal. Ai është Kryeministri i Shqipërisë.
Dhe si i tillë, çdo fjalë e tij ka peshë dhe vlerë institucionale.
Kur ai thotë se një person “nuk ka shtëpi” apo “jeton me qira”, ai nuk po shpreh thjesht një opinion. Ai po deklaron një fakt. Madje, po e deklaron atë me autoritetin e detyrës që mban.
Dhe këtu qëndron problemi i vërtetë.
Sepse në momentin që një çështje është në duart e drejtësisë, në hetim nga SPAK-u, çdo përpjekje për të “garantuar” publikisht për një individ, qoftë edhe në mënyrë retorike, krijon një përplasje të panevojshme dhe të rrezikshme.
Nga njëra anë kemi institucionin që heton dhe sekuestron pasuri. Nga ana tjetër kemi Kryeministrin e Shqipërisë që jep garanci publike për të kundërtën e asaj që thotë SPAK-u.
Në këtë pikë, publiku mbetet në një pozitë absurde: Kujt duhet t’i besojë?
Dhe kjo është pasoja më e madhe.
Sepse edhe në rastin më të mirë, nëse Kryeministri është thjesht i keqinformuar, kemi një problem serioz me mënyrën se si ai informohet për çështje kaq të ndjeshme.
Por në rastin tjetër, nëse ai ka folur duke e ditur realitetin, atëherë kemi një problem edhe më të rëndë: përdorimin e autoritetit për të ndërtuar një “të vërtetë” të veten që nuk përputhet me faktet.
Megjithatë, përtej këtyre dy skenarëve, mbetet një e vërtetë e thjeshtë:
Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të jetë garant i askujt përpara drejtësisë.
Sepse në momentin që e bën këtë, ai nuk po mbron më thjesht një individ. Ai po cenon kufirin që duhet të ekzistojë mes pushtetit politik dhe drejtësisë.
Dhe kur ky kufi preket e kalohet, dëmi nuk është më individual.
Është institucional.
Prandaj pyetja:
A e gënjyen apo na gënjeu Kryeministri i Shqipërisë?
ka nevojë për përgjigje.
Por ndoshta kjo nuk është më pyetja më e rëndësishme.
Pyetja më e rëndësishme është:
Pse një kryeministër merr përsipër të flasë si garant për një çështje që duhet t’i përkasë vetëm drejtësisë?
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Diaspora shqiptare është e vetmja në planet që nuk i jepet...
Zjarri që përpiu një pallat të tërë mbrëmjen e së martës n...
Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i ...
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rën...
Një fotografi e zbehur nga koha, ku shfaqet një burrë i vesh...
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me hi...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka...
Ngushtica e Hormuzit ka qenë për dekada një nga pikat më t...
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...