Ne s’jemi të ndotur, jemi të pistë!
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...

“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti te partia.”
Është një fjali, e cila deri përpara pak ditësh nuk thuhej publikisht, pavarësisht se të gjithë e dinim që zbatohej, por ja që e dëgjuam. Dhe, në mënyrën e vet, është një logjikë e “drejtë”, jo sepse është morale, por sepse është funksionale për pushtetin brenda partisë e më tej.
Është një logjikë që në pamje të parë duket cinike, por është çuditërisht e qëndrueshme dhe me një koherencë të ftohtë pushteti. Dhe pikërisht për këtë, funksionon.
Në këtë model, partia nuk është më një organizëm politik me ide, parime dhe debat të brendshëm, por mekanizëm kontrolli. Nuk ka rëndësi çfarë mendon, por sa bindesh. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqëson, por sa i dobishëm je për liderin. Investimi nuk bëhet mbi ide, por mbi besnikëri.
Është kthyer në një strukturë ku investimi nuk matet me kontribute intelektuale apo angazhim qytetar, por me besnikëri të verbër dhe gatishmëri për t’u rreshtuar. Kush bindet, promovohet. Kush mendon, përjashtohet. Kush guxon të kundërshtojë, shpallet armik.
Dhe kur investimi është i tillë, “dividenti” kërkohet në heshtje.
Kjo është arsyeja pse logjika e liderëve është, në mënyrën e vet, “e drejtë”. Sepse në një sistem të ndërtuar mbi kontrollin dhe jo mbi meritën, zëri kritik është rrezik, jo vlerë. Një deputet që mendon ndryshe nuk është aset, por problem. Një figurë që ka integritet nuk është avantazh, por kërcënim për hierarkinë e ndërtuar mbi bindjen.
Prandaj, në këtë logjikë, krerët e partive politike shqiptare nuk gabojnë. Ata thjesht mbrojnë modelin që kanë ndërtuar vetë. Një model ku partia është pronë private dhe njerëzit janë kapital i amortizueshëm.
Dhe këtu lind pyetja thelbësore: a duhet të jetë kështu?
Jo! Absolutisht jo! Sepse ndryshe nuk ka më politikë, por administrim interesash.
Një parti që imponon heshtje nuk kërkon stabilitet, por nënshtrim. Një parti që përjashton mendimin ndryshe nuk forcohet, por kalbet nga brenda.
Sa individë ka sot në PS dhe PD që mbajnë poste pa asnjë lidhje me meritokracinë?
Sa prej tyre kanë ndërtuar një profil politik përmes ideve, dhe jo përmes servilizmit?
Sa prej tyre janë aty sepse kanë diçka për të thënë dhe jo sepse dinë të mos flasin?
Sa prej tyre kanë ide, dhe sa prej tyre kanë vetëm bindje?
Sa janë aty për të përfaqësuar qytetarët, dhe sa për të mos mërzitur kryetarin?
Përgjigjja nuk kërkon shumë analizë, mjafton të shohësh nivelin e debatit publik dhe boshllëkun intelektual që ka pushtuar politikën.
Partitë politike sot nuk janë më grupime politike. Janë bashkime interesash. Nuk i lidh një vizion i përbashkët, por një kontratë e heshtur: unë të mbroj, ti më bindesh. Nuk është më marrëdhënie përfaqësimi, por marrëdhënie varësie.
Dhe kur kjo bëhet normë, atëherë demokracia nuk ekziston, sepse kjo logjikë nuk dëmton vetëm ata që heshtin, por një shoqëri të tërë, e cila mbetet pa alternativë, pa besim dhe pa shpresë. Sepse kur partitë de facto e de jure bëhen sh.p.k., qytetari mbetet jashtë loje. Atëherë “logjika” e kryetarëve në lidhje me “investimin” është e drejtë për ta.
Dhe ndoshta ky është investimi më i madh që është bërë në këtë tranzicion të tejzgjatur: jo tek individët, por tek shkatërrimi i vetë politikës.
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Dy fjalë nuk rrinë dot në të njëjtën fjali pa u përplasur:...
Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antiko...
Në një vend normal, dështimi prodhon reflektim. Në Shqipër...
Odisea kërkoi vite të tëra për t’u kthyer në Itakë. Por nd...
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Protesta është një e drejtë legjitime. Është një nga ato p...
Në diplomaci, gjesti nuk është kurrë neutral. Ai është gji...
Nisi vjet në kulmin e fushatës elektorale mes tre kryebash...
Elisa Spiropali duket se po kopjon Ervin Salianjin. Ka nis...
Një fjali përmbledh gjithë situatën politike shqiptare: Qe...
Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emëri...
Këto ditë të fundit, disa studio televizive të kryeqytetit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...