Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...

Goditini mësuesit!
Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini... Denigrojini, linçojini, bëjini mish për komentet në "Facebook" dhe për studiot televizive ku analfabetizmi dhe idiotësia flasin me zë të lartë e të arsimuarit rrinë kokulur në cep.
Varini simbolikisht e fizikisht po mundët në sheshin "Skënderbej", në Sheshin e Flamurit, në sheshin e Kamzës, apo kudo ku turma ka nevojë për një viktimë të radhës.
Bjeruni mësuesve, se në atdheun tonë që aspiron BE-në, mësuesi është kthyer në thes boksi të shoqërisë.
Nxënësi dështon? Fajin mësuesi.
Prindi nuk edukon? Fajin mësuesi.
Fëmija rritet me "TikTok", me “VIP"-at që shajnë, ulërasin, tradhtojnë e bëhen milionerë duke shitur vulgaritet e amoralitet? Prapë fajin mësuesi.
Mësuesi duhet të edukojë. Të mësojë. Të durojë. Të heshtë. Të plotësojë SMIP-in, formularët, raportet, planet mujore, planet javore, planet ditore, planet për planet. Të bëjë psikologun, policin, prindin, rojen, sekretaren dhe në fund edhe klounin që sistemi të duket funksional.
Po të drejta?
Jo more, ç’të drejta!
Mësuesi nuk ka e nuk duhet të ketë të drejta!
Mësuesi duhet vetëm të mbajë kokën ulur dhe të falënderojë që nuk e kanë kryqëzuar ende publikisht në "prime time" apo në emisione gjobëvënëse televizive.
Dhe ndërkohë, prindër që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, që flasin me fëmijët vetëm me britma, që i rrisin me filozofinë “Bjeri tavolinës se të dëgjon bota”, që bisedat e vetme që bëjnë në shtëpi me njëri-tjetrin përpara fëmijëve janë: “Ia futa këtij apo atij, sot!” shkojnë në shkollë për të dhënë leksione pedagogjie.
Disa prej tyre e shohin mësuesin si kamerier privat të fëmijës së tyre të “veçantë”, atij engjëllit që në shtëpi shan, godet dhe nuk respekton askënd, por që sipas mamit “është shumë i ndjeshëm”.
E pastaj habitemi pse televizionet janë mbushur me rrugaçëri.
Po kush i rriti ata?
Kush i bëri modele kombëtare?
Mësuesi që s’ka kohë të merret me veten apo fëmijët e tij apo llumi që na serviret çdo mbrëmje si sukses?
Sot, në Shqipëri, djali që ulërin në ekran quhet “karizmatik”.
Vajza që ofendon quhet “e fortë dhe trendy”.
Injoranti quhet “tip”.
Kurse mësuesi quhet dështak, sepse nuk arriti të bëjë mrekulli me një shoqëri që e ka zëvendësuar librin me zhurmën, vanitetin dhe vulgaritetin.
Dhe, vazhdoni, mos u ndalni.
Bjeruni mësuesve!
Qërrojini mësuesit. Zhdukini fare.
Bëjeni arsimin një magazinë diplomash dhe shkollën një parking adoleshentësh pa orientim.
Pastaj mos u tronditni kur fëmijët të flasin si rrugaçë, të sillen si rrugaçë dhe ëndërrojnë të bëhen po ata personazhe që sot i shohin si heronj në ekran.
Një shoqëri që poshtëron mësuesin, nuk prodhon qytetarë, por antiqytetari, mediokritet e krim.
Dhe një të ardhme të zymtë!
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti ësh...
Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në me...
Ndërsa propaganda për luftën e pakompromis ndaj parave të ...
Nuk ka pse shpik kandidatura false nga hiçi për të thënë q...
Falënderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i...
“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti...
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...