"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...

Statusi i fundjavës, 2.05.2026
Zgjedhjet e 23 majit 2026 në Partinë Demokratike nuk janë thjesht një datë në kalendar. Personalisht e shoh këtë ngjarje si një ndër mundësitë e fundit që në politikën shqiptare të nisë të ngjizet ajo që pritet prej vitesh, lëvizja anti-rilindje dhe anti-Borat.
Lëvizja që do t'u ofrojë shqiptarëve shpresë dhe një arsye për të votuar masivisht në zgjedhjet lokale të 2027-ës dhe ato parlamentare të 2029-ës.
Nuk do të ishte hera e parë që ndodh diçka e ngjashme.
Partia Demokratike ka ofruar lidership, alternativë dhe model qeverisës, atëherë kur duhej përmbysur komunizmi dhe, më pas, regjimi kleptokratik dhe i korruptuar i Fatos Nanos. Në të dy herët ka ardhur në pushtet e votuar masivisht nga shqiptarët.
Fatkeqësisht, kjo fitore nuk u përsërit as në 2021-in, as në 2023-in dhe as në 2025-ën, ndonëse përballë ka patur të tre herët një regjim të korruptuar, pa legjitimitet dhe super të konsumuar.
Unë nuk jam orakull, por një gjë mund ta them me siguri. Një rezultat si ai i 11 majit, ku rilindja jo vetëm nuk humbi terren, por madje thelloi avantazhin, kërkon NDRYSHIM RRËNJËSOR!
***
Le ta deklaroj që në fillim.
Çdo mendje racionale e kupton se pjesa më e madhe e votave që i kanë mbetur PD-së janë besnikë të Sali Berishës dhe kjo është normale duke parë historikun e Partisë Demokratike dhe sidomos atë të rithemelimit.
Në çoroditjen që ndodhi pas humbjes së papritur të 2021-it dhe konspiracionit me shpalljen non-grata, Doktori arriti të rimbledhë partinë e bërë copash dhe ta ripaketonte atë si faktor politik, opozitar dhe elektoral.
Por ama deri këtu! Pa arritur dot ta sillte në pushtet, sikundër treguan dy zgjedhjet nën lidershipin e tij, ato lokale të 2023-it dhe parlamentare të 2025-ës.
PD-ja e sotme ofron më pak shpresë se ajo e kuvendit të dhjetorit 2021 dhe ngjarjeve që e pasuan atë. Në gjendjen aktuale ajo nuk mund të kthehet në strumbullar të fitores kundër së keqes që e ka emrin Rilindje dhe Borat!
Një mundësi do të ishte ndryshimi i mendësisë dhe përafrimit ndaj mendimit ndryshe, debatit dhe fraksioneve.
Ndonëse nuk kam ndonjë preferencë të veçantë për personazhe si Ervin Salianji dhe Evi Kokalari, këta e kanë shpallur tanimë sfidën dhe synimin për të konkurruar për lidershipin e PD-së. Të dy meritojnë t'u jepet një mundësi, sepse kandidimi i tyre nuk vjen i stisur nga hiçi. Salianji ka treguar me prova se është faktor elektoral, ndërsa Kokalari ka kontribut të pamohueshëm në procesin e rithemelimit.
Të dy dallojnë nga pjesa dërrmuese e lidershipit aktual të Partisë Demokratike. Midis këtij lidershipi kam edhe miq ose ish-miq, por, le ta them troç, karrierat e tyre politike kanë prekur fundin.
Ata mbahen në drejtim nëpërmjet patericave që ua ofron vetë Doktori.
Ata nuk janë më vlera politike, por antivlera që përkthehen në kosto elektorale për PD-në dhe opozitën.
Në zgjedhjet e fundit, ata e izoluan PD-në nga persona si Ilir Alimehmeti, Fisnik Qosja dhe shumë demokratë të tjerë fitues të primareve.
Mjafton të ndjekësh median sociale për të kuptuar se mbështetja publike për ekipin e ngushtë të Doktorit në parti sot ka rënë në minus.
Me këtë ekip drejtues humbja në çdo palë zgjedhje është thjesht çështje kohe.
***
Për t'ju rikthyer temës së fillimit.
Pa dyshim, gara midis Sali Berishës, Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut.
Do të kisha preferuar para tyre kandidatë si Ilir Alimehmeti, Besart Xhaferri, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Nikola Kedhi, Ted Kopliku apo Andi Mustafaraj, por këta tashmë mund të cilësohen si pjesa cilësore e lidershipit aktual rreth Doktorit dhe ekipi që ky i fundit duhet t'u propozojë shqiptarëve si alternativë qeverisëse në zgjedhjet që po vijnë.
Në garën e 23 majit sigurisht që pritet një fitore plebishitare e Doktorit, por kandidatët e tjerë e kanë potencialin të thithin një përqindje të votave të demokratëve. Pikërisht ajo që duhet për të dhënë imazhin dhe mesazhin e ndryshimit.
Këto vota le të përkthen më pas në përqindje fraksionesh me të drejtë përfaqësimi proporcional në kryesi, kuvend dhe lista elektorale.
Besoj se ky do të ishte mesazhi i drejtë për demokratët dhe elektoratin shqiptar, mesazh i cili edhe do të testohej në zgjedhjet lokale të vitit 2027.
***
Kandidaturat e paraqitura si alternativë e Doktorit për zgjedhjet e 23 majit në Partinë Demokratike nuk janë perfekte, por ato janë frymëmarrja për të cilën PD-ja ka nevojë më tepër se kurrë.
Sikundër bëri në shtator të vitit 2021, kur vendosi të dalë nga pensioni politik dhe të niste rithemelimin, edhe sot Doktori ka përgjegjësinë historike të nisë një erë të re në Partinë Demokratike; atë të alternativave, të mendimit ndryshe dhe të fraksioneve.
Këtë ndryshim nuk mund ta nisin komisionet e zgjedhjeve, aparatçikët dhe puthadorët që Doktori ka rreth tij në PD-në e sotme.
Këtë mund ta bëjnë vetëm burrështetasit, dhe Sali Berisha është një i tillë.
Le t'u hedhë dorezën e garës Salianjit, Kokalarit dhe Balliut. Secili prej tyre që do të tërheqë më shumë se 5% të votave të demokratëve, le të ketë të drejtë të krijojë fraksionin e vet në parti dhe le të punojë në krah të Sali Berishës për fitoret e 2027-ës dhe 2029-ës.
Fitoret që presin shqiptarët!/ CNA
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti ësh...
Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në me...
Ndërsa propaganda për luftën e pakompromis ndaj parave të ...
Nuk ka pse shpik kandidatura false nga hiçi për të thënë q...
Falënderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i...
“Mbyll gojën. Mos kundërshto! Ne kemi investuar te ti, jo ti...
Hasa në një postim të Bashkisë Kukës këtë javë, që tregon ...
Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xham...
Lajmi se një kilogram qershi në Tiranë doli në treg me 36 ...
Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Kryeministri Mustafa ...
Dy fjalë nuk rrinë dot në të njëjtën fjali pa u përplasur:...
Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antiko...
Në një vend normal, dështimi prodhon reflektim. Në Shqipër...
Odisea kërkoi vite të tëra për t’u kthyer në Itakë. Por nd...
Në prill të vitit 1912, anija "Titanik", një mrekulli e in...
Përveçse krejt e pavend, më është dukur edhe e pakuptimtë ...
Ka një keqkuptim romantik për fundin e demokracive: imagji...
Në politikën shqiptare, momentet e “zgjimit” individual sh...
Ka një figurë që përgjithësisht e njeh çdo shoqëri: fajdex...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...