Deputetë “kaps” ose me "diarre" gjuhësore e intelektuale
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...

Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga ritmi marramendës i reformave shqiptare. Po të dëgjosh Edi Ramën, në korridoret e Bashkimit Europian nuk po marrin ende veten nga shpejtësia, arritjet dhe “sukseset historike” të kësaj qeverie në procesin e integrimit.
Por nëse është vërtet kështu, si shpjegohet që ende nuk ka një përgjigje për grup-kapitullin e parë, atë të themelit, që lidhet me shtetin ligjor dhe njihet si IBAR?
Si ka mundësi që ky proces vetëm shtyhet dhe, sa herë mblidhet Këshilli, dalin pyetje dhe shqetësime të reja?
Kjo histori me integrimin europian është bërë tashmë një paradoks politik më vete.
Kur bëhet fjalë për lavdi, kemi përballë një krekosje të pafundme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Krijohet përshtypja sikur integrimi është një sipërmarrje personale e rilindasve, një vepër ekskluzive e tyre, ku askush tjetër nuk ka kontribuuar kurrë.
Ata paraqiten si heronj të një fronti të madh historik, që punojnë me sakrificë dhe vetëmohim për “vatanin europian”.
Por sapo procesi ngec, vonohet apo has pengesa, integrimi nuk qenka më pronë e qeverisë. Papritur bëhet përgjegjësi kolektive. Dhe si gjithmonë, fajtorja e gatshme del opozita.
Madje edhe fëmijët e lagjes, kur kapen në gabim, tregojnë më shumë racionalitet para se të nisin të tregojnë gishtin te të tjerët.
Ka një pyetje të thjeshtë që qeveria nuk i përgjigjet dot: nëse janë bërë të gjitha reformat, nëse çdo detyrë është përmbushur dhe nëse Shqipëria po ecën me “ritëm historik”, atëherë pse ka kaq shumë nervozizëm ndaj kritikave?
Cila kritikë mund të zbehte suksese kaq “titanike”?
Me të njëjtën logjikë absurde u shfaq sot edhe ministrja Dhuka. Kur u pyet në Parlament nëse rasti "Balluku" dhe votimi për mbrojtjen politike të saj kanë ndikuar në shqyrtimin e grup-kapitullit të parë, ajo deklaroi se nuk komenton çështje që janë nën hetim.
Por këtu nis paradoksi tjetër.
Kur bëhet fjalë për të shmangur përgjegjësinë, çështja qenka “nën hetim” dhe askush nuk komenton. Ndërsa kur vjen momenti për ta mbrojtur politikisht në Kuvend, çështja nuk qenka më juridike, por politike e partiake, dhe 82 vota rreshtohen pa asnjë hezitim kundër drejtësisë.
Paradokset e integrimit janë bërë tashmë të papërballueshme.
Ashtu si edhe sjellja qesharake e një qeverie që kërkon të regjistrojë çdo sukses në emrin e Edi Ramës, ndërsa çdo dështim t’ua faturojë të tjerëve./ CNA
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...