A ka Shqipëria një politikë të jashtme?
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...

Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallati i Ëndrrave” studiohet në maturë dhe nuk ka rënë asnjëherë në provim.
Pyetja më ngacmoi dhe i shpjegova asaj dhe klasës se “Pallati i Ëndrrave” nuk është thjesht një roman për Perandorinë Osmane. Është romani kushtuar çdo pushteti që ka frikë nga njeriu i lirë. Kadareja goditi çdo regjim që ushqehet me frikë. Dje ishte diktatura komuniste. Sot janë neodiktaturat me kostum europian e demokratik.
Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e tij: sa herë ndryshojnë regjimet, libri mbetet po ai, sepse mekanizmi i shtypjes mbetet po i njëjti. Ndryshojnë vetëm uniformat, fjalët dhe logot e propagandës.
Dikur diktaturat kontrollonin fjalën. Pastaj kontrolluan librat. Më pas kontrolluan mendimin. Në “Pallatin e Ëndrrave”, pushteti shkon edhe më larg: kërkon të kontrollojë atë që është e pakontrollueshme, nënndërgjegjen. Ëndrrën. Frikën. Ankthin. Heshtjen. Instinktin njerëzor. Sepse çdo diktaturë e di se njeriu mund të heshtë me gojë, por rebelimi fillon gjithmonë në mendje.
Dikur kishte nëpunës të “Tabir Sarajit” që interpretonin ëndrrat. Sot ka patronazhistë që interpretojnë bindjet politike të qytetarëve. Atëherë përgjonin nënndërgjegjen. Sot përgjojnë jetën.
Këtë e paralajmëroi Orwell me “1984” me "Big Brother"-in që të sheh edhe kur fle. Këtë e tha edhe te “Ferma e Kafshëve” me derrat që bëhen identikë me ata që pretendonin se luftonin. Këtë e përshkroi Franz Kafka me burokracinë absurde që të shtyp pa të dhënë as shpjegim. Këtë e ndjeu Albert Camus me absurdin e njeriut të zhveshur nga kuptimi dhe liria. Dhe këtë e solli Ismail Kadare në mënyrën më therëse për shqiptarët: përmes një pallati ku mblidhen ëndrrat, siç mblidhen sot të dhënat, votat, patronazhistët, survejimet dhe dosjet elektorale.
Sepse “Pallati i Ëndrrave” nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar teknologji.
Sot askush nuk të pyet çfarë ëndërrove natën. Të pyesin për kë voton. Kujt i jep like. Me kë pi kafe. Kujt i shan statuset. Kush të telefonoi. Kush je. Çfarë mendon. Në vend të nëpunësve që interpretonin ëndrrat, kemi ushtri patronazhistësh që interpretojnë bindjet politike. Njësoj si në roman: individi nuk shihet më si njeri, por si material për kontroll.
Në diktaturat moderne nuk ka më nevojë të të fusin në burg apo të të presin kokën. Mjafton të të fusin në listë.
Në listën e “tanëve” apo të “atyre”.
Në listën e militantëve e të të dyshimtëve.
Në listën e vendeve të punës apo të atyre “që duhen parë”.
Ndaj çdo pushtet autoritar ka të njëjtin obsesion: ta zhveshë njeriun nga individualiteti dhe ta kthejë në statistikë. Në numër. Në votë. Në përkatësi. Ta tjetërsojë, dehumanizojë, depersonalizojë.
Dhe këtu i jap përgjigje pyetjes së sikletshme: “Përse 'Pallati i Ëndrrave', edhe pse është në programin e maturës prej vitesh, vazhdon të mos bjerë provim? Vallë sepse është tepër universal? Apo sepse është tepër aktual?”
Nxënësi që e lexon me mendje të lirë, nuk sheh vetëm sulltanin apo diktaturën komuniste. Ai sheh edhe pushtetin modern që flet për demokraci, ndërsa ndërton mekanizma kontrolli mbi qytetarin. Sheh administratën që kërkon bindje dhe jo profesionalizëm. Sheh militantin që zëvendëson qytetarin. Sheh frikën që maskohet si stabilitet. Prandaj "Pallati i Ëndrrave" vazhdon të mos bjerë në maturë, edhe pse është në program prej vitesh. Jo sepse është i vështirë. Por sepse është shumë i qartë.
Sepse maturanti që e lexon si duhet, kupton një të vërtetë të rrezikshme: çdo regjim që kërkon të dijë gjithçka për qytetarin, ka frikë prej tij.
Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse romani mbetet “i rrezikshëm”. Jo për atë që thotë për të shkuarën, por për atë që zbulon për të tashmen.
Ngaqë diktaturat nuk tremben nga librat e vdekur. Tremben nga librat që vazhdojnë të lexohen si pasqyrë dhe janë virus politik. Dhe mbi të gjitha kupton diçka që pushteti nuk e do kurrë në një provim mature: se qytetari i kontrolluar nuk është qytetar. Është subjekt administrimi.
Një brez që kupton vërtet “Pallatin e Ëndrrave”, nesër mund të mos pranojë të jetojë brenda tij./ CNA
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...