Gënjeshtër e shëmtuar me dëshmitarë!
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...

Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar në "Facebook" një shkrim për politikën, të majtën dhe të djathtën. I shkrova poshtë shkrimit “Rroftë ChatGPT!”. M’u përgjigj të shkoja të shikoja profilin e një politikaneje të lartë të “kampit kundërshtar”, se shkrimi ishte i tij dhe më sugjeronte të lexoja librin dhe autorin, të cilin e kishte cituar.
Replika ime ishte që të përmbahej e të mos gënjente, pasi për shkak të profesionit gjuhën shqipe e njoh, mendoj, shumë mirë. Përgjigje nga personi në fjalë nuk pati, por komentet e tjera ishin ditirambe për të...
Dhe ndërkohë filloj reflektimin tim. Dikur duhej të lexoje libra për t’u dukur i zgjuar. Sot mjafton një lidhje në internet, një situatë “më shkruaj një analizë filozofike mbi demokracinë moderne” dhe një “copy paste”. Brenda pesë sekondash lind një tjetër “analist”, “gazetar”, “filozof”, “politolog”, “ekspert gjeopolitike” apo “mendimtar publik” me status "Facebook"-u dhe ego akademiku.
Madje edhe mund të kërkosh që artikullin ta bëjë “më therës”, më të mprehtë, me citime filozofësh, shkrimtarësh apo politikanësh, që as ua ke dëgjuar emrin, jo më t’i kesh lexuar apo studiuar.
Prej OpenAI dhe ChatGPT, Shqipëria ka hyrë në epokën më të çuditshme: në epokën e popullit gazetar e analist shqiptar, në epokën më të çuditshme të dijes, në epokën ku njerëzit citojnë libra që s’i kanë hapur kurrë, përmendin filozofë emrin e të cilëve mezi e shqiptojnë dhe bëjnë analiza politike mbi koncepte që nuk i kuptojnë as në nivelin e një fjalori.
Sot sheh ndonjë status me emra si Friedrich Nietzsche, Fyodor Dostoyevsky apo Niccolò Machiavelli dhe kupton menjëherë që autori nuk ka lexuar as parathënien e librave të tyre. Por nuk ka problem. ChatGPT ua nxjerr citimin, ua ndërton analizën dhe ua jep edhe tonin “intelektual”. Ata pastaj e hedhin në Facebook si pulën që ka pjellë vezën e shekullit.
Dhe nuk është problemi te përdorimi i inteligjencës artificiale. Personalisht jam pro përdorimit të IA, sepse mund të jetë një asistent i përkryer i profesionit, fjalës dhe mendimit tonë. Por kur s’je as i zoti, s’ke as mendim e fjalë IA të nxjerr zbuluar. Tregon se sa dembel e sa pak je kur heq Inteligjencën Artificiale.
Përdorimi i IA nuk është problemi. Problemi është te marrëzia natyrale. Sepse një mjet mund të të ndihmojë të shkruash më mirë, por nuk të jep kulturë. Nuk të jep dije. Nuk të jep mendim kritik. Nuk të mëson gramatikën e shqipes. Nuk të mëson morfologjinë, sintaksën, ritmin e fjalisë, peshën e fjalës, harmoninë e mendimit. Nuk të mëson dallimin mes një argumenti dhe llogjeve të kafeneve.
Sot lexojmë “artikuj” ku fjalia fillon në Vlorë dhe mbaron në Kuala Lampur. Artikuj ku logjika gjuhësore e shqipes përdhoset. Presja është zhdukur, është zëvendësuar me vizën në mes, ndërsa kur vihet, vihet në mënyrë të gabuar përpara lidhëzës bashkërenditëse “dhe”. Foljet rrihen me kohët dhe mënyrat si deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.
Mbiemrat përdoren keq aq sa cilësimet ngatërrohen me marrëdhëniet. Artikuj ku fjalët përkthehen mekanikisht, aq sa shqipja duket si ndonjë gjuhë ilegale që ka hyrë kontrabandë nga Google Translate.
Dhe më tragjikja është entuziazmi infantil i disa çunakëve që mezi shkruajnë një kërkesë pa gabime, por pretendojnë autorësinë e “eseve”, “analizave” dhe “platformave e shkrimeve politike e filozofike” të prodhuara nga ChatGPT apo OpenAI. I shohin me vetëbesimin e një akademiku, ndërkohë që nuk dinë as renditjen bazë të fjalëve në fjali. Nuk kanë idenë e koherencës apo kohezionit gjuhësor. Nuk njohin as nyjen, as rasën, as kuptimin e një metafore, por flasin për “dekonstruktimin epistemologjik të narrativës politike”.
Dhe lexuesi vret mendjen të zbërthejë fjalitë kilometrike, si fjalitë e Don Kishotit të Mançës: “Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime, ma dobëson aq shumë arsyen sa me arsye vajtoj bukurinë tënde!”
Faktkeqësisht të dukesh i ditur e jo të jesh i ditur është kthyer në modë.
Dija kërkon kohë. Kërkon libra. Kërkon mundim. Kërkon net pa gjumë, gabime, redaktime, korrigjime. Ndërsa sot kërkohet vetëm një prompt i shkruar keq dhe një ego e shkruar edhe më keq.
Fatkeqësisht, Inteligjenca Artificiale nuk po nxjerr në pah inteligjencën njerëzore. Në shumë raste po nxjerr në pah vanitetin dhe paditurinë njerëzore në përdorimin e teknologjisë jo për të mësuar më shumë, por për t’u dukur më shumë./ CNA
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tri palë zgjedhje, një...
Në një garë ku ka vetëm një kandidat, të dalësh i dyti ësh...
Mbrëmë, në orën 21:00, kisha një bisedë të gjatë në me...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...