Dy fjalë për një roman, universalitetin e tij dhe dehumanizimin
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...

Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulët të atyre që paguhen për të menduar, vendosur në emër të një kombi.
Me pak përjashtime, deputetët sot ndahen në dy kategori.
Në ata që vuajnë (edhe pse mund të duket e rëndë si fjalë) nga kapsllëku intelektual e gjuhësor dhe në ata që vuajnë nga diarreja e mendimit pa mendim.
Kategoria e parë janë deputetët “kaps”.
Njerëz që ngjiten në foltore si nxënës të papërgatitur para tabelës.
Fjalët u mbeten në fyt, idetë nuk u formohen dot, fjalia u thyhet në mes si urë e amortizuar dhe shpëtimin e parë e gjejnë në Inteligjencën Artificiale.
Ua shkruan fjalimin, ua “lustron” gramatikën, u jep edhe ndonjë citim politologu që s’e kanë lexuar kurrë.
Por problemi është se AI mund të të shkruajë tekstin, jo trurin.
Mund të të japë fjali, por jo mendim.
Dhe kjo duket menjëherë sapo deputeti hap gojën pa “copy-paste”-in para syve.
Është ai momenti kur teknologjia dorëzohet përballë idiotësisë njerëzore.
Pastaj vjen kategoria tjetër: deputetët me diarre verbale.
Ata flasin pa pushim, pa ide, pa filtër, pa logjikë.
Një lumë fjalësh që rrjedh pa asnjë pikë kuptimi.
Një lumë sharjesh ndaj njëri-tjetrit që fyen jo vetëm inteligjencën tonë, por edhe na demoralizon.
I dëgjon fjalët e tyre në seancat e Kuvendit dhe të krijohet përshtypja se po sheh dikë që përzien në lavatriçe ato 100 fjalë që di: “rilindje”, “demokraci”, “tradhtar”, “fitore”, “opozitë ambulante”, “historike”, “armik”, “popull”, “vizion”, “luftë”, “mision”, “narkos”, “narko-diktaturë”, “të shitur”, “integrim e pengim”, “lubi”, “buf e kënetë”.
Kjo kategori nuk mendon.
Përsërit, riciklon dhe janë altoparlantë biologjikë të fjalëve të kryetarëve.
Çdo fjali e tyre është jehonë e fjalëve të kryetarit që lëshon mijëra fjalë pa pushim.
Edhe kur përpiqen të improvizojnë, dalin zbuluar sepse mendimi i huaj vishet keq mbi paditurinë personale.
Si përfundim, njëra palë nuk flet sepse s’ka ç’të thotë.
Tjetra nuk pushon së foluri pikërisht për të fshehur faktin që nuk ka asgjë për të thënë.
Dhe këta janë njerëzit që hartojnë ligje, vendosin taksa, flasin për ekonominë, arsimin, diplomacinë, integrimin europian e fatin e miliona shqiptarëve.
Por në Shqipëri deputeti nuk zgjidhet për mendim.
Zgjidhet për bindje.
Sa më pak personalitet të ketë, aq më i sigurt bëhet për kryetarin që investon te ta.
Sepse mendimi i lirë apo ndryshe në partitë shqiptare është defekt, jo vlerë.
Prandaj sot Parlamenti nuk ngjan me akademi debatesh, por me repart gastroenterologjie politike: gjysma vuajnë nga kapsllëku i mendimit, gjysma nga diarreja e fjalëve dhe sharjet pa limit.
Përfundimisht i meritojmë deputetët “kaps” dhe ata me diarre intelektuale?
Apo jemi dorëzuar dhe jemi mësuar me këto sëmundje?/ CNA
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Zgjodha të mos flas menjëherë pas ngjarjes në Durrës. Jo s...
Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, në ku...
E diela e 3 majit 2026 do të mbetet një ditë e trishtë në ...
Prilli i 2026-ës solli një lajm që dukej si hap drejt demo...
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, deklarata ...
Pas 13 vitesh pushtet, qeveria është zbrazur edhe nga fant...
Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur...
Statusi i fundjavës, 2.05.2026 Zgjedhjet e 23 majit 2026 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...