web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë

26 Maj 2026, 07:15, Opinione Basir Çollaku

35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët

Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldinë në Durrës, në motin e 35-të të PS-së, duke dashur të gatuajë emocione socialiste me miell rilindas. Pasi kërdisi me sharje urrejtjeje opozitën, mburri me lëvdata kokaine mexhlisin e përzier.

Babai i Ergys Agasit, ish-deputeti socialist u vlerësua me kujtesë mirënjohje për të shkuarën, si arkiv familjar pengu për të sotmen, e trazirë jashtë kontrolli për të nesërmen, e kryetarit më kaotik e problematik të kësaj partie. Agasi në pension nuk ka kokërr rëndese penale. As politike. Ai ka pasur kolegë të tjerë. Ndryshe.

Por si gjithnjë i biri, ka vite i njohur me akuzën si koordinatori atyre, të paligjshmëve. Të fortëve. Është në kërkim kombëtar dhe më tej, nga SPAK si pjesë e një Organizate Kriminale.

Është "shantazhuesi" digjital më lëndues e më trembës i Edi Ramës. Kokë më kokë me "armët"  e të pandehurës Balluku.

Videot dhe përgjimet e zyrës në bllok të Gysit, e operacionales së Belës, janë një burim azmatik shkatërrues për Ramën.

Aty janë shumë gra dhe burra. Zyrtarë të rëndësisë së veçantë, biznesmenë e turli emrash sekëlldie nëse malli merr livadhin.

SPAK e di njëlloj si Rama dhe Gysi. Bardhyli jo. Qameti ka dëgjuar lajme apo lexuar shkrime. Dhuna publike e Ramës duke sajdisur babanë e Gysit ishte një lutje dhe paralajmërim njëherësh.

Të ulim armët, të bëhemi bashkë kundër godinës te treni?!

Ose ose..

Janë dhe gjermanët e amerikanët. Nuk tërhiqen. Aty ka ca përgjime asgjësuese.! Për shumë pushtete.

Thua është Linda Rama?! Në ato përgjimet ambientale dhe jo vetëm?!

Gysi e di. Edi gjithashtu. SPAK-u patjetër. Rruga e Elbasanit dhe Kavajës sigurisht.

Nuk është vetëm kokaina. Shymë sekrete nëpër usb-të e Gysit mund të jenë vrasëse..! Kur aty socialistë e rilindas syvëngër mes tyre,  ziafetoheshin, Mirlinda e AKSHI, e organizatës, jepte. xhevap në SPAK për mbi katër orë para prokurorëve. Deti në Durrës e dallgët në Tiranë. Aty te treni, siç do gjatësia e tij ta quajë godinën e xhamtë

Në Durrës nuk ishte festë socialiste. Aq më pak dashuri rilindase. Ishte vaki rilindase.. Aty janë koncensionet, Alabari, Porti i kokainës  bastet e zeza, dhe kryegrupet mafioze, prodhuese të mandatit të 4-ërt të Edi Ramës..!!

Turi i djeshëm si trillim suksesi, mund të jetë guida e funeralit rilindas..!!/ CNA





10:30 Opinione Ardi Stefa

Skllevërit e lumtur

Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...

Lajmet e fundit nga