Një tjetër fëmijë u vra!/ Të zëmë mend nga tragjeditë!
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...

Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cinizmi i rrjeteve sociale dhe balta e përditshme të bëjnë të mendosh: “A ia vlen vërtet?”
Por ka edhe ditë si kjo e djeshmja në Dibër, që ta japin përgjigjen më të pastër. Ditë që të mbushin zemrën, sepse kupton se politika, përtej fjalëve, ka fuqinë të ndryshojë rrënjësisht jetën e njerëzve.
Dje Dibra nuk ishte thjesht një vend në hartë. Ishte skena e një rilindjeje që nuk erdhi nga sloganet, por nga një ëndërr shekullore që tashmë ka marrë formë: Rruga e Arbrit.
Në Lurë, aty ku dikur rruga ishte sfidë mbijetese, sot asfalti i ri të çon nga Peshkopia në qendër të Lurës për vetëm 37 minuta.
Festa e Shënkollit hapi sezonin turistik mes qindra lurianëve të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë dhe i botës, bashkë me miq e dashamirës që kishin ardhur të festonin jo në një skaj të harruar, por në një vend krenarie dhe kujtese.
Në Fushë-Alie, lugina e Drinit ishte kthyer në një fushë gjigante feste. Djemtë e zonës, por edhe ata të emigruar në Angli, Greqi e Gjermani, ishin kthyer për kampionatin e futbollit. Shtëpitë dhe zemrat ishin të hapura, tavolinat plot dhe ajri mbante erën e mallit të shuar pas shumë vitesh largimi.
Ndërsa në Shumbat, dje nuk kishte më vend ku të uleshe. Qindra e qindra shumbatas dhe miq të tyre u mblodhën në aktivitetin “Shumbati Feston”. Një festë e superorganizuar për herë të parë nga djemtë e zonës brenda dhe jashtë Shqipërisë tërësisht me kontrubutet e tyre personale dhe familjare.
Ishte emocionuese të shihje shqiptarë të ardhur nga Shkupi për të kërkuar rrënjët e tyre, duke u bashkuar me vëllezërit e tyre nën tingujt e Elita 5. Ishte një pamje që të kujtonte se kombi nuk mbahet gjallë vetëm nga politika, por edhe nga kujtesa, kultura dhe kthimi te origjina.
E gjithë Dibra dje ishte në Lurë, Fushë-Alie dhe Shumbat. Nuk e kam parë Dibrën më të bukur se dje.
Për dekada me radhë, Dibra është trajtuar si “xhepi i harruar” i Shqipërisë. Edhe pse në hartë ishte pranë Tiranës, në jetën reale duheshin pesë orë rraskapitëse për të mbërritur. Ky izolim nuk preku vetëm rrugët; ai goditi shpresën, ekonominë dhe vetë ndjesinë e përkatësisë. Njerëzit largoheshin jo vetëm nga varfëria, por edhe sepse ndiheshin të harruar.
Sot kjo histori ka ndryshuar.
Rruga e Arbrit nuk është thjesht një aks rrugor; është arteria që po i pompon sërish jetë Dibrës.
Gjatë kthimit për në Tiranë, pamja ishte mahnitëse: dibranë, miq, të ftuar, por edhe turistë të huaj ndalonin buzë rrugës për të blerë qershi. Madje kishte edhe nga ata që vilnin qershi bashkë me fermerët, sikur gjithë kjo stinë prodhimtarie të ishte kthyer në një festë të madhe të qershisë së Dibrës. Kur sheh prodhimin e sivjetshëm dhe tregun që nuk ankohet më për mungesë qarkullimi, e kupton se ekonomia lokale ka nisur të marrë frymë ndryshe.
Mund të mos biem dakord për bindjet politike. Mund të debatojmë pafund për ideologjitë. Por askush nuk mund të debatojë me realitetin e një jete që përmirësohet.
Dje në Dibër, edhe skeptikët më të mëdhenj e thoshin hapur: “Bravo për Rrugën e Arbrit.” Dhe këtë nuk e thoshin për militantizëm, por sepse tani mund të shkojnë te prindërit e tyre për një orë. Sepse tani fermeri e nxjerr produktin në treg pa iu kalbur rrugës. Sepse tani Dibra nuk ndihet më e shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Kjo është politika e vërtetë: një tunel që shkurton izolimin, një rrugë që kthen emigrantin në shtëpi dhe një investim që i rikthen një krahine të tërë dinjitetin e humbur.
Rruga e Arbrit nuk lidhi vetëm Dibrën me Tiranën; ajo lidhi dibranët me shtëpinë, fermerin me tregun, emigrantin me kujtesën dhe një krahinë të tërë me dinjitetin që i ishte mohuar për dekada.
Sot Dibra nuk është më fundi i hartës. Është një zemër që rreh fort në trupin e Shqipërisë./ CNA
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...