Idhujtarët e idhujtarizmi nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë!
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...

Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa herë që bëhet fjalë për emra që, prej veprës së tyre, janë shndërruar në sisteme referimi — po e them që në krye të këtyre radhëve se RTSH-ja, pra Radiotelevizioni Shqiptar, që formalisht konsiderohet institucion publik, i ka një “këngë” borxh Zhulianës së këngës.
Një borxh artistik. Një borxh kujtese. Një borxh nderimi. Borxh kulture.
Po e thjeshtëzoj mendimin: RTSH duhet të organizojë një koncert-recital me krijimtarinë më të mirë të poetes Zhuliana Jorganxhi, në mënyrë që tetëdhjetëvjetori i lindjes së saj, që mbërrin pas pak muajsh, të shënohet ashtu siç e meriton poetja e këngës, por edhe të gjithë ata që i kompozuan, i kënduan, i orkestruan dhe i shoqëruan këngët me tekstet e saj. Dhe jo vetëm sepse ajo punoi për vite me radhë në atë institucion, por sepse aty, mes studiove, regjistrimeve, orkestrimeve, këngëtarëve dhe kompozitorëve, ajo shkroi vargje që më pas u bënë këngë; këngë nëpër të cilat kaloi jo vetëm jeta e saj, por edhe memoria emocionale e disa brezave që e deshën dhe vazhdojnë ta duan këngën e bukur të Zhulianës së këngës.
Ka krijues që nuk mbeten vetëm autorë të një vepre, por bëhen pjesë e mënyrës se si një shoqëri e ndien veten. Në këtë kuptim, Zhuliana Jorganxhi nuk përfaqëson thjesht një emër të rëndësishëm të historisë së këngës shqiptare, veçmas në RTSH, por një nga ato prani krijuese që kanë ndihmuar në formësimin e vetë ndjeshmërisë sonë kolektive. Nëpërmjet vargut të saj, kënga shqiptare bëri të veten jo vetëm tekstin, por edhe një gjuhë të brendshme të ndjenjës; një mënyrë më të përkorë, më njerëzore dhe estetikisht më dinjitoze për të artikuluar dashurinë, mallin, dhimbjen dhe kujtesën.
Në krijimtarinë e poetes Zhuliana Jorganxhi, fjala nuk vjen si ornament retorik, por si domosdoshmëri e ndjeshmërisë. Poezia e saj nuk synon imponimin e figurës, por kthjelltësinë e emocionit. Pikërisht këtu qëndron edhe forca e saj më e qëndrueshme artistike: në aftësinë për ta ruajtur ndjenjën nga tepria, për ta mbajtur emocionin larg sentimentalizmit dhe për t’i dhënë gjuhës poetike një finesë që nuk ka nevojë të shpallet për të qenë e pranishme.
Në traditën më të mirë të këngës shqiptare, poezitë e Zhuliana Jorganxhit (dhe jo vetëm, po për arsye etike nuk po i përmend emrat e tjerë), mbeten poezi të bukura edhe pa muzikën. Ato nuk jetojnë vetëm sepse janë kënduar, por sepse mbajnë brenda tyre edhe ritmin dhe melodinë e vetë ndjenjës dhe shpirtit të poetes.
Kjo është prova më e qartë se kemi të bëjmë me poezi autentike, me një ligjërim lirik që nuk e kushtëzon ekzistencën e vet nga melodia, por e pranon atë si zgjerim të natyrshëm të saj.
Sepse në rastin e Zhuliana Jorganxhit, kënga nuk është thjesht “veshje muzikore” e poezisë. Fjala dhe muzika nuk qëndrojnë në marrëdhënie nënshtrimi ndaj njëra-tjetrës, por në një ekuilibër të rrallë estetik, ku kuptimi lind pikërisht nga bashkëjetesa e tyre harmonike.
Kjo është arsyeja pse krijimtaria e saj nuk mund të reduktohet vetëm në historinë e muzikës së lehtë shqiptare. Ajo i përket po aq historisë sonë poetike dhe kulturore. Nëpërmjet saj, kënga shqiptare arriti të ruajë për një kohë të gjatë një marrëdhënie organike me poezinë, me ndjeshmërinë dhe me idenë e bukurisë artistike si formë e qytetërimit shpirtëror.
Dhe pikërisht këtë duhet të synojë edhe koncerti i nderimit që po propozoj (mbase në RTSH e kanë menduar më parë nga sa po e shpreh unë këtë ide).
Sepse jetojmë në një kohë kur kënga shqiptare, në jo pak raste, duket sikur po e humbet marrëdhënien me poezinë, me frymëzimin dhe me vetë ndjenjën; një kohë kur fjala shpesh reduktohet në ritëm pa kujtesë dhe tingulli në efekt pa përmbajtje.
Në këtë kontekst, një koncert-recital me krijimtarinë e Zhuliana Jorganxhit nuk do të kishte vetëm vlerën e një nderimi të merituar për një autore të shquar. Ai do të përfaqësonte edhe rikthimin e një reference artistike, të një standardi estetik dhe kulturor për vetë idenë e këngës shqiptare.
Sepse duke iu kthyer një krijimtarie ku fjala kishte peshë poetike dhe muzika mbante dinjitetin e emocionit, RTSH-ja, krahas nderimit për poeten e këngës, do të rikthente edhe vetë referencën e cilësisë dhe të shijes artistike në raport me këngën shqiptare. Ajo do ta vinte veten përballë një standardi që dikur e ka pasur dhe që, duke e synuar sërish, nuk nënkupton kthim pas, por ripohim të rolit kulturor dhe të autoritetit estetik që një institucion publik duhet të përfaqësojë.
Një mbrëmje për Zhuliana Jorganxhin, në këtë kuptim, do të ishte edhe një akt vetëdijeje kulturore. Një mënyrë për t’i kujtuar vetes se arti nuk jeton nga zhurma e çastit, por nga ajo ndjenjë e vërtetë që arrin t’i mbijetojë kohës.
Sepse në fund, kjo është ajo që ka bërë Zhuliana Jorganxhi: i ka dhënë ndjenjës shqiptare një mënyrë për të kënduar veten.
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...