Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...

U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme antikomuniste e Spaçit më 21 maj 1973.
Të burgosurit politikë, të dërrmuar nga punët e rënda, kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatërrimi i orientuar e i komanduar i personalitetit njerëzor, shpërthyen në një revoltë të paparë masive, e cila do të jetojë gjatë në memorien kolektive se gjunëzoi dhe tronditi pushtetin terroristit të Enver Hoxhës, stalinistit të fundit në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore.
Të burgosurit politikë nuk mund të pranonin që flamuri kombëtar kuqezi, flamuri i Skënderbeut, i Ismail Qemalit e Isa Boletinit të njollosej me yllin e bolshevizmit. Në atë revoltë me përmasa botërore u hodh për herë të parë simboli i demokracisë dhe lirisë, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.
Këto shqiponja të lirisë ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist. Për tri ditë u valëvit në Spaç të Mirditës flamuri kombëtar falë qëndresës mbinjerëzore që treguan shqiponjat e lirisë përballë plumbave dhe forcave të shumta ushtarake. Këta shqiptarë trima patën për armë “Qëndresën”, për plumba patën “Vullnetin”, xhelatët kishin armë, plumba, mjete luftarake, forca të armatosura deri në dhëmbë. Për tri ditë vullneti dhe qëndresa triumfuan mbi armët dhe plumbat e diktaturës komuniste.
Për tri ditë u valëvit flamuri kombëtar në Spaç të Mirditës. Mbas tri ditësh lirie revolta antikomuniste e Spaçit u shtyp me dhunë e gjak nga trupat ushtarakë të një shteti diktatorial. Nxitësit e saj, organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë, u ndëshkuam me tortura çnjerëzore me rritje e ridënime në birucat e Degës së Mbrendshme Rrëshen, dhe të kampit çfarosës, ku katër heronjtë tanë Hajri Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja u dënuan me pushkatim, sot këta heronj na bëjnë krenarë që mbrojtën flamurin, që shqiponjat e lirisë që përballuan vuajtjet, torturat staliniste, dhe i treguan Shqipnisë se Liria është shenjtëria e Atdheut. Dhe poeti i madh Haveli shqiptar pjesëmarrës në atë revoltë, Havzi Nela, do të krijonte poemën dhe do ta memorizonte në vargje këtë ngjarje heroike. “E duam Shqipërinë si Europa” e përsëritën në '90 studentët e dhjetorit, për katër ditë rresht në Qytetin Studenti, por mbas katër ditësh, situatën e morën në dorë politikanët e ideologjizuar të komunizmit dhe formalisht krijuan parti politike sikur po ndërtonin demokraci, sikur ishin antikomunistë, shanin çdo orë diktatorin, dhe diktaturën e mbronin dhe mbrojnë edhe sot mbas tri dekadave pa e dënuar me ligj. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia".
Sot klasa politike shqiptare e post-'90 ka dështuar në ndërtimin e demokracisë, se ajo nuk u shkëput nga ideologjia komuniste. Kjo klasë politike ndërtoi jo shtet të së drejtës, por shtet të korruptuar. Sot është i vetmi shtet në Europë që s'ka prona, shqiptarët pronarë të ligjshëm, dhe të trashëguar, janë pa pronat e tyre, dhe shteti s'ka pronën e vet shtetërore, pronat në Shqipëri janë marrë jo me forcë si në diktaturën e Enver Hoxhës, por me ligjin 7501 të PS e PD.
Për çdo gjë flitet në Shqipëri, vetëm për të kaluarën diktatoriale nuk flitet. Jepen filmat e realizmit socialist në TV kombëtare, artistët që përbuzën antikomunistët nderohen, dhe ata nuk morën gjatë tri dekadave t'u kërkonin falje për përçmimin që u bënë këtyre shqiptarëve antikomunistë që e përballuan diktaturën edhe me humbje jete! Opozita nga antikomuniste në '90 në 2026 është kthyer fasadë e këtij pushteti politik nga më të korruptuarit në Europë që drejtohet nga një mazhorancë që mbron me fanatizëm ideologjinë e diktaturës duke mohuar të drejtat dhe liritë e antikomunistëve.
Sot nuk flitet për 6000 burra, gra e fëmijë të pushkatuar dhe që u ka zhdukur kufomat diktatori, as për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet shfarosëse të komunizmit, as për zhdukjen e mijëra institucioneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe ka 35 vite që kjo mazhorancë, dhe kjo opozitë nuk ka ndërgjegjësimin t'i dënojë këto krime, por vazhdojnë propagandën në nderim të diktatorit Hoxha. Ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ia kaluam drejtësisë ta dënojë krimin enverist. Ne përçuam paqen, politika e majtë përçon urrejtjen. E ashtuquajtura e djathta hesht.
Këtë përvjetor ne po e kremtojnë në një situatë politike të turbullt ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarve. 53 vite akuzat e diktaturës për Spaçin nuk qëndrojnë, por Partia Socialiste komuniste, dhe Partia Demokratike heshtin për akuzat e Spaçit dhe nuk i nderojnë Pal Zefin, Hajri Pashain, Dervish Bejkon, e trimin 20-vjeçar Skënder Dajën. Por nderojnë marksistë –leninistët e fundit të diktaturës.
Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera në Ballkan mbas një rezistence gjysmëshekullore ndaj pushtuesve sllavë, luftuan dhe fituan lirinë e tyre, por qarqet antishqiptare sllave duan ta njollosin luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjyqe formale në Hagë. Sot në Hagë nuk dënohen Presidenti Thaçi, as kryetarët e Kuvendit Krasniqi dhe Veseli, as Komandanti hero Selimi, por duan të dënojnë lirinë e Kosovës, sllavo-maqedonasit duan të dënojnë gjuhën shqipe, atë gjuhë më të vjetrën në Europë. Koha i zhduku shumë perandori të fuqishme, por kombin shqiptar nuk mundi dhe as nuk do të mund ta asimilojë. Akuzat nuk qëndrojnë se ata mbrojtën popullin dhe shtetin e tyre. Liria ka një emër, në Shqipëri Spaç-në Kosovë UÇK.
Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegur për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja është grabitur nga oligarkët e pseudopolitikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë!
Sot UÇK që mbrojti popullin shqiptar të Kosovës po gjykohet në Hagë. Pse, se mbrojti lirinë, se u mbrojte nga gjenocidi serb. Europa për tri dekada hesht ndaj gjenocidit komunist në Shqipëri, dhe ndaj gjenocidit serb në Kosovë. Si mund t'i mohosh një populli nga më të vjetrit në Europë gjuhën shqipe, siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut. Çdo shqiptar është i vetëdijshëm se pa mbrojtur demokracinë ne nuk kemi liri!
Sot në këtë ditë të shënuar të 53-vjetorit të Spaçit ne nderojmë 4 heronjtë e Spaçit që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve dhe flamurin kombëtar, dhe përkrah tyre mbrojmë luftëtarët trima të Kosovës kreshnike, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, e Rexhep Selimin, që gjykohen në Hagë pa akuzë. Akuzat mbas 53 vitesh nuk qëndrojnë as në Spaç, as në Hagë! Sot në këtë 53-vjetor të Spaçit dhe gjykimit në Hagë na vijnë në mendje thirrja e Nënë Terezeës, e cila sot është e Shenjta Terezë kur në Rinas në vitin 1997 tha:
O Zot, Hiqja mallkimin tand Popullit Shqiptar!
Spaçi është fitimtar mbi diktaturën, në Hagë Liria e Kosovës do të fitojë!
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzici...
Dje, një djalosh i ri, rreth 19-20 vjeç, kishte publikuar ...
Dy herë përsëriti Edi Rama sot një gënjeshtër aq të pacipë...
Të premten u nisa drejt bregdetit të jugut.Sapo kalova Pal...
Nji popull mundet me e përqafu nji ideologji vetëm atëherë k...
Në debatin bashkëkohor mbi letërsinë, një nga ngatërresat ...
Shqiptarët mund të mos ndërtojnë dot institucione serioze....
Një studim i ri i nisur në muajin gusht 2025 dhe i publiku...
Ka një tingull të veçantë 24-orëshi në Tiranë. Është ting...
Goditini mësuesit! Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini.....
Vjen një çast në çdo histori politike kur metaforat filloj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...