web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sprova e Gjykatës së Lartë, ruajtja e barazisë përpara ligjit

25 Maj 2026, 21:07, Opinione CNA

Sprova e Gjykatës së Lartë, ruajtja e barazisë përpara

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së Lartë vetëm një alternativë juridikisht koherente. Ajo duhet të bëjë një arsyetim më të zgjeruar mbi raportin mes të drejtës për t’u zgjedhur dhe masës së sigurimit, por duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Kjo sepse vetë Kushtetuesja nuk rrëzoi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për veprat penale, nuk e shpalli antikushtetuese masën e sigurimit dhe as nuk konstatoi arbitraritet në arrestimin e Erion Veliajt. Ajo kërkoi vetëm që Gjykata e Lartë të arsyetonte proporcionalitetin e masës në raport me statusin e tij si kryetar bashkie i zgjedhur.

Por pikërisht këtu qëndron kufiri që Gjykata e Lartë nuk mund ta kalojë. Nëse ajo do të arrinte në përfundimin se masa duhet zbutur apo hequr për shkak të mandatit politik të Veliajt, atëherë do të krijonte de facto një imunitet për zyrtarët e zgjedhur. Një privilegj të tillë as Kushtetuta dhe as ligji shqiptar nuk e njohin.

Parimi i barazisë para ligjit nuk lejon që mandati politik të shërbejë si mburojë ndaj masave të sigurimit penal. Përkundrazi, vetë reforma në drejtësi u ngrit mbi idenë se pushteti politik nuk mund të prodhojë paprekshmëri penale.

Prandaj, Gjykata e Lartë praktikisht ka vetëm një rrugë. Ajo duhet të arsyetojë pse e drejta për t’u zgjedhur nuk është absolute dhe pse, në prani të dyshimit të arsyeshëm dhe nevojave të procedimit penal, masa “arrest në burg” mbetet proporcionale edhe ndaj një funksionari të zgjedhur. Çdo zgjidhje tjetër do të krijonte një standard privilegjues për pushtetin politik, të panjohur nga rendi kushtetues shqiptar./CNA





10:30 Opinione Ardi Stefa

Skllevërit e lumtur

Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...

Lajmet e fundit nga