35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...

Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në këtë mbretëri narkosi?
Dhe pasqyra, e lodhur nga gënjeshtrat që i fryhen çdo ditë mbi xham, nuk pati më nevojë as t'i përgjigjej kësaj pyetjeje retorike.
Të gjithë ata që guxuan të thoshin “dua të garoj”, u shpallën të papërshtatshëm. Disa u kthyen menjëherë në tradhtarë, të shitur, të kapur nga krimi, nga armiku, nga djalli vetë. Në këtë teatër grotesk, kandidati nuk kishte kundërshtarë; kishte vetëm armiq për t’u zhdukur politikisht.
Dhe kështu mbeti vetëm. Një “garë” me një vrapues. Një referendum me një emër. Një demokraci ku kutia e votimit kishte më shumë rëndësi sesa vota vetë.
Dhe prapë frikën e kishte se do dilte i dyti. Ashtu sikundër doli...
Ironia nuk përfundon këtu.
Megjithëse do fitonte edhe sikur një militant i vetëm të hidhte goglën në kuti, u kërkuan dhoma të fshehta, kuti të vulosura, procedura sigurie sikur po zgjidhej fati i planetit. Të dukej sikur jashtë selisë prisnin miliona njerëz për të rrëzuar diktatorin me një fletë votimi.
Pastaj erdhi kulmi i komedisë: zgjedhjet “më demokratike”. Pastaj “referendumi historik”.
Kur u shty orari edhe me një orë, mendova se mos fluksi ishte aq i madh sa komisionerët do numëronin votat nja një javë. Ndoshta duhej të sillnin edhe numërues nga NASA për të përballuar ortekun e votuesve.
Por jo.
Rezultati doli për më pak se 30 minuta. Aq shpejt sa dukej sikur votat kishin lindur të numëruara.
Dhe pastaj ai momenti melodramatik: buza që dridhej nga emocioni, zëri që përpiqej të dukej i mallëngjyer nga “besimi i demokratëve”. Një aktor që luante rolin e njeriut të votuar nga populli, ndërsa publiku shihte qartë se ishte vetëshpallur fitues në një pasqyrë ku shfaqej vetëm fytyra e tij.
Madje tha edhe se regjimit, kundërshtarit politik dhe shokëve të tij u ishte prishur gjumi.
Në fakt, gjumi u prishet zakonisht atyre që kanë frikë nga gara. Jo atyre që garojnë vetëm.
Kur nuk e urojnë as partitë “simotra”, thotë se “as unë nuk i kam uruar ata”. Një krenari fëminore, si ai nxënësi që mburret se nuk e përshëndeti askush në klasë sepse as ai nuk i përshëndet të tjerët.
Por kur e uroi kundërshtari politik…, heshti. Aty pasqyra nuk kishte më ç’të thoshte.
Dhe pasi militantët brohoritën, pasi u shpall referendumi, pasi u shit si triumf historik një votim pa kundërshtarë, ai ua preu krahët vetë pasuesve të tij: “Edhe 13 vite në opozitë.”
Një lider normal do premtonte fitore. Ky premtoi rezistencë biologjike deri në moshën 95-vjeçare, duke u krahasuar me një “shok pa emër”, që u bë kryeministër në moshën 95- vjeçare.
Dhe aty kuptohet tragjedia. Nuk ka më parti që luftojnë për të ardhmen. Ka oborre ku një njeri flet me pasqyrën e vet dhe turma duartroket reflektimin.
“O tempora, o mores!”
Sa e trishtë është koha kur edhe humbja shitet si fitore, vetmia si referendum dhe rikonfirmim, frika nga gara si demokraci./ CNA
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Kuvendi i Shqipërisë ka një nivel intelektual shumë të ulë...
Më pyeti sot një maturante se përse ka kaq vite që “Pallat...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...