Protestat e PD-së prodhojnë veç “viktima”
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...

Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Haxh, brenda një rituali fetar të strukturuar dhe me ngarkesë të plotë fetare, përbën një provokim kushtetues në kuptimin më të thellë të fjalës, pasi shfaqet si cënim i hapur i parimit të laicitetit dhe mënyrës së përfaqësimit simbolik të shtetit prej Kryetarit të Shtetit.
Në një republikë kushtetuese, Presidenti nuk është individ privat që qëndron paralel me funksionin e tij institucional.
Ai është figura që mishëron unitetin e popullit dhe unitaritetin e shtetit përtej dallimeve politike, shoqërore dhe fetare.
Pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfaqëson vetëm veten, por një hapësirë të përbashkët ku asnjë qytetar nuk duhet të ndihet i përjashtuar për shkak të bindjeve të tij.
Laiciteti i shtetit, i sanksionuar në Kushtetutë, nuk është një formulë neutrale deklarative, por një parim strukturor që organizon marrëdhënien midis pushtetit publik dhe fesë. Ai nuk kërkon vetëm mosndërhyrje të fesë në shtet, por edhe mosidentifikim të shtetit me asnjë formë fetare në hapësirën e përfaqësimit të tij. Në këtë kuptim, neni 10 i Kushtetutës dhe neni 86 i saj, që e përcakton Presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit, funksionojnë si pjesë të një tërësie të vetme normative: garantimit të neutralitetit simbolik të shtetit.
Haxhi nuk është një ngjarje neutrale kulturore, por një ritual i strukturuar fetar i Islamit, një nga pesë shtyllat e tij, ku përmes riteve të standardizuara në Mekë shprehet devocioni dhe barazia e besimtarëve përpara Zotit.
Është një akt me densitet të lartë fetar, ku forma dhe kuptimi nuk mund të ndahen pa e zbrazur vetë përmbajtjen e tij.
Pyetja kushtetuese lind pikërisht në këtë pikë: çfarë ndodh kur figura e Kryetarit të Shtetit që përfaqëson shtetin laik jo vetëm shfaqet, por edhe bëhet bartës i besimit brenda një hapësire të tillë simbolike fetare?
Në të drejtën kushtetuese moderne, veçanërisht në traditat që i kushtojnë rëndësi neutralitetit shtetëror, nuk është vetëm qëllimi subjektiv i aktit ai që ka rëndësi, por edhe efekti i tij objektiv në hapësirën publike.
Presidenti nuk është thjesht individ biologjik, por trup institucional i ekspozuar, ku çdo gjest, prani dhe shfaqje prodhon kuptim shtetëror.
Këtu lind edhe provokim kushtetues, i cili nuk është një kategori juridike e mbyllur, por mënyrë analitike për të përshkruar momentin kur Kushtetuta nuk respektohet.
Sepse Kushtetuta nuk është vetëm tekst normativ; ajo është edhe rend simbolik. Dhe ky rend kërkon që pushteti publik të mos prodhojë identifikim fetar në asnjë formë të dukshme përfaqësimi. Kur ky kufi bëhet i paqartë, edhe pa një akt të shprehur juridik të ndaluar, atëherë nuk kemi thjesht debat interpretimi, por një zhvendosje të ngadaltë të kuptimit të vetë neutralitetit.
Në këtë kuptim, problemi nuk është besimi i Presidentit, as e drejta e tij për të marrë pjesë në një ritual fetar si qytetar.
Problemi është kur ky besim shfaqet përmes Kryetarit të Shtetit dhe fillon të lexohet si shenjë e shtetit. Sepse në atë moment, shteti bëhet i diskutueshëm në simbolikën e tij. Nga ky moment, çështja nuk mbetet e izoluar.
Nëse sot normalizohet kjo formë e shfaqjes simbolike fetare në figurën e Presidentit te Republikës, atëherë nuk kemi të bëjme me një rast, por krijojmë precedent. Dhe në logjikën e shtetit kushtetues, precedenti nuk është thjesht përsëritje, por transformim i standardit të normë.
Nëse ky kufi relativizohet për një formë të caktuar besimi, atëherë hapet shtegu që në të ardhmen të kemi shfaqje të ngjashme simbolike edhe në raport me forma të tjera besimi. Kësisoj, një President mund të perceptohet si i mangët në përfaqësim nëse nuk shfaqet simbolikisht afër një tradite të caktuar fetare, ose mund të gjendet nën presion për të prodhuar ekuilibra të dukshmërisë fetare për hir të një neutraliteti të keqkuptuar si simetri simbolike.
Në një zhvillim të tillë, neutraliteti shtetëror humbet përmbajtje. Ai pushon së qeni përjashtim i identifikimit fetar dhe fillon të bëhet administrim i tij. Shteti nuk qëndron më jashtë simbolikës fetare, por fillon ta menaxhojë atë përmes figurës së vet më të lartë, Presidentit të Republikës. Dhe kjo është zhvendosja më e heshtur, por edhe më e thellë dhe më e demshme: nga shtet laik në shtet simbolikisht fetar.
Në fund, çështja nuk është nëse Presidenti mund të jetë besimtar apo të marrë pjesë në Haxh. Çështja është çfarë ndodh me kuptimin e institucionit të Presidentit kur kufiri midis përfaqësimit shtetëror dhe simbolikës fetare shkelet në hapësirën publike.
Sepse një republikë kushtetuese nuk rrezikohet vetëm nga shkelja e normave të saj, por edhe nga ndryshimi i mënyrës se si ato kuptohen e zbatohen.
Në këto kushte dhe pas një provokimi të tillë kushtetues, shtetëror, etik, qytetar dhe politik, çfarë i mbetet të bëjë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është të nisë menjëherë procesin e shkarkimit të Haxhi Bajram Begajt nga detyra e Presidentit të Republikës.
Sepse Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbrojë laicitetin dhe nderin e shtetit.
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
U mbushën 53 vite që kur u zhvillua revolta e famshme anti...
Sistemi ndërkombëtar po kalon një fazë të thellë tranzicio...
Skllavëria më e rrezikshme nuk është ajo me zinxhirë që ki...
Në historinë e rezistencës shqiptare kundër pushtimit fashis...
Depersonalizimi dhe dehumanizimi janë dy nga format më të ...
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gj...
Në zonën e mbrojtur natyrore Pishë Poro-Nartë është duke u...
Sipas propagandës së qeverisë, Brukseli është shtangur nga...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...