“Rama, jep dorëheqjen”/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, si vi...
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, si vi...

Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave dhe kauzave që u përzien në të njëjtin shesh; pavarësisht se u fol për Çamërinë, për flamingot, për korrupsionin dhe kërkesën për anullimin e projektit, për betonizimin, për zonat e mbrojtura në Zvërnec e kudo në Shqipëri; pavarësisht thirrjeve nacionaliste të tipit: "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve", që sipas disa politikanëve e analistëve tingëllojnë absurde në gojën e "neokomunistëve"; pavarësisht këngëve patriotike: "Eja mblidhuni këtu, këtu!", një mesazh i vetëm arriti të depërtojë qartë: Shqipëria nuk është në shitje!
Si alarm për të gjithë.
Për qeverinë, opozitën, establishmentin, arrogancën, interesat, mungesën e vazhdueshme të transparencës, etj, etj.
Kjo u duk në reagimin e kryeministrit, i cili së bashku me njerëzit rreth tij u gjendën të befasuar nga një masivitet dhe një reagim kaq i madh qytetar e në rrjete sociale. Kryeministri mori përsipër të sqarojë vetë se nuk do dëmtohet natyra, biodiversiteti, etj...
E bëri përpara grupit parlamentar, e bëri edhe më Berat; do ta bëjë edhe në ditët në vijim.
Kryeministri foli për zhvillimin, por askush nga protestuesit besoj se është kundër zhvillimit dhe investimeve.
Numri i madh i protestuesve tregoi se, pavarësisht propagandës, indiferencës së kultivuar dhe përpjekjeve për ta paraqitur çdo kundërshtim si ekstremizëm apo nostalgji, duket se ekziston ende një pjesë e shoqërisë që nuk është dorëzuar.
Një pjesë që nuk e sheh vendin si një hartë parcelash për investitorë të privilegjuar, si një vijë bregdetare për t'u privatizuar apo si një territor ku ligji ndryshon sipas interesit të më të fortit.
Në fakt, kur qytetarët dalin për të mbrojtur një pyll, një lagunë, një copë bregdet apo të drejtën e pronës, në të vërtetë nuk po mbrojnë vetëm natyrën. Po mbrojnë idenë se vendi u përket qytetarëve dhe jo klientëve të pushtetit të sotëm apo të dikurshëm.
E bukura është se kjo protestë u organizua nga shoqëria civile. Sepse, po të kishte qenë një protestë e opozitës me këto përmasa, me këtë pjesëmarrje dhe me këtë zemërim, televizioneve do t'u ishte kërkuar të numëronin ditët e fundit të qeverisë. Analistët do të flisnin për krizë politike. Ndërkombëtarët do të pyeteshin për stabilitetin e vendit.
Por kur protestojnë qytetarët pa flamuj partie, pa autobusë të paguar dhe pa listë deputetësh në podium, pushteti përpiqet ta minimizojë ngjarjen, ndërsa opozita shpesh nuk di çfarë të bëjë me të, ndërsa mediat do të përpiqen të mos dështojnë më në misionin e tyre dhe ta paraqesin siç duhet.
Megjithatë, fakti mbetet: mijëra njerëz dolën në rrugë jo për një karrige, jo për një post dhe jo për një rotacion pushteti. Dolën për një ide më të thjeshtë dhe më të madhe njëkohësisht: për bindjen e tyre se Shqipëria nuk është mall, as aksion në bursë dhe as pronë private e askujt.
Dhe ky është ndoshta mesazhi më i rrezikshëm për opozitën që nuk është alternativë dhe për çdo pushtet që është mendon ta trajtojë vendin si plaçkë për t'u ndarë mes miqsh.
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...