Libri të ban të lirë dhe Shkodra si tempull kulture
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...

Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të krishterë, njeriu është krijesa më e veçantë e Perëndisë Trinitare (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë) dhe është krijuar sipas ikonës së Perëndisë dhe në ngjashmëri me Atë.
“Pastaj Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe" (Zanafilla 1:26-28).
Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin dhe femrën.” (Zanafilla 1:26-27)
Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë i bërë njeri, e konfirmon këtë kur thotë për njerëzimin: “Që nga fillimi i krijimit, Perëndia ‘i bëri ata mashkull dhe femër’” (Marku 10:6).
Doktrina kishtare, e mbështetur në Shkrimin e Shenjtë, është përcaktuese: “Njeriu është krijimi i veçantë i Perëndisë. Ai është i vetmi ‘i krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë’ (Zanafilla 1:26).
Njeriu u krijua binar, me dy sekse: ‘mashkull e femër Ai i bëri ata’ (Zanafilla 1:27; 2:21), dhe që të ‘shtohej dhe shumohej’ (Zanafilla 1:28). Kështu, sipas doktrinës orthodhokse, seksualiteti i përket krijimit që Perëndia e quajti ‘shumë mirë’ (Zanafilla 1:31) dhe në vetvete nuk është mëkatar.
Ai i përket natyrës së njerëzimit dhe abuzimi me të sjell mëkatin. Burri dhe gruaja, mashkulli dhe femra, janë krijuar nga Perëndia të jetojnë së bashku në një bashkim jete, dashurie dhe të qenuri. Burri është udhëheqësi në aktivitetet njerëzore; ai pasqyron Krishtin si Adamin e Ri dhe të përsosur. Gruaja duhet të jetë ‘ndihmësja’ e burrit dhe ‘nëna e të gjithë të gjallëve’. Në lidhje me marrëdhënien me burrin, ajo simbolizohet me marrëdhënien e Marisë dhe Kishës, Evës së Re, me Krishtin, Adamin e Ri.
Ndryshimet ndërmjet burrit dhe gruas janë reale dhe të pandryshueshme. Ato nuk kufizohen vetëm në ndryshimet biologjike apo fizike. Ato janë më tepër “mënyra ekzistence” brenda së njëjtës njerëzishmëri, ashtu si mund të themi që Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë “mënyra ekzistence” të ndryshme brenda së njëjtës hyjnishmëri, së bashku me Perëndinë Atë.
(Besimi Orthodhoks, Vëllimi I – Doktrina)
Kanonet kishtare, që nga koha apostolike, ndalojnë armiqësinë apo mospëlqimin ndaj gjinisë së dhënë nga Zoti sipas seksualitetit përkatës dhe çdo ndërhyrje për ndryshim në çdo formë, si kirurgjikale apo terapi hormonale, madje edhe në paraqitjen e jashtme si veshja apo sjellja që nuk i përkasin gjinisë së natyrshme të dhënë nga Zoti Krijues.
E gjithë kjo përqasje ndaj këtyre individëve, që gjen përkrahje nga shteti me ndërhyrje kirurgjikale ose hormonale për të ndryshuar gjininë e përcaktuar nga seksualiteti i lindur, është një rebelim blasfemues ndaj Krijuesit dhe vetë krijimit njerëzor si një dhuratë e Perëndisë, që nuk duhet tjetërësuar apo shëmtuar.
Kisha lejon ndërhyrjen kirurgjikale apo trajtimin mjekësor hormonal jo për të ndryshuar gjininë përkatëse, por për të nxjerrë në pah dhe korrigjuar atë gjini seksuale apo hormonale që është primare tek një i lindur me probleme interseksuale (DSD).
Kisha një person me probleme DSD e pranon dhe e pagëzon me gjininë përkatëse që i është përcaktuar nga konsulta mjekësore. Madje, edhe nëse ka bërë ndërhyrje për të ndryshuar gjininë, por është penduar, ai përsëri mund të pagëzohet duke u sjellë në komunitet sipas gjinisë me të cilën ka lindur. Por nuk lejohet të martohet, sepse ka paaftësi për martesë të lindur ose ka tjetërësuar organet gjenitale me ndërhyrje.
Pra, në thelb, Orthodhoksia respekton trupin dhe gjininë si dhuratë hyjnore, ndërsa teoritë moderne për “gender” shpesh e mohojnë këtë dhe çojnë në përçarje dhe dëm të jetës familjare e riprodhuese. Ato konsiderohen pasione dhe mëkate kundër Krijuesit dhe krijesës, që dëmtojnë jo vetëm individin, por edhe shoqërinë njerëzore, sepse fusin konfuzion, keqorientim, dëmtim të natyrales dhe promovim të denatyrales e perverses, duke humbur identitetin gjinor dhe kontributin individual e shoqëror.
Kisha Orthodhokse në përgjithësi thekson se ndarja midis identitetit personal dhe seksit biologjik konsiderohet problem shpirtëror dhe antropologjik.
E gjithë kjo përqasje edhe ligjore që po na paraqitet si kujdes i shtuar shëndetësor për këta individë, madje edhe minorenë (14–16 vjeç), që “duan” të ndryshojnë gjininë me terapi hormonale ose kirurgjikale, nuk është as rastësi dhe as empati sociale, por një axhendë e mirë menduar antihumane, që synon ta tjetërsojë njeriun e krijuar sipas ikonës së Perëndisë (Zanafilla 1:26) në një gjini ndjesore apo asnjanëse, jo reale dhe jo produktive sipas përzgjedhjes hyjnore dhe natyrore.
Kjo axhendë e LGBTQ+, që po gjen ligjërim edhe tek ne në Shqipëri, me arrogancën e shtetit dhe pa dëshirën e shumicës së shoqërisë, kërkon që njeriu i sotëm të rebelohet kundër Krijuesit, natyrës dhe rendit shoqëror humanoid mashkull-femër.
Ky fenomen rebelues, që disa sot e pranojnë ose nuk e kundërshtojnë sepse e shohin si problem periferik apo si tekë të individëve transgjinorë pa ndikim negativ në shoqëri, është shumë më serioz, sepse kur këto veprime blasfemuese bëhen ligj shtetëror, atëherë e gjithë shoqëria anatemizohet ose si thotë populli " digjet i njomi me të thatin", po ashtu nesër ky fenomen pervers mund të bëhet normë dhe trend i shoqërisë, duke çuar drejt një shkatërrimi biologjik dhe etik pa kthim pas.
Të lejosh një adoleshent 14–16 vjeç, moshë kur ai nuk konsiderohet ende i përgjegjshëm për drejtimin e një automjeti apo për të votuar ata që do drejtojnë shtetin, por të ketë mundësi “të monitoruar” që të marrë vendime për ndryshimin e gjinisë së dhuruar nga Krijuesi, prindërit dhe natyra, është sa papërgjegjshmëri e të rriturve, aq edhe kriminale.
Mosha adoleshente është një periudhë formimi të trurit, ndjenjave, seksualitetit dhe personalitetit, prandaj nuk mund të lejohen vendime me pasoja të pakthyeshme psikologjike, fizike dhe sociale.
Por pse lejohet kjo në këtë moshë?
Përkujdesje shëndetësore apo psikologjike nga shteti? Jo.
Kjo lejohet sepse dihet që kjo është mosha më e manipulueshme, ku individi mund të rekrutohet dhe tjetërësohet më shpejt nga një axhendë antihumane dhe antikrisht, për të bërë veprime të tilla ndaj vetes dhe më pas të bëhet promotor i ndryshimit të njerëzimit në çnjerëzim.
Sepse kur ai ose ajo sot manipulohet të ndryshojë gjininë e lindur, nesër mund të përdoret për të ndryshuar rendin shoqëror, kulturor dhe natyror në një shoqëri kaosi, ku nuk dallohet më natyrorja nga perversja, morali nga imoraliteti, hyjnorja nga djallëzorja.
Këta që sot trajtohen si pacientë, nesër mund të bëhen ushtria e antikrishtit, i cili do të kërkojë të sundojë popuj që nuk kanë më Zot, as gjini, as familje, as vend, as ideale. Madje nuk do të kenë më as interes për riprodhim, por do të shndërrohen në “robotë mishi”të matrikuar , të kontrolluar nga elita antikrishte, që do të dëshirojnë të sundojnë botën.
Ashtu siç është profetizuar në Bibël:
“Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti. Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij. Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrekulli të rreme, dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!” (2 Selanikasve 2:7-12)
Nëse ne, si një popull i vogël, na kërkohet të hyjmë në Evropën e madhe me këto kushte dhe ligje anti-Zot, antihumane dhe perverse, dhe nëse do t’i pranojmë me bindje kolektive, ose si kavje laburatorike ku çdo kush mund të bëj eksperimente si të doj me fëmijët tanë , apo të zbatoj axhendën e tij antihumane ,ne nuk do t’i bëjmë mirë as vetes, as fëmijëve të fëmijve tanë.
Nqs nuk do kundërshtojmë me forcë qytetare koha do ta vërtetojë shpejt se kjo nuk është rruga drejt Evropës, por drejt gropës , ose dënimit kolektiv të këtij brezi rebel (“New Age”) në të gjithë botën , sepse Krijuesi i jetës, i gjinisë mashkull femër, Zoti i dashurisë dhe drejtësisë, thotë qartë:
“Jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.” (Eksodi 20:5)
Ne Shqiptarët e kemi një pëvojë të hidhur ti rish kundra Zotit dhe urdhëresave hyjnore.
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Miratimi i Raportit për Piketat e Ndërmjetme (IBAR) në fus...
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me...
Edi Rama është kthyer në një lloj barcolete me mashtrimet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...