“Rama, jep dorëheqjen”/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, si vi...
Mijëra qytetarë kanë nisur një marshim nëpër Tiranë, si vi...

Një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohës sonë nuk është mungesa e informacionit. Përkundrazi. Njeriu nuk ka pasur kurrë në histori kaq shumë informacion në dispozicion sa sot.
Fatkeqësia me një pjesë të madhe të shqiptarëve dhe marrëdhënien e tyre me portalet apo rrjetet sociale është se një pjesë e madhe e tyre nuk lexon për të kuptuar, por për të kundërshtuar, sharë ose sulmuar.
Nuk ka rëndësi tema. Nuk ka rëndësi argumenti. Nuk ka rëndësi logjika.
Shqiptari hyn në një shkrim me mendimin e formuar paraprakisht. Ai nuk kërkon argumente. Nuk kërkon fakte. Nuk kërkon këndvështrime të reja. Ai kërkon vetëm të gjejë një fjali që mund ta përdorë si justifikim për të shpërthyer në komente.
Në një shkrim, pavarësisht temës apo këndvështrimit, në të cilin e trajton një temë duhet t’i përfshish të gjitha gjërat që lexuesit kanë në mendje apo bindje, të gjitha teoritë konspirative aë kanë dëgjuar në kafenenë e lagjes apo në tregun fshatar.
Në fakt, shpesh nuk e lexon fare shkrimin. Mjafton titulli. Ndonjëherë mjafton fotografia. Ka raste kur mjafton emri i autorit. Pastaj fillon gjyqi.
Nëse shkrimi është politik, autori duhet domosdoshmërisht të shajë Ramën nëse lexuesi është me Berishën. Ose të shajë Berishën nëse lexuesi është me Ramën. Nuk ka rëndësi tema e shkrimit. Mund të shkruash për Homerin, për Platonin, për Trojën apo për klimën. Diku duhet të futësh një sharje politike, përndryshe je mercenar dhe i dyshimtë.
Nëse shkruan për bukuritë e detit, do të dalë menjëherë dikush që do të të shpjegojë se mali është më i bukur. Nëse shkruan për malin, duhet të ofendosh detin, se do të shfaqet tjetri që do të të akuzojë se po nënvlerëson bregdetin. Nëse guxon të thuash se të dyja janë bukuri dhe pasuri të vendit, akuzohesh se po bën propagandë dhe atëherë të dy palët do të bashkohen kundër teje.
Nëse trajton konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk duhet të analizosh. Duhet të zgjedhësh një flamur dhe ta tundësh. Nëse përpiqesh të shohësh tragjedinë njerëzore në të dyja anët, menjëherë shpallesh ose sionist, ose terrorist, sipas kujt po të lexon.
Nëse flet për Izraelin, duhet ta mallkosh që të kënaqet pala pro Palestinës. Nëse flet për Palestinën, duhet të bësh të kundërtën që të mos zemërohet pala tjetër.
Nëse flet për marrëdhëniet me Greqinë, duhet të mallkosh gjithçka greke. Duhet të shash grekun për padrejtësitë e dekadave dhe njëkohësisht të duartrokasësh ata që dikur na paraqiteshin si shpëtimtarë. Nëse flet për Turqinë, duhet të ndash botën mes adhuruesve dhe urrejtësve të Erdoganit. Duhet të urresh Erdoganin sepse është afër Ramës, por të adhurosh Mitsotakin sepse, vota e tij ndihmon të hyjmë në BE.
Nëse flet për protestat për Zvërnecin të shajnë pse nuk flet për teatrin, Rrjollin, Llogoranë, armët kimike, Kosovën, korrupsionin e Belindës, kokën me cepa të politikanit, oratorinë e Zeqinesë apo njëqind fjalët që rrotullon Flamur Noka. Askush nuk ka durim për nuanca. Askush nuk pranon që realiteti është më kompleks se parullat.
Problemi është se shumë njerëz nuk e kuptojnë se një shkrim nuk është detyrimisht një deklaratë besnikërie ndaj një pale. Një autor që trajton një temë seriozisht është i detyruar të përfshijë argumentet, dyshimet, kundërshtitë dhe faktet që ekzistojnë rreth saj. Por lexuesi militant nuk e do këtë. Ai nuk kërkon analizë. Ai kërkon konfirmim të paragjykimeve të veta.
Dhe kur nuk e gjen atë, zemërohet.
Sipas kësaj logjike absurde, gazetari i mirë nuk është ai që thotë të vërtetën, por ai që thotë atë që dëshiron të dëgjosh. Analisti i mirë nuk është ai që argumenton, por ai që të përkëdhel bindjet. Autori i mirë nuk është ai që të shtyn të mendosh, por ai që të bind se ke pasur të drejtë që në fillim. Mbi të gjitha, ai që të bën të besosh verbërisht se ke gjithmonë të drejtë. Se mendimi yt është e vërteta absolute. Se çdo njeri që mendon ndryshe është budalla, i shitur, tradhtar ose armik.
Prandaj rrjetet sociale janë mbushur me njerëz që nuk diskutojnë, por shpallin verdikte, që nuk debatojnë, por etiketojnë. Që nuk argumentojnë, por ulërasin. Çdo temë përfundon në të njëjtën baltë: tradhtarë, mercenarë, të shitur, patronazhistë, sorosianë, berishistë, rilindas, antikombëtarë e armiq.
Kjo është tragjedia e rrjeteve sociale. Ato u krijuan si hapësira komunikimi dhe shkëmbimi idesh, por janë shndërruar në tribuna ku secili ngjitet për të shpallur si çështje kombëtare gjatësinë e hijes së vet dhe se vetëm ai mendon lirshëm, ndërsa të gjithë të tjerët janë të manipuluar.
Prandaj portalet prodhojnë gjithnjë e më pak mendim dhe gjithnjë e më shumë zhurmë dhe janë shndërruar në tribunën ideale ku çdo njeri mund të flasë pa ditur, të gjykojë pa kuptuar dhe të dënojë pa lexuar.
Ndaj problemi më i madh nuk është se ka shumë njerëz që nuk dinë. Problemi është se ka shumë njerëz që nuk dinë dhe njëkohësisht janë absolutisht të bindur se dinë gjithçka dhe se zhurma është argument.
Kjo është formula perfekte për të vrarë çdo debat, çdo reflektim, çdo mundësi dhe vullnet për të kuptuar realitetin.
Realitetin, në të cilin hyjnë jo për të mësuar diçka. As për të kuptuar. As për të shkëmbyer ide, por për të nxjerrë mllefin, komplekset e urrejtjen dhe për të fituar një debat për diçka që as e dinë as e kanë lexuar kurrë./ CNA
Pavarësisht kaosit të mesazheve, banderolave, pankartave d...
Rrëmbimi dhe dhunimi i pamëshirshëm i një qytetari protest...
Sipas Shkrimit të Shenjtë, që përbën themelin e besimit të...
Do të kisha dashtë me e mbajt këtë kumtesë të shkrume në t...
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë...
Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje kërcënuese, që presin në ...
I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e so...
Evropa po përballet me një rritje të ndjeshme të gjuhës së...
Debati që shpërtheu pas një shkrimi që unë publikova mbi p...
Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të për...
Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në...
Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e protestës s...
Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në kët...
Nën ethet e trashësisë së halleve Edi Rama e ndali dalldin...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në thelb, i lë Gjykatës së...
Bëra një shënim, sapo mësova për ngjarjen e rëndë në rrugë...
Ka ditë në politikë kur zhurma e debateve televizive, cini...
U shënua viktima e radhës, fatkeqsisht është një fëmijë ve...
Pa dashtë me e kthy në një debat — siç ndodh rëndom sa her...
A është normale që një parti, që pretendon se solli demokr...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...