web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rihapet pas tre vitesh Muzeu Etnografik në Berat/ Objekti shfaq rreth 1,300 objekte të traditës qytetare beratase

30 Maj 2026, 13:42, Kulturë CNA

Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pas një procesi restaurimi që zgjati mbi tre vite. Objekti, që shërben si një shtëpi muze për traditën qytetare beratase, është rikonceptuar për të pritur fluksin e sezonit të ri turistik.

Ndërhyrjet në këtë muze kanë përfshirë restaurimin dhe konservimin e godinës, si dhe rifreskimin e sistemit të ndriçimit dhe të mënyrës së ekspozimit të koleksioneve.

Hapësira tashmë përmban rreth 1,300 objekte që dëshmojnë mënyrën e jetesës, zejet dhe kulturën ndër shekuj të banorëve të qytetit.

Krahas ekspozimit të objekteve historike, muzeu do të përdoret edhe për aktivitete edukative dhe promovuese të artizanatit, duke u bërë pjesë e ofertës kulturore të Beratit për vizitorët vendas dhe të huaj. /CNA





Lajmet e fundit nga