
Këtë të shtunë të 23 majit u nda nga jeta aktori i mirënjohur Birçe Hasko.
Hasko u lind në Dukat të Vlorës më 15 mars 1942. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punoi si mësues në Memaliaj, ku dhe u angazhua me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 filloi studimet në degën e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve.

Pas diplomimit u mbajt si pedagog pranë këtij instituti, ku dha për disa dekada lëndën e ‘Mjeshtërisë së Aktorit’. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor”.
Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.

Po ashtu, Hasko la gjurmë edhe në kinematografinë shqiptare, me interpretimin e dhjetëra roleve. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.

Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009.

Në vitin 1976 iu dha urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar” dhe në vitin 2002 mori titullin “Mjeshtër i Madh”./CNA
Nëntori i vitit 1943 e gjeti Shqipërinë në një kaos të plo...
Bëhet fjalë për një dokument arkivor i cilësuar "SEKRET", ...
Ditën e djeshme është zhvilluar Kuvendi VII i Riorganizimi...
Në kuadër të “Javës së Europës 2026”, në Galerinë e Arteve...
Një moment i jashtëzakonshëm për artin dhe talentin shqipt...
Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë është kthyer këto di...
Duke menduar se 85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Koço K...
....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën ...
Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall v...
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësis...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...