web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dedikuar aktorit të paharruar Shpëtim Shëmili në ditëlindjen e tij

15 Maj 2026, 20:43, Kulturë Pirro Minella

Dedikuar aktorit të paharruar Shpëtim Shëmili në

....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën 15 Maj 1941 në qytetin e Tiranës. Mbaruat Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan nga viti 1953 deri më 1957. Filluat punë si arsimtar për afro tre vjet, si mësues në Shtërmen e Cërrik të rrethit të Elbasanit.
Por në vitin 1960 konkuruati dhe fituat te drejtën për të vazhduar studimet e larta për aktor në fakultetin “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Në vitin 1964 mbaruat studimet me rezultate mjaft të mira dhe po këtë vit u emëruat aktor pranë Teatrit Profesionist “Skampa” të qytetit të Elbasanit.

Rolet e tua të para datojnë në vitin 1964, 1965 në dramën e Xhemal Brojës “Linda”, ku interpretuat rolin e inxhinier Pirros dhe në komedinë e autorit Viktor Eftimiu “Njeriu që pa vdekjen me sy”, ku interpretuat në mënyrë te shkëlqyer rolin e Vagabondit, në të cilën vetë i madhi Viktor Eftimiu ju vlerësoi Ju i dashur Shpëtim sii një figurë me vlera të mëdha artistike.
Ju përkushtuat tërësisht teatrit e skenës dhe deri në çastet e fundit të jetës tuaj të shkurtër ku realizuat me dhjetra figura artistike e personazhe, të cilët kanë mbetur në mendjen e spektatorëve elbasanas.

Përgjatë karrierës tuaj artistike keni qënë një nga figurat kryesore të teatrit “Skampa” Elbasan, si aktor, dramaturg, regjisor dhe drejtues.
Keni interpretuar me sukses mbi 60 role në teatrin “Skampa” Elbasan në komedi e dramë, të cilat u takojnë pjesëve më të mira të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore.
Pikërisht në këtë fuksion drejtues jemi njohur ne të dy. Unë isha Shef Finance ne Bashki Elbasan....

Dedikuar aktorit të paharruar Shpëtim Shëmili në

Më lejoni ju miqtë e mi elbasana tju sjell ato impresione për mikun tonë të nderuarin Shpëtim Shëmili:

... "Zeri kumbues i te madhit Shpetim Shëmili..."

...Pasi fillova detyren si Shef Finance ne Bashkine Elbasan, u ula shtruar me Kryetarin e Bashkise te nderuarin Emin Haxhiademi, per te kordinuar problemet qe hasnim ne Bashki dhe fondet e pakta qe kishim te ne dispozicion nga buxheti i iratuar. U njoha me strukturen e njesive vartese te Bashkise me problematiken e tyre dhe me mundesinte e pakta per te zgjidhur ato probleme...
Kishim ne vartesi edhe institucionet kulturore si Teatri Skampa, Estrada e Qytetit dhe disa te tjera. Kuptohet ne nje kohe te dyte shkova ne institucionet perkatese per ti njohur nga afer si personel por edhe disa problematika qe mund ti jepja zgjidhje. Nje dite ne mengjes u ktheva ne Teatrin Skampa nuk i gjeta aty personelin, por si zakonisht ishin ne kafen ngjitur aty. Hyra dhe i takova me rradhe Drejtor ne ate kohe ishte i madhi Shpetim Shmili, me ate ze aq te mrekullueshem, takova te madhin Demir Hyskja dhe artistin tjeter qe une e pelqeja shume Astrit Cermen, dhe personelin tjeter te teatrit . Me afruan edhe mua kafe dhe fernet dhe pastaj u ngjitem lart ne zyren e Shpetimit. Sic ishte shume impulsiv filloi menjehere me ankesat kuptohet ne drejtim te buxhetit te akorduar.E degjova me vemendje dhe ai me ngriti disa probleme sidomos mungesa e nje fonie te mire, e rregullimit te skenes se kishte filluar dyshemeja te kalbej, plotesimi i garderobes e disa ceshtje te tjera. Me shefen e finances Fluturen i i thashe te gjitha keto probleme ti permblidhte ne nje shkrese dhe ti protokollonte tek ne ne Bashkidha.Por nje gje ja thashe qysh aty une do te gjej fonde per ti mbuluar keto shpenzime dhe i thashe nje shkak me shume ishte pikerisht Shpetim Shmili, si artist qe e adhuroja shume. E disktuova dhe me Kryetarin problematiken e ngritur ne ate shkrese dhe u mundova ti siguroj ato fonde sa me shpejt. U siguruan ato fonde dhe i akorduam ne dispozicion te Teatrit, Ne nje kohe teper te shkurter shqetesimet e atyre artisteve morren zgjidhje.

Edhe një skicë ju kam dedikuar i madhi Shpëtim Shëmili:
... “Sa here te vish ketej shef e ke te paguar kafen dhe fernetin nga ne artistet..."
....Me te madhin Shpetim Shëmilin, u beme miq te mire dhe here pas here kaloja nga Teatri dhe shpesh gjendesha ne mes te artisteve me nje gote perpara.

Nje dite te bukur pasi isha kthyer nga Tirana shkova ne Teater dhe duke bere ritualin e zakonshem, u them artisteve se nga shitja e biletave kisha gjetur hapsira ligjore dhe ata do te shperbleheshin me 20 perqindje te vleres se shitjes se biletave. Nuk u besohej. Asnje deri me sot nuk kishte menduar per ta. Pas disa ditesh pasi e kisha konsumuar dhe me kryetarin e bashkise me makinen e teatrit nje mikrobuz u nisem drejt Tiranes, une shefja e finances te teatrit Flutura dhe Shpetimi ne rolin e drejtorit.

Arritem ne Teatrin Kombetar ne zyrat e tij takuam personelin administrativ. Takova shefen e finances nje bukuroshe mbi te tridhjetat, te cine e ftuam per nje kafe dhe i thashe se per se isha munduar deri aty.

Po me tha une e kam aplikuar per here te pare kuptohet me ndihmen e dikujt nga Ministria e Kultures. Na vuri perpara tere proceduren e perpiluar dhe pasi morem nje kopje u kthyem ne Elbasan.

Dedikuar aktorit të paharruar Shpëtim Shëmili në

Te nesermen ne mengjes se bashke me shefen e finances se Teatrit filluam te perpilojme dosjen perkatese. e mbaruam pas disa ditesh. Mora leje perseri nga Kryetari i Bashkise dhe shkova nje dite ne Ministrine e Kultures. Takova personat qe mund te me ndihmonin me pergezuan per iniciativen, mora mbeshtjetjen e tyre dhe pasi perpiluan edhe nje shkrese ne adrese te Ministrise se Financave dhe brenda javes shkova dhe rakordova edhe ne Ministrine e Financave dhe rreth drekes te lodhur por edhe te gezuar e kishim bere gati praktiken per ekzekutim.

Me shkrese percjellese per deget e buxhetit dhe thesarit te rrethit erdhem ne Elbasan. Kuptohet me disa peripeci te vogla nga dega e buxhetit te rrethit, se ishte hera e pare e realizuam me ne fund shperblimin e pare. Ne fillim te muajit tjeter kolektivi i Teatrit Skampa te Elbasan perfitoi te ardhurat ne baze te realizimit te shitjeve te biletave. Ne dreke pasi kishin marre shperblimin artistet si femije te gezuar me kishin ftuar per dreke aty tek turizimi i vjeter.

....Vajta me gezim dhe te them te drejten u ndjeva krenar qe atyre artisteve te medhenj si Demir Hyskja, Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Kristaq Pilo dhe shume aktoreve te tjere dhashe edhe une nje kontribut modest per te rritur prestigjin e tyre.....

..Dhe Ju sot i dashuri Shpëtim Shëmili keni datëlindjen tuaj. Le tju kujtojmë vetëm datëlindjen, aktorë si Ju kanë vetëm datëlindje ndër shekuj....





Lajmet e fundit nga