Vetëm 13 vjeçe/ Shqiptaro-kanadezja Isabel Eve pushton skenën legjendare të Arena di Verona
Një moment i jashtëzakonshëm për artin dhe talentin shqipt...
Në kuadër të “Javës së Europës 2026”, në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë u çel ekspozita multimediale “Shikim dhe Tingull”, një projekt artistik që sjell ndërthurjen e videos imersive me performancën dhe tingullin live.
Ekspozita vjen si pjesë e projektit “ANNEX”, i cili synon të promovojë aksesibilitetin dhe gjithëpërfshirjen e personave me shikim të kufizuar në jetën artistike dhe kulturore. Përmes bashkëpunimit mes artistëve pamorë dhe interpretimit vokal live, publiku u njoh me një formë ndryshe komunikimi artistik, ku imazhi dhe zëri ndërtojnë një eksperiencë të përbashkët emocionale.
Kuratorja e ekspozitës, Donika Çina, u shpreh se ideja e projektit është pikërisht bashkimi i dy gjuhëve të ndryshme artistike, asaj vizuale dhe tingullit. Ajo theksoi se projekti synon të tregojë mënyrën se si artistë që punojnë me forma të ndryshme shprehjeje mund të ndërtojnë së bashku një vepër të përbashkët artistike.
“Ky aktivitet organizohet në kuadër të Javës Europiane të Kulturës dhe është një projekt, një performancë multimediale, e cila bashkon videon imersive të krijuar nga artistë pamorë me performancën dhe sound-in live të interpretuar nga një artist i Operës, i cili nuk shikon, ka shikim të kufizuar. Gjithë ideja e projektit ka qenë pikërisht të bëjë bashkë këta dy artistë, të cilët në njëfarë mënyre punojnë me gjuhë të ndryshme: me gjuhën vizuale edhe me gjuhën e tingullit edhe të zërit. Dhe se si mund të krijohet duke pasur parasysh këto vështirësi edhe këto mungesa të të shprehurit”, tha Çina.
Sipas saj, ekspozita është pjesë e një projekti më të gjerë ndërkombëtar që synon të krijojë më shumë hapësira të aksesueshme për personat që nuk shikojnë.
“Kjo është pjesë e një projekti më të madh që quhet ANNEX, i cili i dedikohet pikërisht aksesibilitetit edhe gjithëpërfshirjes së njerëzve që nuk shikojnë në sferën e artit dhe kulturës”, u shpreh kuratorja.
Ndërkohë, tenori Diego Zelka u shpreh i emocionuar për rikthimin në Korçë dhe për këtë eksperiencë artistike të veçantë. Ai tregoi se projekti ka ardhur pas një pune të gjatë dhe se kjo është hera e parë që prezantohet në këtë formë.
“Për mua është gjithmonë kënaqësi të kthehem në Korçë për të performuar. Patjetër jam i emocionuar si para çdo performance, por çdo gjë pozitive, absolutisht. Specifikisht kjo ekspozitë është hera e parë që bëhet si ide dhe që zhvillohet deri në këtë mënyrë. Ka qenë një punë goxha e gjatë për ta bërë deri këtu dhe duke qenë që është e re, si çdo gjë e re ka nevojë për kohën e vet që njerëzit ta kuptojnë”, tha tenori Zelka.
Sipas Zelkës, publiku korçar pritet ta mirëpresë këtë risi artistike për shkak të lidhjes së fortë që qyteti ka me kulturën dhe artin.
“Mendoj që publiku korçar do ta presë shumë mirë, sepse duke qenë që kultura këtu është shumë e rëndësishme, kam përshtypjen që edhe kjo do të jetë po aq e rëndësishme dhe do të jetë një gjë shumë e bukur”, u shpreh tenori.
Tenori shpjegoi gjithashtu rolin e tij në performancë, ku zëri shërben si elementi që lidh gjithë eksperiencën vizuale.
“Unë jam zëri i gjithë kësaj performance. Pra imazhet që do të shfaqen do të kenë disa pjesë të kënduara nga unë, të lidhura në një të vetme”, tha ai.
Ekspozita “Shikim dhe Tingull” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 22 maj në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, duke sjellë një qasje bashkëkohore mbi artin dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes kulturore./CNA
Një moment i jashtëzakonshëm për artin dhe talentin shqipt...
Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë është kthyer këto di...
Duke menduar se 85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Koço K...
....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën ...
Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall v...
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësis...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Sot UNESCO shpalli 12 gjeoparqe të reja, duke e çuar numri...
23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Libri...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Bashkisë Dropull ë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...