Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...

Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë është kthyer këto ditë në një hapësirë ku arti vizual komunikon përmes formës, dritës dhe materialit. Ekspozita “Gjurmë, Dritë, Formë, Jetë” sjell për publikun një bashkëpunim artistik mes skulptorit Vladimir Topi dhe artistit grafik Gentian Zeka, dy emra të njohur të artit pamor, të cilët prezantojnë punime të realizuara ndër vite.
Në këtë ekspozitë ndërthuren skulptura në dru dhe grafika moderne, duke krijuar një dialog artistik mes dy gjinive të ndryshme, por që sipas autorëve mbështeten mbi të njëjtin koncept krijues. Punimet e ekspozuara përcjellin emocione, reflektime dhe interpretime të ndryshme artistike, duke sjellë para vizitorëve një përvojë estetike të veçantë.
Ekspozita përmbledh rreth 16 skulptura të Vladimir Topit dhe afro 65 grafika të Gentian Zekës. Punët janë realizuar në periudha të ndryshme kohore dhe përfaqësojnë evoluimin artistik të dy autorëve, ku ndërthuren eksperienca shumëvjeçare, kërkimi estetik dhe teknikat bashkëkohore të realizimit.
“Po, besoj se është i njëjti koncept, kjo na bashkon. Duke kërkuar formën, si në grafikë, si në skulpturë. Aty ndoshta mungon vëllimi, po koncepti është i njëjtë. Ndërsa skulptura është po ai koncept, por në të tretë, në trajtë tjetër. Kjo është”, tha skulptori.
Për Vladimir Topin, arti grafik dhe skulptura lidhen përmes kërkimit të formës dhe idesë artistike. Ndërsa grafika shprehet në planin pamor, skulptura merr jetë në tridimensionalitet, duke i dhënë konceptit një tjetër dimension. Kjo është hera e dytë që dy artistët bashkojnë krijimtarinë e tyre në një ekspozitë të përbashkët. Pas eksperiencës së parë në qytetin e Pogradecit, këtë vit ata vijnë në Korçë me një prezantim më të plotë dhe më të pasur artistikisht.
“Me Gentianin është ekspozita e dytë që hapim bashkë. E para ka qenë në Pogradec, dhe e patëm një ekspozitë në këtë trajtë. Po sivjet ndoshta është më e plotë. Gentiani ka rreth 65 grafika, unë kam rreth 16 skulptura”, u shpreh skulptori Topi.
Punimet e ekspozuara mbartin edhe historinë personale artistike të autorëve. Disa prej skulpturave të Vladimir Topit datojnë që prej fundit të viteve ’80, ndërsa të tjera janë realizime më të vona, duke krijuar një panoramë të gjatë krijimtarie.
“Sigurisht. Ka punë, të paktën punët e mia datojnë që nga ’87-ta edhe derisa jemi sot”, u shpreh skulptori.
Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e artistëve, artdashësve dhe vizitorëve të shumtë, të cilët e vlerësojnë si një aktivitet me nivel të lartë artistik dhe kulturor. Sipas restauratores së ikonave Tatjana Caca, punimet e prezantuara përcjellin vlera estetike dhe profesionale të spikatura.
“Të them të drejtën, jam përballë një ekspozite mjaft dinjitoze dhe të dy artistët janë paraqitur me punime shumë të bukura, me vlera. Si Vladimir Topi me skulpturat e tij në dru, ashtu edhe Gentian Zeka me grafikat. Grafikat janë interesante me motive të ndryshme, me teknika të ndryshme”, tha restauratorja Caca.
Ajo shprehet se ekspozita krijon emocione dhe impresione pozitive te publiku, ndërsa njëkohësisht shërben edhe si një mënyrë për të afruar më shumë njerëzit me artin pamor dhe me format bashkëkohore të shprehjes artistike.
“Kështu që, të gjithë artistët, edhe artdashësit, edhe njerëzit e thjeshtë kur të vizitojnë këtë ekspozitë do të marrin impresione të bukura, ndjesi të mira, dhe pse jo, të fillojnë dhe të mësojnë diçka nga këto lloj ekspozitash”, tha Caca.
Në fokus të ekspozitës janë figurat njerëzore, trajtimet moderne të formës, kombinimi i materialeve dhe eksperimentimi me teknikat artistike. Një nga veprat që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve është edhe skulptura që paraqet figurën e një gruaje ballkanase, ku ndërthuren druri dhe metali.
“E bukur është edhe skulptura atje me figurën e asaj ballkanase, e veshur me kostum, me teknikën duke kombinuar drurin me metalin. Është shumë interesante”, deklaroi restauratorja.
Përmes kësaj ekspozite, artistët synojnë të sjellin më pranë publikut jo vetëm veprat e tyre, por edhe rëndësinë e artit si një formë komunikimi dhe reflektimi. Ndërsa Korça vijon të mbetet një nga qendrat më aktive kulturore në vend, aktivitete të tilla vlerësohen si një mundësi për të promovuar artin bashkëkohor dhe për të krijuar më shumë hapësira ekspozimi për artistët. Ekspozita “Gjurmë, Dritë, Formë, Jetë” do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë e Artit “Guri Madhi” deri më 27 maj./CNA
Duke menduar se 85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Koço K...
....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën ...
Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall v...
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësis...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Sot UNESCO shpalli 12 gjeoparqe të reja, duke e çuar numri...
23 Prilli shënohet në mbarë botën si Dita Botërore e Libri...
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Bashkisë Dropull ë...
Në një studio brenda Pallatit Hampton Court në Londër, qën...
Ngjarjet që çuan në vrasjen e Avni Rustemi në prill të vit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...