Mbrojtja e fshehtë e hebrenjve: Letra sekrete e vitit 1943 që akuzoi zyrtarët e Beratit për “italofobi”
Bëhet fjalë për një dokument arkivor i cilësuar "SEKRET", ...

Nëntori i vitit 1943 e gjeti Shqipërinë në një kaos të plotë politik dhe ushtarak. Pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator, vendi u pushtua menjëherë nga trupat gjermane të Vermahtit. Në këtë kontekst të Luftës së Dytë Botërore, qyteti bregdetar i Durrësit – si një nyje strategjike portuale – u shndërrua në një objektiv parësor për aviacionin dhe flotën detare të forcave Aleate.
Përmes gjashtë dokumenteve zyrtare të Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë Mbretërore, të cilat mbylleshin me klasifikimin "Res" (Rezervat), zbardhen ditët e tmerrit, shkatërrimet materiale dhe emrat e viktimave civile që përgjakën qytetin midis datave 2 dhe 11 nëntor 1943.
Kronologjia e Sulmeve: Nga 2 nëntori deri më 11 nëntor
Sulmet e para të dokumentuara nisën pasditen e 2 nëntorit. Në raportin e parë të nisur Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyrës Politike) në Tiranë, thuhet tekstualisht: "Komanda e Qarkut Gjindarmeris Durrës telegrafon se n'atë qytet me datën 2 t.k.m. n'orën 14-30 areoplana të huej kan bamun nji inkursion mbi Durrës , tue bombardue vetëm disa shenja ushtarake ; popullsia civile nuk ka pasun no nji dam ." Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi. Të nesërmen, më 3 nëntor, sulmi mori përmasa shumë më të rënda, duke u kombinuar nga ajri dhe deti. Sipas të njëjtit dokument, në orët e para të mëngjesit: "...me datën 3 të k.m. n'orën 2-30 flota dhe aeroplanë të huej kan bombardue tue shkaktue këta dame : kan fundos dy anijë tregtare të vogla që ndodheshin në Portë , prej të cilëve njana Shqiptare dhe damtue nji anijë Italjane tue plagos tre veta nga ekuipazhi ." Pas një qetësie relative prej disa ditësh, një tjetër valë shkatërruese goditi qytetin natën e 7 nëntorit. Kolonel Hysni Peja, Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, raportonte më 8 Nanduer 1943: "Komanda e Qarkut Durrësit na lajmëron se mbramë n'ora 10 , Aeroplanë anmiq ,kan bombardue qytetin e Durrësit... ashtë shkatërrue krejt shtëpija e Cen Fanit ; janë damtue 4-5 shtëpija të tjera në lagjen Varosh..." Bombardimet nuk u ndalën as në ditët në vijim. Një telegram urgjent i shkruar me shkrim dore nga zëvendësprefekti Kastrati më 11 nëntor (11/XI) konfirmonte sulmet e njëpasnjëshme mbi zonën e portit dhe depove të karburantit: "Dje ora 13 ajrore te huej bane nji inkursion mbi ket qytet tue bombardue ne afertisat e portit te agis pa dame ne njeres . Gjith ashtu edhe sot ora 7/25 tue hudhe bomba ne agis pa dame persona disa dame me ndertesa." Këto goditje mbi pikat e "Agip-it" dhe "Molos" konfirmohen edhe në raportin përmbledhës të datës 12 nëntor, ku shtohet se aeroplanët “kanë bâ mbi Durrës nji inkursion tue mitreljue n'Agip, tue djegë nji depozitë karburentash.”

Tragjedia Humane: Kush ishin viktimat civile?
Përtej shkatërrimeve të infrastrukturës, si goditja e dhomës së rojës te Banka Kombëtare apo djegia e depove, tragjedia më e madhe ishte humbja e jetëve njerëzore. Durrësi i asaj kohe ishte një qytet kozmopolit ku bashkëjetonin shqiptarë, punëtorë dhe mekanikë italianë të mbetur pas kapitullimit, si dhe refugjatë nga vende të tjera të Evropës. Dokumentet e datave 21 nëntor 1943 (të nënshkruara nga nënkoloneli Mahmut Golemi) ofrojnë një listë të saktë emërore të viktimave të lagjeve "Lule" dhe "Varosh".
Nga bombardimi ajro-detar i 3 nëntorit në lagjen Lule, mbetën:
Të vrarë:
1. “Kristo Deda i Panajotit, vjeç 22, nga Gjinokastra”
2. “Llambri Mihali i Petros vjeç 40, nga Durrsi, puntor”
Të plagosur:
1. “Alfonso Viçenzo i Damenikos, vjeç 38” (Shtetas italian)
2. “Demeniko Viçenzo i Mikelit, vjeç 36, shtetes Italjan, banus në Durrës”
3. “Jani Deda i Panajotit, vjeç 15, nga Gjinokastra” (I cili u dërgua për mjekim në “Spitalin e Shtetit vendit”).
Ndërsa nga bombardimi i natës së 7 nëntorit në lagjen Varosh, raporti specifikon identitetin e viktimave të tjera:
Të vrarë:
1. “Stefan Prifti i Koços, i lindun në Mashkullorë (Gjinokastër), d.l.1895, me zeje kasa, banus në Durrës.”
2. “Kalluçi Orguso, i Angelos, i lindun në Monopoli (Itali) d.l.1919, bujkë, banus në Durrës”
Të plagosur:
1. “Lundnig Heir i Leopolos, i lindun në Kety (Ungari) më 1880, banus pran familjes Fani në Durrës.”
2. “Lo Bruno Luigi i Giovenit, i lindun në Monopuli (Itali), shtetas Italian, mekani pran Mezarollit në Durrës”

Përkujtimi historik i një qyteti që nuk kujton asgjë!
Këto raporte arkivore nuk janë thjesht shkresa burokratike të një kohe të shkuar; ato janë dëshmi e sakrificës së qytetarëve tanë. Emrat e Stefan Priftit, Kristo Dedës, Llambri Mihalit dhe të tjerëve — qofshin këta shqiptarë apo qytetarë të huaj që e kishin bërë Durrësin shtëpinë e tyre meritojnë të kujtohen me respekt. Qyteti i Durrësit, i cili u ringrit mbi gërmadhat e luftës dhe bombardimeve që shkatërruan lagjet tona historike si 'Lule' dhe 'Varosh', sot përkulet përpara kujtimit të tyre. Ky dokumentar na nxit që të jetësojmë një projekt për vendosjen e një pllake përkujtimore pranë zonës historike të Portit, në mënyrë që brezat e rinj të mos harrojnë kurrë çmimin e lartë të paqes dhe lirisë që pagoi qyteti ynë.
Bëhet fjalë për një dokument arkivor i cilësuar "SEKRET", ...
Ditën e djeshme është zhvilluar Kuvendi VII i Riorganizimi...
Në kuadër të “Javës së Europës 2026”, në Galerinë e Arteve...
Një moment i jashtëzakonshëm për artin dhe talentin shqipt...
Galeria e Artit “Guri Madhi” në Korçë është kthyer këto di...
Duke menduar se 85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Koço K...
....Edhe ju i dashur Shpëtim Shëmili keni lindur në datën ...
Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall v...
- Shënime mbi vëllimin me poezi “Në çdo pasqyrë na sheh më...
Bujar Hudhri nuk është thjesht një botues. Ai është një ng...
Koço Kosta që prej kur u shfaq në letërsinë shqipe me libr...
Violinisti Tedi Papavrami është dekoruar me “Yllin e Ofice...
Sot, më 6 maj, përkujtohet lindja e Sigmund Schlomo Freud,...
Në Qendrën Kulturore “Lasgush Poradeci” në Pogradec u shfa...
Korça mirëpriti edicionin e tretë të Festivalit të Miqësis...
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë...
Ngjarja e pasqyruar në dokumentin arkivor (Fondi 152, viti...
Nga hulumtimet e kryera në fondet e Arkivi Qendror Shtetër...
Ambasada e Zvicrës rikthen për herë të parë pas 100 vitesh...
Rexhep Qosja u lind në Vuthaj, në krahinën e Malësisë, aso...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...