LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të "japin" certifikatën e opozitarit

17 Korrik 2023, 18:54, Editorial Elvi FUNDO

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontrolluar!

Copëzimi i opozitës, ku çdo copëz bën opozitën e vet, në fakt kërkon që thjesht të mbajë monopolin për pjesën e vet. Tashmë fatkeqësisht kjo po reflektohet jo thjesht dhe vetëm në përfaqësimin politik, por po pretendon të kapë edhe atë mediatik.

Ka shumë raste kur individë, gazetarë, qytetarë të lirë, të cilët përdorin rrjetet sociale japin mendimet e tyre opozitare. Thjesht dhe me çiltërsi! Opozitarizmi e ka të domosdoshme çiltërsinë.

Të gjithë këta, opozitarë të lirë, kanë zgjedhur të jenë në oponencë me bashkinë e qytetit ku jetojnë, (në Tiranë kryesisht me Erion Veliajn) dhe në oponencë me Qeverinë.

Këta shpirtra opozitarë, denoncojnë, shkruajnë, japin mendime në lidhje me çështje të caktuara. Deri sot është bërë pothuaj e zakonshme se si shumë prej tyre, fatkeqësisht sulmohen, anatemohen nga përfaqësues politikë të opozitës dhe jo vetëm. Ndaj tyre nxirren edhe teza se këta po i shërbejnë Lalit apo Qeverisë.

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Arrihet deri aty sa "argumentohet" se duke i sulmuar shumë dhe duke bërë një opozitë të fortë për një çështje të caktuar dhe duke e përsëritur atë, pa dashje ti i bën nder kryetarit të bashkisë. Bile nuk ngurrojnë që të akuzojnë publikisht edhe më keq akoma, duke arritur deri aty që të artikulojnë që kryetari i bashkisë apo edhe vetë Qeveria po të paguan që ti të shpërndash këtë lloj informacioni duke bërë si opozitar.

Akuzojnë se duke u konsumuar nga opozitarë të lirë, tezat opozitare rrezikojnë të vriten sepse nuk mund të arrijnë tek audienca opozitare, sa kohë shpërndahet si kritikë gazetareske!! Fatkeqësisht, kjo platformë ka nisur të përcillet edhe nga disa media të kontrolluara nga PD-ja zyrtare dhe jozyrtare.

Kjo platformë ka nisur të zbatohet nga gazetarë mediokër të punësuar në media të kontrolluara nga PD-ja zyrtare dhe kryesisht ajo jozyrtare.

Kjo platformë po merr zë edhe nga godina ku rri Doktori, dhe ata që punojnë në mediat e zërit opozitar.

Më të zëshmit e kësaj platforme, janë ca gazetarë mediokër, të cilët kurrë në jetën e tyre nuk kanë bërë gazetari dhe maksimumi i gazetarisë së tyre ka qenë leximi i teksteve në edicione lajmesh, apo bërja e ndonjë interviste, se gazetarinë nuk e njohin.

Këta tipa njohin thjesht dhe vetëm kollaren, pasi i kanë vendosur në Tiranë, në ndonjë studio televizive për shkak të "sharmit" që thjesht i jepte ndjesi pozitive ndonjë pronari televizioni.

Këta individë që janë pjesë e oborrit opozitar, duan që gjithë zërat e lirë të flasin siç duan ata.

Ky është një koncept që ka lindur në oborrin e opozitës, ekzaktësisht në oborrin e Partisë Demokratike. Ky "standard" ka qenë zbatuar edhe kur PD ka qenë bashkë, kur Berisha “puthej” me Lulin, apo e zgjidhte kryetar për herë të tretë në korrik të 2021-shit.

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Sipas tyre, duhet të flasësh jo vetëm kur duan ata, por duhet të flasësh siç duan ata, dhe aq sa duan ata. Sepse ata pretendojnë se kanë monopolin e opozitës. Opozita janë ata dhe askush tjetër!

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Edhe pse ti mund të jesh një zë kritik, mund të jesh armik me Qeverinë, me Erion Veliajn. Edhe nëse ti copëtohesh të bësh oponencë, të flasësh, për ta je armik nëse nuk i ke akorduar telat me ata, tek ata mundësisht nga ata. Për ta je armik ashtu sikundër je i tillë edhe për palën tjetër.

Je armik sepse të shpallin ata! Janë pikërisht ata që duan të kenë kontrollin e monopolit mediatik opozitar dhe të zërit opozitar. Nëse je në opozitë, duhet të jesh siç duan ata, ose ndryshe je armik i opozitës. Ti nuk pranohesh si opozitë prej tyre! Ti sulmohesh prej tyre!

S’mund të jesh opozitar siç e mendon ti si qytetar i lirë. Ti nuk mund të jesh as gazetar opozitar, nëse nuk shkruan tekstet siç u duhen atyre.

Është detyra e çdo gazetari të jetë oponent dhe njëkohësisht të jetë i lirë. Është detyra e gazetarit që të jetë opozitar pavarësisht nëse nuk të kanë dhënë lejen këta që të bëjnë armik sepse mendojnë se kanë në dorë ekskluzivitetin mbi opozitarizmin.

Këta lëshojnë certifikatën e opozitës (megjithëse për momentin nuk ta japin dot me vulë).

Dikush do thoshte se në epokën digjitale kjo nuk ka ndonjë problem se tani lëshohen certifikata elektronike. Këta zotërojnë sistemin dhe veç atyre u takon të lëshojnë certifikatat elektronike.

Këta të japin gjithçka, këta të vënë firmën dhe "vulën" sipas oreksit. Vetëm se duhet të bëhet siç thonë këta dhe kur e duan këta.

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Gjithkush duhet të certifikohet prej tyre, nga ky grup, nga këta individë të certifikuar paraprakisht, nga ky "koncept" politik. Përndryshe ti je hiçi, je dhe armik.

Je armik po nuk pate formën e tyre, edhe pse flet si opozitar. Je armik se nuk e ke merituar certifikatën elektronike të opozitarit. Opozitar bëhesh vetëm po të dhanë këta certifikatën. Vetëm i certifikuar bëhesh gazetar opozitar, qytetar opozitar, aktivist i lirë opozitar.

Ka shumë individë që dalin në media, flasin, spikasin, janë aktivistë, janë ish-politikanë që sot janë njerëz të lirë, etj. Ndodh shpesh që papritur këta sulmohen, akuzohen, anatemohen, denigrohen, shahen.

Sepse atyre në një formë ose në një tjetër duhet t'u bëhet e qartë! Secili prej tyre duhet të kalojnë nga ca zyra të verifikimit të figurës dhe pastaj t'u jepet certifikata e opozitarit. Secili duhet të kalojë për nënshtrim te këta tipat e oborrit të opozitës. E ndajnë ata se cilët do certifikohen si zë opozitar.

Janë këta tipat e oborrit të opozitës, apo përfaqësuesit e një mentaliteti të një opozite të vjetruar e që fatkeqësisht si simbol ka një emër, Sali Berishën.

Po mbase ai nuk i kontrollon, por thjesht është liberal e nuk beson se ia vlen të merret me këtë llumin "poshtë" që turbullon ujërat.

Por kam frikë se ky "llumi" poshtë thjesht që shikon shembullin atje lart dhe bëhet edhe më i keq. Ka vite që vuajnë shumë individë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile këtë lloj qasje të opozitës. Për këtë shkak ata i janë kundërvënë edhe opozitës, sepse janë shpallur armiq për opozitën, edhe pse janë zëra kritikë dhe kundërshtarë të fortë të qeverisë apo kryebashkiakut të Tiranës.

Pseudogazetarë që përfaqësojnë frymën dhe nevojën e certifikimit të opozitarizmit, përfaqësojnë një nga modelet më të këqija, sepse këta individë me editoriale dhe me çudira të tjera bëjnë që opozita të braktiset në heshtje nga njerëzit.

Këta përfaqësues të certifikuesve apo certifikues (nganjëherë vullnetarë) e gjejnë veten mirë në rolin që luajnë sepse ata natyralisht nuk e pranojnë dot kurrë njeriun e lirë.

Ndaj njeriu i lirë u largohet.

Ndodhemi përballë faktit që qytetari i lirë, aktivisti i lirë, gazetaria e lirë mbështet opozitën, ndërkohë që opozita e gjuan me gurë!

Ku është parë dhe dëgjuar kjo? Thjesht dhe vetëm në finale ka një qëllim! Është sigurimi i monopolit  jo vetëm mbi opozitën, por edhe i zërit opozitar. Këtë e ka bërë Lulzim Basha, nën shembullin dhe edukatën e Doktorit pa asnjë diskutim. Këtë po bëjnë edhe sot shumë nga ata të oborrit të Doktorit dhe të Lulit, (megjithëse thuhet se Luli mund të mos ketë më asnjeri brenda në oborr.)

Mbi "armiqtë" e opozitës dhe ata që të

Edhe kur njerëzit nuk kanë ambicie politike, por thjesht dhe vetëm kanë frymë opozitare, këta e sulmojnë dhe e akuzojnë.

Me sa duket gazetarëve apo qytetarëve të lirë me frymë opozitare nuk u dalin sulmet, shpifjet, sharjet e Qeverisë apo demotivimi i ndërtuar në godinën e Kryeministrisë, por duhet të përballen edhe me një opozitë, e cila kërkon fatkeqësisht të vrasë zërat opozitarë, t’i shpallë armiq, sepse nuk është duke i kontrolluar, sepse ata nuk janë duke folur kur do “komanda” e zërit mediatik opozitar apo siç e theksova edhe më lart, një tufë individësh të pamend, që kurrë nuk kanë bërë gazetari e nuk kanë qenë qytetarë të lirë, por kanë qenë mercenarë mejhanesh televizive dhe pasi vendosën kollaren mendojnë që janë një tru i zhvilluar opozitar.

Ka 10 vjet që bëjnë të njëjtën gjë! E pamë me Lulin dhe po e shikojmë me ata që janë rreth Doktorit. Opozitar duhet të jetë çdo qytetar, opozitar duhet të jetë çdo gazetar, por në Shqipëri dikush po kërkon të paketojë një tjetër lloj opozitari. Dikush që po kërkon të bëhet pronar i zërit të opozitës. Për fat të keq kjo ekziston!

Ky është shembulli se si është deformuar demokracia shqiptare, ku diktati nuk kërkohet të vendoset jo vetëm nga pushteti dhe mazhoranca. Këtu dikush nga oborri po kërkon të vendosë edhe diktatin e opozitës. Por të paktën nuk insistojnë të na bindin që po e bëjnë për çështje parimore./ CNA.al

17:15 Editorial Ardi Stefa

Urat...

Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...

Lajmet e fundit nga