Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që njihet si një nga mbështetësit më të flaktë të kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes ka pranuar me në fund versionin zyrtar disi afër të vërtetës për inceneratorët, aferës së shekullit në Shqipëri. Ndryshe nga banda mediatike, Baze tregon me dy pika se çfarë po ndodh, por shmang çfarë ka ndodhur dhe pse u mbrojt kjo aferë.
Pasi e mohuan, pasi e reklamuan korrupsionin dhe vjedhjet me inceneratorët, tashmë pranohet një version që me shumë gjasa do ndryshojë nga Rilindja, por që ka më shumë se gjysmë të vërteta brenda.
Në versionin e dhënë nga Mero Baze ka dy pika, e para çfarë ka ndodhur deri tani me inceneratorët, interpretohet si sherr mes vëllezërve dhe duket që u kërkohet palëve të mos nxjerrin copa lajmesh, pas përleshjes së tyre. Pra, në pikën e parë korrupsioni dhe afera quhet përleshje e hajdutëve, që qeveria dhe Bashkia Tiranë nuk i pa, por i la të vidhnin, të falsifikonin, të bënin evazion, të bënin ortakëri me media, të vinin reklama dhe te Mero. Emrat e vëllezërve dihen, Mireli me Arben Ahmetajn dhe Klodi vëlla me Mirelin, e kështu me radhë i gjithë shteti i vëllezërve që përleshen, disa me komandë nga Vjena, e disa me komandë nga Tirana. Vëllazëria Rilindja!
Baze shkruan, “Ajo që ka ndodhur deri tani është se personazhet e inceneratorëve, që në fillim ishin vëllezër me njëri- tjetrin e pastaj u përleshën se nuk ndanë mirë gjërat, tani vazhdojnë luftën ndaj njëri- tjetrit, duke shpërndarë copa lajmesh dhe faktesh, të cilat shërbejnë vetëm për të krijuar ngjarje politike me inceneratorët. Berisha tani është me një palë prej tyre, dhe shpreson të shtyjë vapën e gushtit me ta”.
Më tej, Mero Baze përpiqet të relativizojë edhe pozicionet e medias, duke i quajtur të ndara në dy palë dhe kryesisht politike. Në fakt janë 3, denoncuesit që qëndruan, të blerët nga inceneratorët rrugës (përfshi ata që kanë shkuar muaj më parë e së fundmi në Vjenë), dhe shërbëtorët e devotshëm të pushtetit që janë në listëpagesa që në fillim. Në asnjë rast nuk i jepet vlerë investigimit dhe denoncimit të paanshëm, të parët nuk lëvizën janë pak, por janë fakt.
Baze shërben (me apo pa vetëdije) si instrument propagandistik i Mirel Mërtirit, i cili nga Vjena komandon shkrime dhe propagandë me pagesë që ata që shkruajnë për inceneratorët, i paguan “Tigri” apo Monika, vegla të Saliut, të korruptuar, gjobë ndaj inceneratorit, e të tjera si këto që fatmirësisht nuk i ka besuar askush, përkundrazi me sjelljen që patën i thelluan gropën vëllezërve të inceneratorëve.
Një nga vëllezërit në sherr, po investon të shkatërrojë vëllain tjetër, që ka qenë krahu i djathtë i Ramës, pa folur për dashurinë e Mirelit me Veliajn. I mbyturi po do të mbysë vëllanë, mbyti veten, mediat dhe rrezikon të mbysë vetë pushtetin duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Baze shkruan: “Po të shikosh dhe shtypin, po ashtu është i ndarë. Disa media që kanë qenë përfituese të mëdha reklamash dhe sponsorizmesh nga inceneratorët, pas vitit 2018, janë njëkohësisht dhe denoncuesit e Arben Ahmetajt dhe bërtasin për luftë kundër korrupsionit të inceneratorëve, pa përmendur shumë pronarët e tyre”.
Te pika e medias sërish ka pjesërisht të vërteta, por jo të plota. Baze ruan kolegët e inceneratorëve, luftë gjoja për korrupsionin e inceneratorëve po bën “Top”-i dhe Bolino, duke ia faturuar Ahmetajt dhe Zotos, sërish kjo e njëjta linjë e sponsorizuar nga Mërtiri dhe ai nuk përmendet nga askush. Këtu Mero gjen dy palë media, këta kundër Ahmetajt dhe ata të Saliut të kohëve të fundit, ndërsa afera ka më shumë se 4 vite që denoncohet pa ndalim nga shumë media e gazetarë të tjerë. Gjysmë e vërteta e Meros, është e pavërtetë.
Nuk po sulmojnë aferën e inceneratorëve duke akuzuar Ahmetajn, po i shërbejnë Rilindjes të Ahmetajt, Ramës, Veliajt dhe Mirel Mërtirit e Klodian Zotos, për të shpëtuar çtë mundin nga milionat e eurove të aferës së inceneratorëve.
Mero mund të dijë disa nga informacionet e takimeve të Mërtirit në Vjenë, “inceneratorët janë të mirë, shikoni çfarë pune e lavdërueshme me trajtimin e mbetjeve, inceneratorët i bëri Zoto me Ahmetajn, rroftë Lali dhe Rama”, këto u janë thënë disa gazetarëve, që kanë takuar Mërtirin, dikush i blerë për të lehur, e dikush i paguar për të heshtur.
Miliona euro kanë marrë mediat, disa janë paguar edhe si qenër kundër prokurorëve të SPAK, për të devijuar hetimin e shpëtuar Mirelin, që në fakt deri në këto hapa ka nxjerë në dritë pronarët e vërtetë dhe shumë pak nga zullumet e tyre të mëdha me mediat e uritura që shqyenin si hiena paratë e vjedhura nga taksat e shqiptarëve të varfër.
Afera e inceneratorëve nuk fillon dhe mbaron tek vëllezërit që zihen apo mediat e ndara më dysh a më tresh, nuk fillon e mbaron në Tiranë dhe këto janë fakte që tashmë si mohon as Mero.
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...