Vizat turistike më të shtrenjta në botë për qytetarët e BE-së
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...

Në dy ditët e fundit mediat e Rilindjes, të sponsorizuara prej parave të korrupsionit dhe aferës së inceneratorëve, ku shigjetat, partia në pushtet, i ka të drejtuar tek Arben Ahmetaj, një nga politikanët e saj kryesorë, ka një hall të madh. Halli lindi sapo doli lajmi, se një komision ekspertësh do të publikonte ditë pas dite, fakte dhe prova në lidhje me inceneratorët, të reja dhe të vjetra, apo dokumente që kishin kaluar pa pasur vëmendjen.
Së pari, pamë një video dje ku tregohet Klodian Zoto, gjatë kohës që ka qënë në hetim apo në kërkim. Nga ana tjetër Rilindja reagoi dhe mediat e saj, duke vazhduar me fushatën e pandalshme të demotivimit dhe ngritjes së të pavërtetave në piedestal, siç ishte e pavërteta e madhe se inceneratorët ishin një histori suksesi ku në fakt ishin një histori vjedhjesh dhe korrupsioni.
Me inceneratorin në Elbasan që ka një kosto miliona euro për t’u mbajtur në punë dhe plehrat ende nuk incenerohen, pra inceneratori është i panevojshëm. Me incenerator në Fierit, ku paguhet vetëm 12 euro për landfillin dhe inceneratori nuk punon sepse gati 10 për qind e investimit është i munguar dhe në Tiranë një incenerator që nuk punon 7 vite pas firmosjes së kontratës koncensionare dhe me pronarët e vërtetë dhe trurin e tyre, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Së dyti, hall i madh ka qenë Arben Ahmetaj, shiti dosjen e inceneratorëve, i’a dha Ilir Metës, krimi i parë.
Së treti, Arben Ahmetaj bashkëpunoi me amerikanët e shiti dosjen tek amerikanët.
Së katërti, komisioni hetimor i Belind Këlliçit ka një armik që quhet Brisida Shehaj.
Së pesti, mediat që nxjerrin lajme kundër inceneratorëve janë të blera nga Tigri, Monika, Likja. Së gjashti dhe e fundit, Tigri bashkëpunon me Sali Berishën kundër Rilindjes, prandaj shqiptarë socialistë bashkohuni kundër Ben Tigrit, kundër Saliut, Ilirit, Monës dhe bashkëpunimit me amerikanët.
Një lëmsh i vërtetë, për opinionin publik, pra amerikanët që shpallin non grata Berishën dhe kanë çuar në cep Ilir Metën, bashkëpunonin me Tigrin për inceneratorët, me non gratat e Saliut e të tjera mesele si këto. Të pavërteta, gënjeshtra të ngritura në pjedestal. Ashtu siç ndodhi me mediat që shumicën e atyre që denonconin inceneratorët i quajnë media të Ilir Metës, apo i quajtën media të Monikës apo media të paguara nga Arben Ahmetaj.
Ndërkohë nga ana tjetër merrnin para në të zezë e në të bardhë me fakte, të cilat janë të gjitha nën hetim nga SPAK-u.
Media pa logo, e pa reklama, që shantazhojnë e kërcënojnë prokurorë me personazhe në hetim që kanë shkuar në Vjenë, vajtje-ardhje, ecejake me para, blerje gazetarësh, korrupsion, anonimë mediatikë, ku askush tashmë nuk ka kurajo të dalë me emë publikisht. Frikacakë, gjobaxhin, të korruptuar që po shkojnë drejt prangave për bashkëpunim me krimin dhe fshehjen e së vërtetës.
E gjithë e vërteta është vetëm një.
Bashkëpunëtori më i madh i Arben Ahmetajt quhet Edi Rama dhe Rilindja.
Nuk ka qenë Arben Ahmetaj as zëvëndësi i Saliut, as i Metës, as zëvëndësi i Monës, as zv.ambasador i ambasadës dhe as zv.kryeredaktor në ndonjë gazetë. Bashkëpunëtori kryesor i Arben Ahmetajt ka qenë Edi Rama.

A nuk na tha kryeministri që dikush pas tij kishte ngrënë dardha?
Si mund të zgjidhesh kryeministër dhe të vijë tjetri të hajë dardha prapa krahëve?
Nuk e dëgjonte kërcitjen e gojës së Tigrit, kur kafshonte dardhën, po Lali nuk i tha gjë? Se atij si shpëton asgjë në Tiranë si mund ti shpetonte gjithë landfilli pa incenerator dhe Mireli, kryeministri ynë i nderuar, apo të të tjerëve që vidhnin e grabisnin lartë e poshtë?
Rama mund të jetë i papërfshirë tek afera e inceneratorëve, por e gjithë Rilindja është përfshirë brenda dhe është korruptuar nga Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Që nga kryetarët e bashkive, tek zyrtarët e ministrive që çonin e merrnin e-maile e deri tek Zoto, që faleshe para shefit të tij Mirel Mërtiri. Nga i pari tek i fundit. Me Tigër, pa Tigër, brenda ishin të gjithë, por Tigri sju firmosi, të tjerët kanë firmosur duke marrë milionat siç po i nxjer të palarat vetë Mireli nga Vjena ku ndodhet me pasaportë të sekuestruar në pritje të ekstradimit.
Kush ishte bashkëpunëtori kryesor, Saliu amerikanët, mediat apo Likja te afera e inceneratorëve?
Ishin zyrtarët e partisë në pushtet me kryeministrin Edi Rama. Tani e ka fajin Bashkia e Fierit, e Vlorës, emergjencat, Tirana, Lali e të tjera muhabete si këto, janë një gjë që askush nuk e beson më.

Edhe këto komisionet me grupe ekspertësh po llahtarisin këta zyrtarë sepse shumë gjëra kanë kaluar pa pasur vëmendjen e duhur. Siç është çështja e matsave të ujit që ka shkuar në Korçë, në Berat, në Lushnjë, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.
Më tej, ditë pas dite do të shohim dhe do të dëgjojmë shumë të vërteta, të cilat fillimisht janë sulmuar, të vërteta që janë mohuar, më pas të vërteta që kanë filluar të pranohen dhe në fund të vërteta që Rilindja dhe zyrtarët e saj kërkojnë t’i bëjnë të tyren.
Siç po ndodh me inceneratorët, skema ku gazetarë, banditë mediatikë e gjobaxhinj, kërkojnë që skemën e inceneratorëve ta kenë vetë në dorë, si informacion të kontrolluar për t’i sërvirur atë që i duhet, opinionit publik dhe jo të gjithë të vërtetën, e cila po zbardhet dhe po tregon ditë pas dite se afera e inceneratorëve është vërtetë afera e shekullit. Skema e bëri Tigri me Klodin ka marrë fund.
INCENERATORËT I BËRI QEVERIA E RILINDJES ME BASHKITË E SAJ.
Jo për të bërë politikë, as për të sulmuar apo mbrojtur kryeministrin, apo opozitën, por afera e shekullit, është afera e shekullit.
Opozita ka kusurin e saj llumin e saj dhe meritat e saj. Ashtu si vetë kryeministri ka meritën e tij që donte pastrimin e Shqipërisë. Por, ky pastrim nuk mund të bëhej duke u zhytur në llumin e inceneratorëve, i cili tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm ku Rilindja po kërkon të incenerohet por nuk mundet dot, sepse inceneratorët nuk punojnë./CNA
Për 5 netë me radhë nga data 16-20 gusht, Bashkia e Korçës...
CNA publikon një pjesë të e-maileve të dy bosëve të incen...
SPAK dhe Prokuroria Publike Evropiane kanë nënshkruar një ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publiki...
“Detyrat i kemi jo të lehta por të përballueshme. Të ngri...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombët...
Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe ...
Është mbledhur në një takimin Këshillin Kombëtar i Partisë...
Faktet dhe provat e mbledhura nga SPAK po nxjerrin gjithnj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ...
Një 19-vjeçar në Dhërmi është shpëtuar pasi ra nga lartësi...
Bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto ka përfituar tenderin ...
Bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto ka përfituar tenderin ...
Një turiste italiane është gjetur, pas gati 12 orësh kërki...
CNA raportoi ngritjen e një grupi ekspertësh nga Partia De...
Gjatë një jave janë asgjesuar 15 395 bimë të dyshuara nark...
Një 49-vjeçar i dënuar me 15 vjet burgim është vënë në pra...
Shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat dhe ranë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...