Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Në Shqipëri, ish-zevendëskryeministri Arben Ahmetaj, bëri të qartë sot se nuk ka ndërmend të kthehet në vend, “përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”. Ai i bëri këto komente në një postim në "Facebook" pak përpara nisjes së seancës së parlamentit, në të cilën u votua thuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e tij. Deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit u përforcuan dhe nga avokati i tij Henrik Ligori i cili tha për mediat se zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.
I dyshuar për të paktën tri vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak përpara se Prokuroria e Posaçme të firmoste shkresën me të cilën i drejtohej parlamentit për të pasur autorizim për arrestimin e tij. Të premten e shkuar ai kaloi kufirin tokësor me Greqinë, dhe hipotezat mbi vendndodhjen e tij, u bënë subjekt hamendësimesh.
Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në "Facebook", ai la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.
Më pas e gjitha u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori, sipas të cilit zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”.
Ndërsa shpjegonte pozicionin e vet, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet e rënda të ngritura ndaj tij nga Prokuroria, teksti i tij ishte po ashtu i mbushur me insinuata. “S’kam marrë pjesë në procedurat e inceneratorëve. Letra do të dalin, e nëse dikush do të kërkojë t’i fshehë, do dalin gjithsesi”, shkruajti ai, duke e konsideron veten një kokë turku. “Hetimi im s’ka pasur fare të bëjë me inceneratoret, se unë për shkak të pozicioneve skam pasur tagër të përfshihem në procedurat e tenderimit. Eshtë hetuar Arbeni, jeta e tij për 25 vite, dhe jo procedura. Të thahet liqeni, mbase ngelet peshk në taban. Standard që s’duhet t’i përkasë drejtësisë së re”. Dhe nuk munguan as notat e zhgënjimit ndaj kolegëve të tij të majtë, kur duke ironizuar shkruajti se “falënderoj dhe kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet është vërtetuar një lidhje e ngushtë mes zotit Ahmetaj dhe dy sipërmarrësve që përfituan kontratat e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, si dhe mbështetja që siç thonë prokurorët, ish-anëtari i qeverisë, në funksionet e ministrit të Ekonomisë e më pas të Financave, i ka ofruar atyre, duke marrë shpërblime në shkëmbim.
Dosja ndaj zotit Ahmetaj, me ato pak elementë që janë bërë publikë deri tani, i ngjan një “kutie të Pandorës”, e cila duket se implikon që nga individë privatë, deri te një rreth i gjerë zyrtarësh të thuajse të gjitha niveleve, të vënë në shërbim të interesave të dy sipërmarrësve.
Në parlament, opozita shfrytëzoi sërish seancën e sotme për të akuzuar shumicën, duke drejtuar gishtin ndaj kryeministrit Edi Rama, si përgjegjësin kryesor sipas saj të çështjes së inceneratorëve. “Askush tjetër, duke nisur nga Edi Rama dhe çdo ministër që ka votuar në mbledhjet e këshillit të ministrave, jo vetëm kanë mbyllur sytë, po kanë nxituar të fimosë, të certifikojë çdo letër, çdo shkresë që ka shkuar nga kompjuteri i Klodian Zotos. Kjo dosje na provoi secilit prej nesh se çfarë është kapaja e shtetit. Unë e di që një pjesë prej jush e kanë lexuar dosjen e nuk janë ndier mirë. Nuk janë ndier mirë për faktin se kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës në fakt nuk ishte qeveria e Edi Ramës, ishte qeveria e Klodian Zotos. Kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk ishte gardiane e buxhetit të shtetit, por ishte lëvruese e fondeve në mënyrë të paligjshme për dy biznesmenë të lidhur me të, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Gazment Bardhi.
Socialistët iu përmbajtën rigorozisht aspektit teknik e procedural të çështjes, duke votuar më pas, siç dhe kishin paralajmëruar, në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Ahmetaj. Një votim thuajse në unanimitet me vetëm 3 abstenime.
Ndërsa kryeministri Rama, i cili qëndroi disa minuta në sallë në hapje të seancës, për t’u rikthyer pasi përfundoi ndërhyrja e përfaqësuesit të opozitës, bëri të ditur më vonë, se do të thyente heshtjen mbi rastin, sot në mbrëmje, duke iu drejtuar opinionit publik./VOA
Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka arsyetuar mbi abs...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Gazment...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Berisha konsideroi si bosë të sipërmarrjes së inceneratorë...
Drejtoi një komision hetimor për inceneratorët, komision, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti akuzat se qeveria...
Ish-kryeministri Sali Berisha është prononcuar për mediat ...
Mesditën e së premtes, deputetja e Partisë Demokratike, Jo...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të z...
Sot pasdite në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do t'i dr...
Pak minuta pasi nisi seanca e Kuvendit ku pritet të mirato...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Vulës, Gazment Ba...
Nis me debate seanca në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Beri...
Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas arratisj...
Të premten, Partia Socialiste dorëzon në Kuvend raporti...
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, tha p...
Parlamenti ka votuar sot emërimin e Taulant Ballës si minist...
Deputeti demokrat deklaroi se në dosjen për Arben Ahmetaj,...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka iron...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të dytën herë radhazi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...