LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Piro Ahmetaj/ 12 Qershori, data e çlirimit dhe mirënjohjes së Kosovës ndaj SHBA/NATO!

12 Qershor 2023, 09:04, Opinione Piro Ahmetaj

Nga Piro Ahmetaj/ 12 Qershori, data e çlirimit dhe mirënjohjes

12 Qershor 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupave tokësore të NATO-s, është skalitur në memorien e historisë sonë kombëtare, si data e çlirimit të Kosovës.

Paraprakisht dhe mbi të gjitha, për çdo vit, dëshiroj t'ju përcjell bashkëkombësve, urimet më të përzemërta për 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës.   

12 Qershori mbetet pa asnjë mëdyshje edhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve/Dëshmorëve t? Atdheut si dhe e nderimit më të thellë ndaj luftëtarëve të Kosovës për sakrificat për liri dhe pavarësi në shekuj. 

Thënë këtë, besoj fort se në koshiencën Institucionale dhe opinionin mbarëkombëtar do të mbetet përjetësisht e kthjellet si kristal, që: “çlirimi i Kosovës dhe realiteti i ri gjeopolitik”, nuk erdhën brenda një date të vetme (12 Qershor 1999), ashtu si edhe të dihet që: “çlirimi nga pushtimi serb nuk u arrit vetëm nga luftërat, qëndresa si dhe sakrificat e popullit të Kosovës në shekuj”.

Në të kundërt, për shkak të të vërtetave, shpresoj të mbetet përjetësisht e mirënjohur se, para datës 12 Qershor, pra që mbas “dështimit të diplomacisë për të shmangur luftën”, nga 24 Shkurti, deri në 10 Qershor 1999 (datë kur Sekretari i Përgjithshëm  z. Solana, urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë); SHBA dhe NATO u angazhuan për herë të parë në një fushatë ajrore ose në luftë “jashtë artikullit 5” (pa miratimin e Këshillit të Sigurimit/OKB) por duke e legjetimuar dhe faktorizuar NATO-n si: “Aleancën më të suksesshme të lirisë dhe të besimit te vlerat demokratike në mbarëbotën”. 

Së dyti, po pse data 12 Qershor 1999 është zyrtarizuar si data e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb ?

Tre ditë më parë, pra më 9 Qershor në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Ushtarake ndërmjet palës fituese/NATO dhe palës humbëse/RFJ, marrëveshtje që hyri në fuqi më 11 Qershor 1999.

Kështu, me Marrëveshjen e  Kumanovës (MK), NATO ndalonte bombardimet ndërsa Serbia detyrohej të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës.

Marreveshja e Kumanovës u nënshkrua nga Gjenerali i mirënjohur anglez, Jackson komandanti i parë i KFOR/NATO dhe nga ish-shefi i Shtatmadhorisë së Serbisë, Gjeneral Pavkociç, më vonë i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Për hatër të së vërtetës, duhet të shtojmë se në Kumanovë nuk kishte as palë nënshkruese dhe as prezent, përfaqësues ushtarakë të UÇK-së. Përkundër MK vendosi shkrirjen e saj dhe shndërrimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

E thënë më shkurt, më 12 Qershor 1999, NATO nisi zbarkimin e trupave të këmbësorisë në Kosovë, ndërsa dy ditë më parë (10 qershor)  Këshilli i Sigurisë së OKB-së, kishte miratuar Rezolutën e Ahtisarit nr. 1244, për të dërguar në Kosovë 37.200 ushtarë nga 36 shtete.

E parë nga ky këndvështrim, 12 Qershori vulosi fundin e luftës dhe datën e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë, por gjithashtu meriton të skalitet përjetësisht në memorien historike edhe si data e mirënjohjes kombëtare ndaj fuqisë Ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave perëndimore!

Së treti, pse humbja e luftës në Ukrainë dhe “vetëshpërdorimi ose partneriteti special” i Beogradit zyrtar me Rusinë, e gjej jo vetëm si rrezik ndaj paqes dhe stabilitetit demokratik në vendet e rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, por edhe si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare të RSh? 

Duhet thënë se pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit, Rusia putiniste keqdështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, agjendën e politikanëve të diskredituar, interesat e zyrtarëve të korruptuar si dhe ekstremistët anti-USA për të ricikluar kërcënimet e Beogradit zyrtar: “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e ambasadorit rus në Serbi…!!” jo vetëm sovranitetin territorial të Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it me mision në terren?! 

Po ashtu edhe trimërimin mbas lufte të Z. Vu?i? mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror në Ballkan apo (mos)njohjen e Kosovës”, kurrsesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm minojnë dialogun dhe rrezikojnë agjendën e integrimit të Serbisë drejt BE-së. Prandaj, duhet ta përsëris fort: “për sa kohë të ketë prezencë të SHBA-së në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Kosovës, e cila në të njëjtën kohë është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”. 

Për riciklimin e radikalëve nacionalistë dhe rrënjëve të destabilitetit në veri të Kosovës, por edhe respektivisht përqasjen e “pakonsultuar me aleatët strategjikë, SHBA/NATO/BE) të Qeverisë Kurti” nuk mund të mos shpreh keqardhjen dhe shqetësimin për mungesën e "sensit të mirënjohjes dhe të intuitës së konsultimit si dhe sensit  Euroatlantik [USA/NATO/UK/EU)", si dhe fatëkeqësisht, për riciklimin e populizmit, patriotizmave dhe sovranizmave folklorike të PM- Kurti si dhe tjerë aktorë të Prishtinës zyrtare.  

Së katërti, me gjithë përpjekjet dhe progresin në 24 vjet, mbetet ende shumë për të bërë nga të dyja vendet sovrane (Serbia dhe Kosova).

Ndërsa, përkundër riciklimit të klimës/burimeve të konfliktit besoj edhe më fort se paqja mbetet opsioni dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të paintegruara në BE. 

Nga ana tjetër, historia botërore e mbaskonflikteve na ka mësuar se marrëveshjet e Paqes dhe Stabilitetit (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok mes popujve. Krimea është shembull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes 2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve ukrainas dhe rusë. 

Së pesti, me kapacitetin e eksperiencës në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj, do sugjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta parakushtëzojnë me vetëm dy masa të mirëbesimit reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina zyrtare të “imponohen nga USA/NATO/BE” se: (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, Tanke, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin territorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitorohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe agjendën e integrimit të rajonit.

Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vëllazërisht faktorët politikë dhe shtetërorë të Prishtinës që: “marrëzinë e kërcënimeve ushtarake të Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA-së dhe vendeve perëndimore”, kurrsesi të mos i konsiderojnë vetëm si rrethanë e favorshme, por një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi zyrtare shtesë për të zhvilluar masat e mirëbesimit reciprok mes dy vendeve, (përtej prezencës së NATO-s që sigurisht nuk do të jetë e përjetshme…) ku mbi të gjitha qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokratik dhe për integrimin në NATO dhe BE! 

Në të njëjtën kohë, do të sugjeroja faktorët institucionalë në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një patformë strategjike: “Dy shtete një komb” dhe atij “Smart/mençur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA-në dhe NATO-n se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon, por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit. 

Në përmbledhje, 12 Qershori mbetet kështu një datë e lavdishme e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb dhe njëkohësisht një ngjarje për të na kujtuar ne si komb që Aleanca Transatlantike (USA/NATO/BE) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë shqiptarët.

Me këtë rast, rikonfirmoj se, edhe në mbi 35 vjet në fushën e sigurisë kombëtare & NATO-s: “mbetem ushtar i përkushtuar dhe i përulur i atdheut, për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare në rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.

* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut;

Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe

ish-Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

14:30 Opinione Ilir Levonja

Basha, heroi i humbjeve

Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë ...

12:25 Opinione Agim Xhafka

Një pjatë me bakllava

Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma ng...

17:48 Opinione Hysni Gurra

T’u harroftë emri!

Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...

Lajmet e fundit nga