Çmimet e karburantit sot dhe roli i shtetit
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...

Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgias malli për vendin më vjen në grykë si nepsi sa sheh një ushqim të shijshëm.
Oqeani lag bregun amerikan ndërsa ti rri e sodit. Sodit dhe mendja të ikën larg, larg. Me aq shpejtësi sa anijet kozmike të duken sikur ecin si breshka.
Dëgjon dallgët e forta në kontinentin e largët e për pak sekonda truri të çon në kontinentin tjetër, ose p.sh. në Korçë. Tiranë... Çaste të tilla përhumbjeje i ndien çdo ditë.
Se atdheu është babai, nëna, vëllai, motra, bija, nipi, mbesa. Është familja pra. Ndaj gjithë ditën tundesh mes gjuhësh të huaja e kur je vetëm kuvendon shqip. Kujtimet veç këtë gjuhë deshifrojnë.
Dje perëndimin e diellit si përherë e shoqërova duke dëgjuar këngë. Me Elën, me këngëtaren që pëlqejmë më shumë unë dhe gruaja. Ajo çdo ditë Amerikën na e bën Tiranë. E duam për zërin, por edhe për tekstet. E duam dhe ngaqë plot vite na e shoqëroi dhe zbukuroi jetën. Sipas titujve kujtojmë; ja, kjo këngë na sjell ndër mend kur hymë në shtëpinë e re. Kjo tjetra kur na lindi nipi.
Më tej, kur morëm green card… Kështu këngë pas kënge e vit pas viti. Por pas melodisë së parë Ela filloi një dialog në studio. Shkurt do rrëfente jetën artistike të saj. U pezmatuam pak, por nuk e mbyllëm youtubin. Ta dëgjojmë, vendosëm me gruan. Ashtu e përcollëm gjysmë ore. Por qe aq emocionuese rrëfimi sa po e sjell siç e dëgjova.
-Kam lindur e jam rritur në fshat. Këndoja në shtëpi, në shkollë e kudo. Dhe kur më thoshin, si të quajnë o vajzë, Ela, Ela, u përgjigjesha me melodi. Ndaj një ditë, kur e detyruan fshatin të merrte pjesë në një konkurs artistik, më dërguan mua në qytet. Për çudi të të gjithëve fitova. Festë bëri fshati. Në shtëpinë time deri në mëngjes këndonim si familje. Pas ca ditësh më thirrën në Tiranë.
Të provohesha për Festivalin e Këngës në Radio-Televizion. Sa mbarova notat e fundit juria tha, fitove, fitove! Më dhanë një këngë e më porositën të mos shkoja në fshat. Do bëja prova një muaj rresht, do flija në konvikt me plot këngëtare të tjera. Lajmërova fshatin dhe fshati aq donte. Kaq u gëzuan sa u shkul i tëri në Tiranë. Me zor i kthyen andej nga erdhën. Unë vazhdoja provat.
Qe një këngë që më pëlqente shumë. Por një javë para Festivalit më lajmërojnë, kënga ime ishte hequr, nuk do qe në spektakël. Nuk e dhashë veten ato çaste, por shkova në fund të korridorit të televizionit e qava me gulçe. Kisha shqetësim kryesor, si do e përjetonte fshati. Do qanin me oi me siguri. Ngaqë isha e vogël mendoja që do na hiqnin fare si fshat, në asnjë hartë nuk do e linin emrin. Dhe fajin normal e kisha unë. Ja një këngë e Elës na fshiu, do thonin.
Ashtu e mërzitur trokita te dera e zyrës së dirigjentit. I thashë që të më jepte këngë tjetër se fshati priste shumë prej meje. Sy e veshë ata ishin tek unë. Ai më njihte, nga dora e tij mora çmimin e parë kur konkurrova në qytetin e fshatit tim. Thirri Redonin, redaktorin e muzikës. Provoje për këngën “Nata”, mbase nuk vjen Shirli nga Gjermania e ja japim gocës, i tha. Redoni nuk hezitoi hiç.
Eci para, unë si manare pas. Do ngjiteshim te piano në katin e katërt. Filloi zemra si ato veturat që marrin superxhiro në dishezë. Nëpër shkallë Redoni më pyeti, deri në ç’notë arrin a ma thua? Aq isha tronditur sa iu përgjigja, deri në katin e katërt. Ngaqë e kisha mendjen te piano. Redioni më tregoi vijën melodike, më dha tekstin. Nuk e priste që ta mësoja aq shpejt.
Pas dy provash më tha, kjo këngë është për ty. Jam i sigurt që e meriton, por edhe fati është me ty, Shirli nuk vjen nga Gjermania. U gëzova aq shumë dhe mendja më shkoi te fshati. Ah, sa do gëzohen ata, ah! Erdhën ditët e festivalit. Triumfova është fjala që më shkon. Kur vajta në fshat tri ditë festë. Sikur qe java e korrjes së grurit. As gjumë, as pushim. Vetëm gëzim. E më pas m’u hapën dyer e dritare. Tani jam bërë e famshme.
Në këtë çast gazetarja e ngacmon:
-Na trego tani diçka nga jeta jote shpirtërore.
-Po ja, si të gjithë dhe unë, - e qeshi me gazin e saj pa fre.
-Si e quajnë?
-Ta themi një herë tjetër. Ok?
-Të paktën germën e parë ne e dimë. R, është. Rudolfi, Roberti, hë fol!
-Asnjëri nga këta. Nuk i fillon emri me R, - tha Ela e vendosur.
-Po ja te krahu yt a është germa R?
-Po, është. Por këtë tatuazh e kam për atë.
-Për kë?
-Për Redonin pra, për redaktorin e muzikës. Për atë, më hapi rrugën e artit ai.
-Ke bërë tatuazh për mirënjohje?! - u çudit gazetarja.
-Po. Tatuazhet, o goce ndaj janë krijuar. Për mirënjohje i ka shpikur njerëzimi. Dashuria nuk flet kurrë me tatuazh. Ajo flet me sy, flet me rrahje zemre, me flutura në stomak, me shikime, me skuqje të fytyrës, me ndriçim të syve. Ndërsa tatuazhi është si ajo vula e noterit kur ti ble shtëpi, apo kur ti martohesh.
Pra është simboli që ta ligjëron ëndërrën, pasionin që të djeg, vrullin që gati po të shpërthen. Unë kisha dy dëshira; të bëja tatuazh fshatin tim, apo Redonin, redaktorin. Vendosa për Redonin. Se ai më mundësoi ta jetoj jetën ashtu siç e doja, siç e mendoja, siç e ëndërroja dhe kështu Redoni bëri që edhe fshatit tim t’i shtohet gëzimi dhe hareja. Ama dëshirën që të kem një tatuazh ku të përfshij gjithë fshatin e kam akoma, qeshi ajo me atë gazin shpërthyes.
Unë dhe gruaja harruam që po e shihnim në tablet. Na u duk sikur qemë dhe ne në studio me Elën. Ndaj tundëm kokat, aprovuam çdo fjalë të saj.
Ah, sa nevojë kemi për shfaqjen e mirënjohjes, menduam njësoj të dy. Sa mirë do të qe që gjithkush, edhe në mos bëftë tatuazh për falënderim, të marrë kurajë që të thotë herë pas here ca fjalë të ngrohta për këdo që i është gjendur në ditë vështira.
Dikujt që i ka dhënë dorën kur po rrëzohej apo kur po e përpinte vorbulla e të keqes. Të mos e harrojmë aq shpejt mirësinë, ta ushqejmë me përgëzime, urime, përulësi pse jo dhe me ndonjë tatuazh. Ta vadisim atë dhe ta zhdukim sa më parë nga fjalori ynë atë shprehjen që e përdorim aq shpesh: “Kalova lumin e të …e të tjera, e të tjera”'.
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më ...
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për ...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e qu...
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...