Gjëmat e klimës, Gaz Bardhi dhe hallet tona…
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...

Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte pjesëmarrës në 50-të vjetorin e revoltës së Spaçit, event ky i organizuar nga Dioqeza e Rrëshenit dhe Bashkia Mirditë. Me cilësinë e kreut të shtetit “antikomunist”, Presidenti Begaj mbajti edhe një fjalim lidhur me atë që përfaqëson ky përvjetor i 50-të, i një ngjarjeje që ka hyrë në historinë e trishtë shqiptare si “pikë kulmore e qëndresës antikomuniste”.
Përkundër kësaj rëndësie të eventit përkujtues, koha që presidenti Begaj i kushtoi vlerësimit të “pikës kulmore të qendresës antikomuniste”, ishte modeste. I servirur në trajtën e leximit të një kumtese të shkruar në një letër, tekstin e të cilës Presidenti ua përcolli të pranishmëve duke mos ja ndarë sytë formatit që e mbante midis duarve. Në këtë stil fjala e të parit të shtetit u duartrokitur formalisht, por nuk krijoi emocionin që të përcjell përshembull retorika përkujtimore e ngjarjeve nëpër kampet naziste të shfarosjes hitleriane, apo ato të gulagëve stalinist; ku njeriu sillej me njeriun edhe më mizorisht se një bishë e egër.
Një tip i tillë ishte Spaçi. Edhe gulag edhe kamp shfarosjeje në masë. Këtë e dëshmon historia e pandriçuar ende në trajtë epistolare, por edhe dëshmitarët e pakët të mbetur gjallë, fare pak prej të cilëve pjesëmarreshin në atë event përvjetori të 50-të të qendresës antikomuniste… Por le ta lemë deri këtu sjelljen presidenciale në përkujtim të revoltës, pasi kjo është më e pakta, më me pa qeder.Pasi më e pafalshmja gjendet në rreshtat e tekst-fjalimit të lexuar nga Bajram Begaj, me cilësinë e presidentit të Republikës “antikomuniste”.
Teksa apeloi për ndarjen tërësisht nga hija e një ndër periudhave më të errëta në historinë e kombit tonë, presidenti Begaj i vlerësoi si “gabime” të së shkuarës krimet e periudhës që kemi lenë pas, ku përfshihet dhe ngjarja e Spaçit së bashku me kampin famëkeq. Dhe sikur të mos mjaftonte as kjo e pavërtetë, pra zvendësimi i “krimit” me “gabimin”, fajin e një grushti kriminelësh të pushtetit, që polli gulagët, e artikuloi si borxh të gjithë shoqërisë. Duke na bërë të gjithëve ne "bashkëfajtorë e bashkëvuajtës”.
“Le të ndërtojmë ura mirëkuptimi, dhembshurie dhe ndjeshmërie, duke e ditur se nëpërmjet këtyre lidhjeve shpirtërore ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë… Çka është më e rëndësishme të ndërtojmë të ardhmen, duke kërkuar falje për gabimet e të shkuarës, e duke u shkëputur tërësisht nga hija e periudhës më të errët të kombit tonë… Për këtë, e për gjithë betejat tuaja, shoqëria jonë ju ka një borxh të madh”, ishte artikulimi i drejtëpërdrejt i presidentit të Republikës së parë “antikomuniste” pas asaj Komuniste.
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...