
Balzaku, Berisha dhe Basha si një histori e pashmangshme…
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gjasave, “lëkurën” e re që ai do të përdorë pas katastrofës së 14 majit.
Duke ju referuar votave të Partisë Demokratike, që janë mbi 104 mijë në rangun kombëtar, doktori tha se ata janë vota të Sali Berishës.
Në përgjithësi, qëndrimet, deklaratat, batutat, parashikimet apo analizat e tij, jo vetëm që nuk shquhen për koherencë por që fusin ujë thuajse menjëherë sa nxirren nga goja.
Megjithatë, qëllimi i përdorimit të këtij kontraversialiteti është mjaf diabolik. Për arsye se pikërisht ato vota, pra ato që ka marrë Partia Demokratike për Këshillin Bashkiak, janë pastërtisht vota të zjarrta kundër Sali Berishës. Ndërkohë edhe bojkoti i zgjedhësve të opozitës, apo edhe votat për kandidatët e foltores nuk se janë detyrimisht vota pro Berishës, por zgjedhjet këto janë, identifikohesh me subjektin, pavarësisht se realiteti është pak më ndryshe.
Dhe siç po shantazhon egër çdo zë afër mjedisit të tij që i kërkon të hapë rrugë më në fund, ashtu pritet të përdorë krejt në të kundërt narracionin e qartë, politik, që ra mbi të si një kamzhik fshikullues nga 100 mijë demokratë. Të cilët në pjesën më të madhe të tyre, janë anëtarë të strukturave historike të PD-së në të gjithë vendin, pra themelues të PD-së, votues që i përkasin grupit më klasik të së djathtës shqiptare: që vijnë nga familje të përndjekura nga komunizmi, ish-pronarë, e natyrisht rrethi i tyre i afërt familjar e miqësor.
Siç ndodh gjithmonë, Berisha krijon një realitet krejt të kundërt me atë që është në të vërtetë, me synimin për të krijuar një ishull mistik, ku synon të fusë sa më shumë idhtarë të tij, që t’i mbajë të mpirë në një tregim sipas tij, e jo sipas asaj që ka ndodhur.
Por edhe këtë magji, pra atë të afrimit të idhtarëve e militantëve fanatike drejt një ishulli të askundit, Sali Berisha nuk e ka më. i ka rënë prej kohësh ajo fuqi, siç Spiderman-i ishte shpesh pa fuqitë e superheroit.
Sali Berisha nuk është superheroi i militantëve të Partisë Demokratike. Përkundrazi ai është kthyer në një antihero në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. E këtë e tregon pa asnjë hezitim vota që i ka ardhur si shuplakë politike.
Gjithsesi, këto 24 orë, pas daljes në skenë të Lulzim Bashës po shikojmë një zhurmë të madhe. Ç’ka është e pritshme, e madje edhe normale që të shpërthejë diskutimi, debatet, kundërshtimet, inatet, mllefet, xhelozitë e të tjera sentimente krejt të natyrshme.
Por ajo që bën çudi, është qëndrimi i asaj pjese të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tentuan hapur, e madje fort, për të dërrmuar partinë e tyre në zgjedhje, duke flirtuar incognito me foltoren e Sali Berishës.
Qëndrimi i tyre që PD-ja nuk duhet të ketë kandidatë më 14 maj, e thirrja për të votuar kandidatët e Bashkë Fitojnë, nuk është gjë tjetër veçse një lineim i qartë politik. Ata edhe pse nuk janë bërë anëtarë zyrtar të grupit të Berishës në parlament, politikisht i përkasin atij, edhe sepse kundërshtuan e rrëzuan qëndrimin zyrtar të trupës më legjitime të PD-së që është kolegji i kryetarëve.
Pas 14 majit, u vërtetua ajo që dukej hapur e thjesht ai që e kundërshtonte, nuk donte ta shikonte. Që Nuk bëhet fjalë për një bashkim mekanik të foltores së Berishës me Partinë Demokratike zyrtare. Nëse nesër, do të ketë një proces të madh për një ribërje të opozitës shqiptare, ky është muhabet tjetër e kërkon mjaft salltanete për tu kryer.
Sot që flasim BF dhe PD janë dy grupe politike që prej dy vitesh konsiderohen më antagoniste me njëra-tjetrën. Madje edhe më antagoniste se me mazhorancën e Edi Ramën.
Kjo sepse Sali Berisha, por edhe Ilir Meta, nuk e ka pasur synimin që të mundë PS-në e Edi Ramën më 14 maj. Ata kanë pasur qëllim që të mundnin PD-në zyrtare, siç bënë më 6 mars 2022 në Shkodër, me ndihmën e grupeve pranë mazhorancës, që pasi bënë një pakt mos-sulmimi alla Ribentrop-Molotov, kanë nisur t’i shigjetojnë që t’i përdorin si alibi.
E duke mundur PD-në, synonin të merrnin drejtimin e opozitës, duke e përdorur si karshillëk të qartë politik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aq e vërtetë është kjo, sa kur fitoi Shkodrën më 6 mars, mediat pro tij nisën sulmin ndaj ambasadores Yuri Kim. “Hë çfarë do të thotë tani”, thirrën të gëzuar, a thua se Berisha kishte bërë ndonjë veprim si Gagarini apo Armstrongu që shkoi në Hënë.
Ishte Berisha që e konsideroi riaktivizimin e tij politik pas largimit të shpallur si një sfidë. Të cilën e ka humbur, sado mundohet të prodhojë narracione paralele.
Por së bashku me humbjen e Berishës, ata që më shumë janë dërmmuar politikisht duket se janë deputetët që vendosën që partia e tyre ku bëjnë pjesë të mos votohet më 14 maj. E kur e bënë këtë, ç’punë kanë me Lul Bashën, apo debatin që po zhvillohet për këtë punë? Le të flasin demokratët e 14 majit, të cilët treguan realisht një sens coherence e pjekurie politike edhe më të mëdha.
Kjo si në fushatën për tu mbrojtur nga agresioni politik i BF-së, por edhe në lëvizjet e tyre autonome për të mbështetur kandidatë të BF-së, të cilët nuk ishin konfliktualë me Foltoren apo mbanin lidhje me bazën, si Luçiano Boçi apo Igli Cara. Gjitsesi, të gjitha këto, janë pikërisht krerët e PD-së në 62 bashkitë e vendit që u takon t’i rrëfejnë. Së bashku me të vërtetat e panjohura të prapaskenave të deputetëve lëvizës.
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Leçjan! Non fare il furbo con me… Kam katër ditë që p...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...