web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq

4 Qershor 2026, 12:57, Kronika CNA

Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq

Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm në Maliq.

Siç vihet re edhe nga pamjet, bëhet fjalë për stanin në malin Bode të Lozhanit në Maliq. Në këtë zonë qëndronte i fshehur Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi të forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli dhe plagosi efektivin tjetër Edison Adri.

Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në MaliqPamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq

Shërbimet e policisë i bënë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjes së policisë dhe hapi zjarr në drejtim të punonjësve të policisë.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar./CNA

 





Lajmet e fundit nga