web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen bomba në Përmet/ Dy të plagosur

3 Qershor 2026, 14:02, Kronika CNA

Shpërthen bomba në Përmet/ Dy të plagosur

Ditën e sotme dy persona kanë mbetur të plagosur në Përmet pas shpërthimit të një bombe.

Dy të plagosurit, E. B. dhe M. K. ishin duke riparuar një banesë të vjetër në fshatin Grabovë të Përmetit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se bomba i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

 

Njoftimi i policisë

 


Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.





Lajmet e fundit nga