web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalin pamjet/ Momenti i arratisjes së të burgosurit shqiptar nga burgu i Koridhalosit

3 Qershor 2026, 09:58, Kronika CNA

Dalin pamjet/ Momenti i arratisjes së të burgosurit shqiptar nga burgu

Disa pamje të publikuara nga mediat greke tregojnë momentin e arratisjes së 47-vjeçarit shqiptar nga burgu i Koridhalosit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, kur shqiptari shfrytëzoi kohën e qëndrimit në mensë për të mos rënë në sy të rojeve të burgut.

Dalin pamjet/ Momenti i arratisjes së të burgosurit shqiptar nga burgu
Pamje nga arratisja, publikuar nga mediat greke

Shtetasi Edmond Tafa punonte në depon qendrore të burgjeve, një pozicion i karakterizuar nga masa më të lirshme mbikëqyrjeje.

I arratisuri, i cili vuante një dënim me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge dhe kontrabandë emigrantësh, mbetet i zhdukur./CNA





Lajmet e fundit nga