web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Shupenzë/ Plagosen dy persona, një prej tyre dërgohet te spitali i Traumës

1 Qershor 2026, 19:43, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shupenzë, në vendin e quajtur Boçevë.

Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë dy automjte të cilët janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është transportuar për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë i plagosuri tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës. /CNA





Lajmet e fundit nga