web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosje me thikë në Korçë/ Identifikohet autori, shkak një borxh i vjetër

30 Maj 2026, 19:17, Kronika CNA

Plagosje me thikë në Korçë/ Identifikohet autori, shkak

Një i ri është plagosur me thikë në qytetin e Korçës gjatë një konflikti me një person tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plagë të lehtë në bark ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta. I lënduari ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra.

Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar./CNA





Lajmet e fundit nga