web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furnizonte njerëz me kokainë për ta shpërndarë në Tiranë/ Vihet në pranga 37-vjeçari

30 Maj 2026, 09:03, Kronika CNA

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të një operacioi për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi K.C., i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjendën mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zonat”.

Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. C., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga