Gomarllëqet e Agronit/ Lërini dënglat jo Jorida, jo Gazi, jo Basha, kryetar PD-je do zgjidhem unë
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...

Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: personale? Mua për vete sa herë e them, shkruaj, lexoj apo dëgjoj këtë fjalë, më gëlojnë një shumësi gjërash të bukura.
Personale më së pari kumton se për çfarëdo çështje, mendim, send, problem, gëzim, arsye, motiv, veprim, etj, të jem duke folur, më përket mua.
Kjo përkatësi më jep mua dhe vetëm mua të drejtat dhe përgjegjësitë gjithçka e pëkufizoj si personale.
Për t’i rënë shkurt, e për ta ruajtur shtjellimin mbi këtë argument, në një moment të dytë, po vij tek përse kjo nisje?
Sepse regjimet, autokracitë, diktaturat, tiranitë, këtu e kanë thelbin dhe fuqinë, tek shtetëzimi i personales.
Shtetëzimi i personales në diktaturë, na kthen në objekte dhe subjete të pushtetit. Personalja bëhet shkak armiqësie ose edhe drejtpërdrejt armike e pushtetit. Kush përkufizon diçka tjetër veç partisë si përkatësi, bëhet telash e pëson telashe.
Shtetëzimi i personales, bën që ne të mos kemi asnjë të drejtë përkatësie, vendimi a zgjedhjeje.
Pushteti mendon e mer vendime për ne.
Pra, në dhjetorin '90, kur studentët dhe qytetarët shqiptarë, ngritën krye e u ngritën në këmbë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ndoshta e dinin, ndoshta jo, por kryen aktin e pare personal duke rrëfyer publikisht se çfarë duan.
Personalja e shtetëzuar, nuk është publike, sepse nuk krijon bashkësi, por masa. Personalja në liri, kur bëhet publike, nuk shkrihet, nuk asgjësohet, por krijon komunitet.
Në këto 33 vite kemi luftuar kaq shumë për personalen, sa shpesh kemi tejkaluar kufijtë. Nga grykësia, lakmia e padija, bënim personale edhe çfarë nuk na përkiste, ose shkatërronim si shtetërore edhe atë çka ishte publike.
Ja ku jemi sot në një situatë aspak tiranike dhe aspak diktatoriale.
Sidoqoftë sjelljet dhe simptomat e pushteteve janë tërësisht autokratike dhe armike të lirisë. Teza ime është e thjeshtë. Këta duan shumë të rivendosin diktaturë, por realiteti gjeostrategjik dhe fuqia e personales së çliruar në Shqipëri, nuk ua mundëson.
Ndaj edhe bëjnë çdo ligësi dhe marifet për depersonalizimin e qytetarit shqiptar. Duan ta shtetëzojnë fare personalen, por nuk munden, ngase nuk mund të vendosin dot asnjë formë diktature.
Mbi këtë logjikë, përderisa nuk e kanë të mundur krijimin e shtetit totalitar, bëjnë tregtarizimin e shtetit. Tregtarizimi i shtetit, nuk na e shtetëzon personalen, por na e ble.
Blerja e personales, na kthen nga persona me personalitet, d.m.th. nga qytetarë me dinjitet, në personel.
Blerja e personales bëhet me shitblerjen e votës, shërbimeve publike, ofiqeve, vendit të punës, karrierës, mandatit të deputetit, etj, etj,...
Si rrjedhim, në parti nuk jemi më as militantë e as kontributorë, por thjesht personel.
Si kanë ardhur kohët, partitë nuk kanë më nevojë fare as për idealistë, as për mendimtarë, as për militantë, as për kontributorë, as për traditë, e as për risi. Partitë duan vetëm personel.
Lideri i partisë është shitblerësi më i madh i personales sonë. Kështu që, politikë më pa para nuk bën dot askush. Politika nuk është me zgjedhje, konkurrencë, liri. Politika është bërë veprimtari tregtare.
Dinjiteti njerëzor është shpallur si barrierë e politikës si veprimtari tregëtare dhe po luftohet pa mëshirë nga të gjitha partitë.
Deri para pak kohësh unë kam shkruar për qytetarin e dobët. Sot nuk jemi më as qytetarë të dobët. Jemi më keq akoma. Na konsiderojnë thjesht personel. Kjo shënon edhe rënien e demokracisë.../ CNA.al
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...
Drafti “konfidencial” i pakërkuar i Ramës për Asociaci...
Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsër...
Prej 24 orësh debati në Tiranë nuk është më mes Kosovë...
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajo...
Majko ishte djersitur gjithë natën. Rrobat i pikonin ç...
Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, m...
Për të kuptuar si janë punët në një vend, mund të shohësh ...
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më ...
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për ...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e qu...
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...